Reumatizma, shenjat dhe kurimi

Publikuar më: 17/10/2013 10:18

reumatizemZbardhja e gishtave te duarve, pas ekspozimit ne te ftohte, e ardhur kjo jo vetem nga faktore klimaterike, por edhe per shkak te emocioneve. Ndjesia e thatesires ne sy apo reres, e shoqeruar edhe me ndjenjen e thatesires edhe ne goje. Skuqja e fytyres, eshte kjo nje nder 10 shenjat qe paralojmerojne per semundje reumatizmale.

1- Beni dy here ne jave ushtime gjimnastikore
2- Merrni here pas here, (nje here ne dy ose tre muaj) tableta multivitamine
3- Jetoni ne ambiente qe nuk jane te ftohta
4- Beni plazh çdo vit dhe e rendesishme eshte qe te shtriheni ne reren e mengjesit dhe pasdites
5- Pini sa me shume çarja me bime jeshile
6- Perdorni uje mineral
7- Hani sa me shume fruta me vitamine C dhe A
8- Sa here qe ndjeheni te lodhur perdorni paracetamol, ose medikamente te tjera me permbajtje paracetamoli

Bimet që frenojnë reumatizmin

1. Hithra

hithraBime e eger barishtore permban sasira te konsiderueshme te vitamines A dhe C, vitamine K, amin si histamina, serotonine dhe minerale siç eshte hekuri shume i rendesishem per organizmin e njeriut. Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore, per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Perdorimi i kesaj bime gjate periudhes se pranveres ndihmon ne pastrimin e gjakut dhe te te semuret me anemi. Keshillohet qe gjate kesaj kohe te konsumohet sa me shpesh bima e hithres ne forme sallate ose dhe e gatuar ne supe ose byrek. Gjithashtu, mund te pihen 3 gota çaj ne dite nga kjo bime. Per te pergatitur çajin nevojitet nje luge nga bima e thare dhe e grimcuar. Kjo mase hidhet ne nje gote me uje te nxehte dhe lihet ne qetesi per 15 minuta. Me pas kullohet dhe pihet 3 here ne dite nga nje gote.

2. Rigoni


rigoniPjesa qe ndihmon ne kurimin e semundjeve eshte e gjithe bima, por mund te perdoren edhe gjethet e saj, te mbledhura gjate kohes se lulezimit nga qershori deri ne shtator. Per pergatitjen e çajit te rigonit, merr nje luge gjelle nga gjethet e tij te thara dhe i hedh ne nje gote, pastaj ne ate gote hedh uje te vluar dhe e le 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy here ne dite

3. Farat e lulediellit


fara luledielliFarat e lules se diellit, per vete permbajtjen e tyre, kane veti anti-malcuese te kyçeve, me te forte se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Pervetesimi i 250 grame fara lule dielli eshte e barabarte me efektin e ilaçit me te mire anti-malcues te kyçeve.

 

 

qershia-24. Qershia
Qershia permban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjesues dhimbjesh, ndersa i dyti zvogelues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave ne dite do te mjaftonte, qofte edhe te konservuara

 

5. Peshku
peshkNgrenia e peshkut dhe e vajit te peshkut ben dobi ne kurimin e malcimit te kyçeve.

 

 

6. Lule fieri
lule fieriGjethet dhe deget i “fierit” perdoren gjithashtu per kurimin e perdhesit (cermes) dhe reumatizmes. Pasi i pret deget e fierit ne copa te vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me nje cope apo fasho. Ne fillim dhembjet do te shtohen, por per nje kohe te shkurter ato do te eliminohen totalisht.

 

7. Çaji
caj-gjelberTe gjithe pacientet qe vuajne nga reumatizma, nuk duhet ta pine asnjehere çajin ne nje ene metali, por vetem qelqi ose prej druri. Madje mjeket rekomandojne qe edhe vete çaji te mos zihet ne nje ene metali, por qelqi apo porcelani.

 

 

Kurimi i semundjeve reumatizmale eshte kthyer ne nje sfide per mjekesine. Edhe pse nje diagnoze tejet e perhapur nder popullate, shume pak e trajtojne. Kete situate mjeket e shohin si tejet alarmante, per kete ata bejne thirrje qe te behen vizitat mjekesore sa me pare per te nisur trajtimin shendetesor. Sipas tyre ne rast te kapjes se semundjes ne fazat e para te zhvillimit, rritet edhe mundesia per trajtimin e tyre. Per kete mjeket reumatologe evidentojne edhe 10 shenjat qe nuk duhet te neglizhohen, ku pasja e nje apo disa prej ketyre shenjave duhet t’ju drejtoje drejt qendrave shendetesore per kryerjen e vizites mjekesore.

