Tragjedi shqiptare ne Itali. Vret tre vajzat dhe plagos veten

Publikuar më: 09/03/2014 11:05

policia italianeTragjedi ne nje familje shqiptare ne Itali. Dyshohet se nena ka vrare tre vajzat e saj te mitura dhe me pas ka tentuar te vrase edhe veten. Shkak i tragjedise gjendja shume e rende ekonomike. Lajmi raportohet nga mediat e vendit fqinj. Aktualisht gruaja eshte ne gjendje kritike per jeten. Tre vajza të mitura me origjinë shqiptare janë gjetur pajetë në banesën e tyre, në Lecco të Italisë, ndërsa nëna e tyre e plagosur rëndë. Masakra në familjen shqiptare ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura. Sipas mediave në shtetin fqinj, tre vajzat e mitura, 14, 11 dhe 4 vjeç janë gjetur të therura me thikë, ndërsa nëna e tyre e plagosur rëndë me plagë të marra nga e njëjta armë. Hetimeve të para flasin per nje tragjedi per shkak te gjendjes se rende familjare. Gruaja ka vrarë vajzat e saj me thikë dhe më pas ka tentuar të vetëvritet. Ajo u dërgua menjëherë në spital, në gjendje kritike për jetën. Autoritetet u njoftuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes shqiptare, e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Babai i vajzave nuk është gjetur ende. Gruaja jetonte vetëm me vajzat në banesë, pas divorcit nga bashkëshorti. Sipas mediave italiane familja shqiptare jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, por ishte nën kujdesin e Caritas-it, pasi nuk kishin të ardhura për të siguruar jetesën.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.