Mushkëritë: Pse shkaktohen sëmundjet pulmonare dhe si mjekohen me çajra bimore

Publikuar më: 19/12/2013 9:10

mushkritePneumonia është një infeksion i mushkërive. Pjesa dërrmuese shkaktohet nga infeksione bakteriale apo infeksioni pneumatik i shkaktuar nga bakteri Streptocoçus. Gjithnjë dhe më tipike për këtë grup janë bërë sëmundje dhe vdekjet nga pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i mushkërive. Një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes është edhe niveli i lartë i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet ngushtë jo vetëm me ajrin brenda shtëpisë së tij, por edhe ajrin në qytetin ku banon. Përveç shkaqeve natyrorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje, kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast, sëmundjet e mushkërive, të bronkiteve quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar.

 Simptomat

 - Kollë e madhe

- Bllokim i mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes

- Në ndonjë rast edhe bllokim i kordave zanore (ikën zëri)

- Zverdhje e personave

- Dobësi fizike

 Në bronkit

-Sheqer i skuqur: Në një enë skuqim 200 gr sheqer i shtojmë një litër ujë, 6 lugë gjelle mjaltë dhe dy kokrra qepe të grira imët. Kjo përzierje zihet, derisa të përgjysmohet masa. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket lëngu, pastaj kullohet dhe hidhet në enë qelqi. Pihet pas ngrënies 1-2 lugë gjelle 3 herë në ditë

-Gjethe dafine e lëvore portokalli: Merren 6 lugë gjethe dafine të thara dhe të grimcuara dhe 6 lugë gjelle lëvore portokalli, të cilat hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10 minuta, pastaj kullohet dhe pihet një gotë 2-3 herë në ditë

-Përziejmë një lugë gjelle mëllage të butë, 2 lugë gjelle gjethe thundërmushke, po kaq bimë zhumbrice. Nga kjo masë marrim 4 lugë gjelle dhe i hedhim në një litër ujë, të cilin e ziejmë për 2 minuta. Ena lihet e mbuluar për 15 minuta, pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me 1-2 lugë gjelle mjaltë. Në fund i shtohet lëngu i një gjysmë kokrre limoni. Pihet një filxhan 3 herë në ditë para ngrënies.

Në kollë

-Gjethe dafine e mandarine: Merret cipa e sipërme e një qepe, 2 gjethe dafine dhe 2 gjethe mandarine, të cilat hidhen në 3 filxhanë ujë dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet. Lëngu pihet gjatë ditës

-Sythe pishe: Merren 7 lugë kafeje sythe pishe të thara, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet. Pihet e ngrohtë dy-tri herë në ditë

-Sheqer i skuqur: Dymbëdhjetë lugë kafeje me sheqer vihen në zjarr dhe skuqen derisa masa të karamelizohet, pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me 200 ml ujë, derisa të shkrihet plotësisht karameli. Lëngu pihet një filxhan 3-4 herë në ditë, sidomos një në mëngjes dhe një para gjumit

-Lule lulëkuqe: 10 gr lule të grimcuara hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 30 minuta, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihen 2-4 filxhanë në ditë

-Fara ftoi: Merren 4 lugë kafeje fara ftoi, hidhen në një litër ujë dhe zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet. Pihet një gotë 1-2 herë në ditë.

-Bar pleviti: Dy lugë gjelle rrënjë të pastruara dhe të thata bar pleviti, të copëtuara me kujdes, hidhen në një litër ujë dhe zihen 15 minuta. Ena lihet e mbuluar 50 minuta, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer. Pihet një filxhan 4 herë në ditë.

-Spec djegës dhe miell: Një majë luge spec djegës i pluhurosur përzihet me miell dhe i jepet forma e pilulës, sa një kokërr bizele e vogël, e cila hahet para gjumit.

-Bar pleviti: Merret një lugë kafeje prej këtij bari i bërë pluhur, dy herë në ditë. Ka efekt të mirë në kollë të thatë ose me pak gëlbazë.

-Thundërmushke: Merren 100 gr thundërmushke të thata dhe të copëtuara hidhen në një litër ujë dhe zihen për 5 minuta. Ena lihet e mbuluar për 40 minuta, pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle 3 herë në ditë në raste kolle me gëlbazë.

-Mjaltë dhe raki: 200 ml raki përzihen me 800 gr mjaltë, derisa formohet një masë e njëtrajtshme. Hahet dy lugë gjelle esëll për 30 ditë rresht.

-Sherebelë: Merren 5 gjethe të thata sherebeli dhe të thërrmuara imët, përzihen me një lugë gjelle mjaltë dhe hahet çdo ditë deri në pushimin e kollës

-Recetë mikse: Bar pleviti 10 gr, bimë zhumbrice 6 gr, 4 gjethe gështenje të butë, hidhen në 200 ml ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 2 orë, pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle çdo dy orë.

-Mjaltë dhe kokrra dëllinje: Një lugë kokrra dëllinje të grimcuara imët përzihet me dy lugë gjelle mjaltë. Kjo masë hahet 3 herë në ditë për një javë rresht.

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.