Gjobat e policisë rrugore, si ti verifikoni on-line

Publikuar më: 05/12/2013 16:56

gjobatTashmë të gjithë drejtuesit e mjeteve në vend mund të verifikojnë on-line gjobat që marrin nga policia rrugore. Lidhur me këtë fakt, Policia e Shtetit, u rikujton qytetarëve se përmes shërbimit të ofruar në faqen e internetit mundësohet verifikimi online i kundravajtjeve rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të pa likujduara. Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”. Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin Elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore- Egjoba të Policisë së Shtetit, i cili bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë gjoba të vendosura nga shërbimi i Policisë Rrugore të papaguara, në zbatim të kërkesave ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor,  të drejtohen në sportelet e Bankave dhe të Postës Shqiptare për të paguar detyrimet që ata kanë. Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që kanë ndërmend të udhëtojnë jashtë vendit me mjetin e tyre, por dhe kompanitë e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, që të kryejnë verifikimet në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Shtetit në adresën ëëë.asp.gov.al, për kundravajtjet rrugore të pa likuiduara të mjeteve në pronësi të tyre, me synim pagesën në kohë të detyrimeve, duke evituar kështu vonesat e panevojshme në pikat e kalimit kufitar. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, si dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në dispozicion të çdo drejtuesi mjeti dhe subjekti të interesuar, me synim krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për të mundësuar pagesat e gjobave të prapambetura (duke u vënë në dispozicion kopje të fletë-gjobës) dhe kalimin e mjeteve për në destinacionin e tyre jashtë vendit pa vonesa. Sipas nenit 203 të Kodit Rrugor, drejtuesit e mjeteve mund të paguajnë gjobën e vendosur nga Policia Rrugore, brenda 5 ditëve pa kamat vonesë, duke përfituar një ulje prej 20% të vlerës së gjobës. Me kalimin e afatit 5 ditor vlera e gjobës shtohet me 2% kamat për çdo ditë vonese. Pas 1 Muaji nga data e vendosjes së gjobës Policia ka detyrimin sipas ligjit, të bllokojë mjetin deri në pagesën e gjobës.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.