10 shenjat
Shenja kryesore qe mjeket reumatologe evidentojne eshte dhembja dhe enjteja e kyçeve te duarve, dhimbje qe vazhdon prej mese tre javesh. Nje mpirje e pergjithshme e trupit, e cila evidentohet qe ne momentin e zgjimit ne mengjes dhe vazhdon per disa minuta. Nje enjtje e papritur, e shoqeruar me raste edhe me dhembje lokale neper trup, te nje ose me shume kockave, edhe pse ne mungese te demtimeve apo shembjeve. Nje tjeter shenje qe sinjalizon fillimin e reumatizmit, e hasur edhe nder te rinj eshte nje dhembje e pergjithshme qe shkon deri tek gjunjet, dhembje qe shkon e vjen. Zbardhja e gishtave te duarve, pas ekspozimit ne te ftohte, e ardhur kjo jo vetem nga faktore klimaterike por edhe per shkak te emocioneve. Ndjesia e thatesires ne sy, apo reres, e shoqeruar edhe me ndjenjen e thatesires edhe ne goje. Skuqja e fytyres, eshte kjo nje nder 10 shenjat qe paralajmerojne per semundje reumatizmale. Skuqje e hundes, ne faqe dhe rreth syve. Ndersa tek 50-vjeçaret, shfaqje e papritur e dhembjes ne te dyja shpatullat, duke krijuar pamundesi levizje dhe ngritje nga nje kolltuk, me raste tek kjo kategori ka edhe renie ne peshe dhe dhembje koke. Nje tjeter shenje lidhet me grate pas menopauzes apo tek pacientet qe marrin kortizon, kane dhembje te papritur ne shpine dhe veçanerisht pas nje sforcoje ne ngritjen e peshave te renda. Tek personat ku shenjat jane perkeqesuar akoma me shume dhimbjet shtohen duke prekur edhe shtyllen kurrizore.

Diagnoza
Reumatizmi eshte shkaku i dyte, pas semundjeve te qarkullimit te gjakut, qe shkakton me teper paaftesi per pune. Me teper se 50 per qind e njerezve mbi 65-vjeç vuajne nga kjo semundje, ndersa kjo perqindje eshte me e larte te seksin femer. Per kete njohja e semundjeve reumatike sa me shpejt te jete e mundur eshte vendimtare.

Shkaqet
Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale, shpjegojne reumatologet duke pohuar se, shkaqet lokale, pra te pjeseve te ndryshme te trupit, jane te shpeshta gjate artrozes. Sipas tyre, sa here qe sforcohet nje nyje, duhet te mendohet per rrezikun e demtimit te saj, sidomos ato me natyre sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundesi shtohet ne rast se kemi te bejme me nje anomali anatomike te fituar apo te lindur, e cila ndikon fuqishem mbi artroze. Ndersa nder shkaqet e pergjithshme, specialistet permendin moshen, e cila perben nje faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Nderkohe, faktori gjenetik, pra trashegimia, sipas mjekeve, ndikon sidomos ne formen e artrozes se gishtave te kembeve dhe te duarve, ku viktime e kesaj, sipas tij, jane sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohe ndikon shume ne rendimin e artrozes poliartikulare, e cila prek duart dhe viktime jane sidomos grate pas te 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazen, por te grate edhe mbipesha eshte faktor negativ per semundjet reumatizmale.

Te rrezikuarit
reumatizmaGrate preken ne me teper se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund te shfaqet ne te gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata qe semuren eshte 55 vjeç. Kjo semundje gjendet ne te gjithe boten dhe eshte pothuajse njelloj e zakonshme ne te gjitha anet e botes. Studiuesit nuk kane arritur akoma te sqarojne shkaqet qe çojne ne artritin reumatik. Me sa duket ka shume faktore qe marrin pjese. Eshte konstatuar se ka disa prirje te trashegueshme qe perbejne nje rrezik me te madh per t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku per t’u kapur nga nje variant me i rende i semundjes mund te jete gjithashtu i trashegueshem. Tek dikush qe ka prirje per t’u kapur nga kjo semundje mundet qe disa lloj infektimesh te bejne qe ajo te shpertheje.

Trajtimi
Te gjitha format e semundjeve reumatike, duke filluar qe nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, jane te renda per t’u trajtuar nese zbulohen me nje vonese te madhe. Mjeket keshillojne se eshte mjaft e rendesishme te kapen me kohe shenjat e para te semundjes. Diagnostifikimi mund te behet me mjaft sukses, meqe simptomat e para te kesaj semundjeje hetohen lehte. Per paciente te prekur nga semundje reumatike edhe veprimet me te thjeshta si: hapja e nje dritareje, e nje dere, mbathja e kepuceve, hapja e nje shisheje etj., shkaktojne nje mbledhje te kyçeve, dhimbje qe sjellin rrezikun e perkeqesimeve te metejshme. Por nuk jane vetem barnat qe perdoren per te lehtesuar dhembjet e te semureve me reumatizem. Gjestet qe duhet te shmangni per te lehtesuar dhimbjet e semundjeve reumatike. Mos e mbani kurre çanten te varur ne berryl, por gjithmone ne shpatull. Mos mbathni kurre kepuce me taka te larta, te ngushta, ose mjaft te holla. Kur shkruani, me mire perdorni nje laps ose stilolaps te trashe, ne vend te ndonje lapsi me permasa normale. Kur ngrini nje sere pjatash, me mire bejeni kete veprim duke i vendosur te tere gishtat nen to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.

Dieta
ushqimeTe hash fruta e perime ndihmon ne luftimin e semundje se reumatizmes. Me mire eshte te pakesohet perdorimi i mishit, i veres, dhe i ushqimeve me ereza. Dhimbjet e shpines. Mjekimi i vetem per kete semundje eshte pushimi i plote. Sipas statistikave, te gjitha dhimbjet e belit zgjasin nje jave, qofshin te kuruara ose jo me pomada te ndryshme apo me antiinflamatore. Dhimbjet te qafes. Nje nder tri rastet, ka prejardhje psikologjike.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.