Arsimi parauniversitar, së shpejti konkurs për drejtorët e rinj

Publikuar më: 11/12/2013 15:58

mashShumë shpejt pritet të zhvillohen konkurset për drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe mesme. Ky lajm bëhet me dije nga burime pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në konkurs do të marrin pjesë drejtuesit aktualë por dhe  mësues apo zëvendësdrejtues. Të gjithë kandidatët për drejtues shkollash do të të tregojnë talentin, aftësitë si dhe do të shpalosin projektet e tyre për përmirësimin e gjendjes së institucionit për të cilën pretendojnë të jenë drejtues. Përzgjedhja e drejtuesit të shkollës do të bëhet nga një bord, ku përfshihen mësues, staf pedagogjik, anëtarë të drejtorisë arsimore, dhe prindër. Kandidatët pas dorëzimit të dokumentacioneve që vërtetojnë kualifikimet e tyre profesionale, do t`i nënshtrohen procesit të intervistimit. Gjithashtu kandidatët do të paraqesin dhe një projekt konkret për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimit të jetës sociale të nxënësve. Përzgjedhja e drejtuesve të shkollave do të bëhet sipas ligjit të arsimit parauniversitar, ku drejtuesi nuk është vetëm mësues me përvojë dhe aftësi të mira komunikuese, por dhe një  administrator.  Drejtuesit i duhet të administrojë shumë mirë edhe çështjet e tjera që kanë lidhje me shkollën si institucion, si qendër komunitare dhe të japë garanci për të ardhmen që nxënësit që mësojnë në institucionin që drejton të përthithet nga sistemi universitar.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.