Formulari A3, me 15 tetor nis plotësimi

Publikuar më: 02/10/2013 19:25

studentTë gjithë ata maturantë që nuk patën mundësi të shpalleshin fitues në asnjë nga degët që kishin përzgjedhur për të ndjekur në një nga institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në datën 15 tetor kanë mundësi të plotësojnë formularin A3.  Formulari A3 është mundësia e vetme e çdo të riu që nuk fitoi në fazat e mëparshme dhe mund të rifutet sërish në garë për një degë të ofruar. Brenda kësaj date, pasi të kenë mbaruar të gjitha regjistrimet, të gjitha universitete publike janë të detyruara të deklarojnë pranë AKP-së kuotat e mbetura bosh, të cilat do të jenë pjesë e formularit A3. Deri tani, sipas përllogaritjeve ka më shumë se tre mijë kuota bosh, pasi shifrës që raportoi Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’i shtohen edhe kuotat bosh të mbetura  si pasojë e largimit të të rinjve jashtë vendit. Po të njëjtat burime thonë për as se nuk pritet të ketë surpriza për A3, pranë ndryshime në formatin e tij, ndërkohë që ai do të plotësohet online. Megjithatë të gjitha detajet do të bëhen publike për të rinjtë nëpërmjet një udhëzimi që ministria pritet të nxjerrë brenda këtyre ditëve. Ajo çka e dallon këtë fazë nga të tjerat, është se të rinjtë tashmë do të futen në sistem për të konkurruar me pikë vetëm për kuotat e shpalluara bosh në degë që ndoshta ata nuk mund t’i kenë preferuar t’i ndjekin, por që janë të kushtëzuar t’i zgjedhin pasi  ky është i vetmi shans që ata të behën pjesë e studentëve të universiteteve publike në vend. A3 do të jetë faza e fundit e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.