Farmacistët, pyetjet për provimin e praktikës

Publikuar më: 06/10/2013 10:53

farmaciMbështetur në ligjin për profesionet e rregulluara, të gjithë studentët e diplomuar në degët e mjekësisë dhe mësuesisë i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Kështu, kandidatët në profesionet e mjekësisë, para se të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provime duhet të kenë të certifikuar nga urdhrat profesionalë njohuritë mbi praktikën profesionale. Në disa profesione të mjekësisë, vlerësimi i praktikës profesionale do të certifikohen në institucionet shëndetësore, ku kandidatët do të kryejnë për një periudhë kohë praktikën dhe do të vlerësohen për aftësisë e tyre. Së fundmi, Urdhri i Farmacistëve ka publikuar edhe pyetjet për praktikën profesionale për të gjithë të diplomuarit në Farmaci, të cilët i nënshtrohen vlerësimit profesional. Në një njoftim të publikuar nga ky urdhër profesional mësojmë se “ Së fundmi janë shpallur datat e provimit për vlerësimin e aftësimit profesional të organizuar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Provimet do të zhvillohen nga data 28 tetor 2013 – 1 nëntor 2013, ora 08:00 pranë zyrave të U.F.SH. Praktikantët do të merren në provim sipas numrit të dosjeve”- thonë burime pranë Urdhrit të Farmacistëve. Gazeta “Republika” boton sot pyetjet orientuese të provimin e aftësimit profesional.

Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.