Aksidenti i Olldashit, ekspertët: Pakujdesia dhe mungesa e sinjalistikes

Publikuar më: 25/11/2013 18:07

olldash 56_1Drejtoria e rrugeve eshte pergjegjesese per mungesen e sinjalistikes dhe mosvendosjen e barrierave mbrotjese, ne aksin ku te merkuren e shkuar humbi jeten ne nje akisdent deputeti Sokol Olldashi. Kjo pergjegjesi, konsiderohet veper penale,ne baze te konkluzionit te ekspertizes autoteknike të përpiluar në raportin e dorëzuar në prokurori,dhe nese akuza per shperdorim detyre,provohet, zyrtaret e Drejtoirse se Rrugeve,qe gjenden pergjegjes,mund te denohen deri ne 7 vjet burg. Sipas raportit te ekspertëve, vendosja e barrierave, garanton mbajtjen e mjeteve të rënda, zbutjen e efektit të përplasjes për personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim të kontrolluar të mjetit pas përplasjes. Nga ana tjetër, ekspertët sqarojne, se shkaku i aksidentit, që i mori jetën deputetit Olldashi, ka qenë dalja e mjetit nga rruga, për shkak të pakujdesisë, si dhe shpejtësia,tej normave qe lejonte ky aks. Raporti nënvizon se në momentin e aksidentit, drejtuesi po udhëtonte me një shpejtësi prej 45 km/h, në kohën kur duhet të ecte me 20 km/h për shkak, se kthesa ishte e fortë dhe kushtet atmosferike ishin të rënduara. Sipas ekspertëve, rrethanë tjetër që ndikoi në aksidentin tragjik, ishte dhe mos vënia e rripit të sigurimit. Ky raport, tashmë është administruar në dosjen e prokurorëve Blerim Tominaj dhe Ramadan Troci, të cilët presin edhe konkluzionin përfundimtar të Mjekësisë Ligjore, mbi shkakun e vdekjes së deputetit Sokol Olldashi.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.