EKSKLUZIVE/ Virusi i gripit, mjekët: Kujdesi që duhet të tregoni me fëmijët

Publikuar më: 18/12/2013 13:09

Flet Imelda Zeqo, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore: Shmangni ambientet e mbyllura

Gripi-stinorGjatë stinës së dimrit papullata është më e predispozuar të preket nga virozat e stinës, ndryshe nga virusi i gripit. Lidhur me këtë fakt, për të parandaluar prekjen nga virusi i gripit, pacientëve u rekomandohet vaksinimi me vaksinën anti-grip. “Normalisht jemi në periudhën ku është piku i shfaqjes së virozave të stinës. Kjo për shkak të uljes së temperaturave dhe luhatjet e herëpashershme të tyre, bën që numri i të prekurëve nga rrufa alergjike dhe gripi të jëtë i madh. Këto janë viroza që prekin kryesisht traktin respirator, me disa shenja karakteristike, siç janë; kolla, dhimbje koke, temperaturë, sekrecione nga hundët, dhimbje të përgjihshme të muskujve dhe kockave, pra një gjendje e përgjithshme e kompromentuar.”-kështu bën me dije për “Republika”, Imelda Zeqo, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore.

- Ç’mund të na thonië në lidhje me virozat e stinës. Cilat janë problematikat e kësaj periudhë?

Normalisht jemi në periudhën ku është piku i shfaqjes së virozave të stinës. Kjo për shkak të uljes së temperaturave dhe luhatjet e herëpashershme të tyre, bën që numri i të prekurëve nga rrufa alergjike dhe gripi të jëtë i madh. Këto janë viroza që prekin kryesisht traktin respirator, me disa shenja karakteristike, siç janë; kolla, dhimbje koke, temperaturë, sekrecione nga hundët, dhimbje të përgjihshme të muskujve dhe kockave, pra një gjendje e përgjithshme e kompromentuar. Këto janë viroza kanë kanë fluksin e tyre. Duhet thënë se këto viroza nuk kanë veçanti nga ato të viteve të kaluara, pra nuk kemi të bëjmë me shfaqen e ndonjë shenje të re.

- Cilat janë disa nga shenjat klinike që karakterizojnë këtë sëmundje?

Zakonisht, në stadin klinik tradicional gripi jep shenja të rrufës, prekje të fytit, me dhimbje trupi dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë, me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe sekrecione. Duhet thënë se gripi prek traktet respiratore. Por nuk përjashtohen dhe rastet, me prekje të traktit gastro-intestinal, sidomos gjatë muajit shtator. Ndonëse raste të tilla nuk kanë qenë të shpeshta, por kemi pasur pacientë që kishin shenja të tilla, siç janë; bark e të vjella, me temperaturë, e shoqëruar me dhimbje barku. Këto janë shenja tipike të atyre rasteve kur preket trakti respirator.

- Cilat janë disa nga moshat më problematike që kanë prirje të preken nga virusi i gripit?

Ndër moshat më të predispozuara për tu prekur nga virozat e kësaj stine janë kryesisht moshat e reja, fëmijët dhe moshat e treta. Tek këto mosha himuniteti i trupit është më i vogël dhe ndaj preken më shpejt.

- Cilat janë disa nga këshillat që i rekomandoni pacientëve për të evituar prekjen ose kalimin sa më lehtë të virozave?

Pacientët duhet të evitojnë në këtë periudhë qëndrimin dhe frekuentimin e ambienteve të mbyllura, siç janë baret, restorantet, qendrat tregëtare, ku fluksi i njerëzve është më i lartë dhe ka predispozita që virusi të qarkullojë më lehtë. Ndërkohë, një tjetër rekomandim që duhet të kenë parasysh pacientët është dhe fakti se dueht të evitojnë daljet në orët e pikut të temperaturave të ulta, pra në mëngjes herët dhe në darkë. Një tjetër këshillë është; konsumimi i produkteve  me shumë vlera ushqyese, lëngje, pra një dietë e pasur ushqimore. Sa i takon rasteve ku pacienti është prekur nga viroza, këshilla e vlefshme për të është se duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekut. Por kjo varet sipas rastit dhe gjendjes së pacientit, pasi në rastin që ai ka temperaturë këshillohet përdorimi i antipirektikëve, konsumimi i lëngjeve dhe qëndrimi në ambient të ngrohtë.

- Doktoreshë sa e rekomandueshme është vaksina anti- grip?

Vaksina anti-grip është e rekomandueshme për të gjithë, aq më tëpër për moshat më të riskuara. Këtu përmendim fëmijët dhe moshat e treta, të cilët në shumë raste kanë patologji te tjera sekondare. Kjo vaksinë parandalon prekjen nga ky virus dhe kjo është periudha më e mirë. Çdokush mund të vaksinohet, pasi kjo vaksinë gjendet lehtë në treg, në çdo farmaci.

- A ka efekte anësore vaksina anti-grip?

Vaksina nuk ka efekte anësore. Ndaj, mund ta bëjë çdo person. Shumë radhë mund të vihet re një klinikë e lehtë e një viroze, e një gripi, por nga ajo çka përfitojmë ne më pas nuk është asgjë shqetësuese. Vaksina e gripit nuk shfaq asnjë komplikacion dhe për gratë shtatëzanë, pasi kjo është e provuar dhe ka siguri të plotë.

- Doktoreshë, ju përmendët se të rriskuar për tu prekur nga virozat janë fëmijët. Cilat janë disa nga këshillat tuaja sa i takon këtyre rasteve pasi në institucionet arsimore, siç janë çerdhet apo kopshtet gripi shfaqet si një epidemi?

Ashtu sikurse thamë sa më sipër se ambientet e mbyllura janë tepër të rrezikshme për tu prekur nga virusi i gripit, dhe çerdhet apo kopshtet janë një burim i madh i mbarjetjes së kësaj sëmundje. Duhet thënë se këto ambientet dashur pa dashur nuk i eviton dot, ndaj dhe fëmijët preken. Prindi në momentin kur e sheh se fëmija shfaq shenja të një viroze, most a çojë atë në kopësht, kjo dhe për të evituar kontaminimin e fëmijëve të tjerë, por dhe ta kalojë atë më lehtë në kushtet e shtëpisë. Ndaj, fëmija duhet të mbahet në ambientet e shtëpisë për një periudhë 2-3 ditë, pra sa të kalojë ajo faza e virozes, e cila mund të shoqërohet me tepmeraturë të lartë, probleme me frymëmarrjen, etj. Ndërkohë, një këshillë tjetër e vlefshme, do të ishte një regjim i mirë ushqimor, profilaksia më e mirë.

Edlira MEMA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.