GAZETA REPUBLIKA » Dosier

100 vjet nga Masakra e Selanit, Idrizi: “Non grata” deputetin grek
100 vjet më parë qeveria greke masakron 72 burra shqiptarë të Çamërisë. 100 vjet më pas pasardhësit e të rënëve përkujtojnë masakrën e Selanit. Ky është fillimi i tragjedisë çame dhe spastrimit etnik. Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi e bazon në dy elementë. Për të vënë në vend amanetin e të parëve, PDIU kërkon votimin e rezolutës çame në parlament. Nuk është kjo kërkesa e vetme që kryetari Shpëtim Idrizi shprehu në emër të shqiptarëve të Çamërisë. Të pranishmit në këtë përvjetor kërkuan që pasaardhësit e atyre që kryen krimet, të kenë kurajon që të kërkojnë falje për paraardhësit e tyre.

Shpëtim Idrizi: I kërkoj ministrit Panariti të shpallë “non grata” deputetin grek

Sot po kujtojmë 100 vjetorin e masakrës mbi burrat më të mëdhenj të Camërisë, kryer nga kriminelët grekë. Kjo masakër shënon fillimin e genocidit. Pse ne themi që është genocid ? Sepse që në fillim është planifikuar dhe programuar me synim zhdukjen e tërë popullatës shqiptare myslimane nga Greqia. Edhe vetë procesi i shkombëtarizimit të përbërëses ortodokse është pjesë e këtij genocidi. Pra nje genocid i programuar mbi baza etnike dhe fetare . A ka sot shqiptarë myslimanë, çamë ose jo në Greqi, si banorë autoktonë jo ? Gjithçka zu fill me atë masakër të krerëve shqiptarë të Camërisë, të cilët kishin merita dhe në historinë moderne greke. Pse ata u planifikuan të vriteshin ?

Sepse kështu rezistenca e popullit, për planet e tjera do të dobësohej shumë. Është i njohur roli i Parise se Camerise në procese të rëndësishme historike . tek kjon pari patriotike depozitohej vetëdija kombëtare ; Ishin Ata qe ja kalonin këtë vetëdije masave, qytetarëve, individëve të tjerë. Ata udhëheqin procese bashkimi kombëtar, organizimi dhe mbrojtjeje të esencës kombëtare. Unë po pyes : a do mund të zhvillohej spastrimi etnik dhe genocidi i valëve që ne kemi parë pas Luftës së parë dhe të dytë botërore nëse do të ishin gjallë ata burra ? JO e madhe. Genocidi qe u krye mbi ne ishte i planifikuar ; ai u zhvillua në planin kulturor, ekonomik, etnik, dhe në të gjithë aspektet e tjera. Ajo çfarë u bë mbi shqiptarët dhe që zu fill prej masakrës mbi 72 burrat e çamërisë, është një genocid i vërtetë. Sot ka kombe që kërkojnë pranimin e genocidit që është kryer pikërisht në ato vite, pra në 1914, dhe bota është duke ju përgjigjur kësaj thirrjeje. Po genocidi çam që është kryer në një shtrirje kohe më të gjatë, mbi 31 vjet e qe perfundoj me shpernguljen e gjithe opullsise Came e me shfarosjen e 20 % te popullsise , Por qe eshte ende i fresket , a nuk duhet pranuar botërisht ? këtë ka synuar lufta jonë për ndërkombëtarizimin e çështjes çame në Kongresin Amerikan, këshillin e Europës, etj dhe shumë shpejt do kemi rezultate. Ne kemi punuar për nderimin e të vdekurve- varreza në Qafë Botë po mbaron dhe këtë qershor ne do të kemi një vend dinjitoz ku t’i nderojmë paraardhësit tanë. Ne do punojmë për amanetin e të gjallëve, atyre që i mbijetuan genocidit duke ardhur në atdheun amë. Por ç’na thotë historia e vendeve të Europës në lidhje me genocidin ?

Sot një komb i caktuar- s’po përmend as emra, dhe as po bëj gjykatësin : ka ndërtuar mbi bazë të atij që ajo e quan genocid kryer gjatë viteve të Luftës së parë botërore, një paketë kushtesh për të sotmen dhe të ardhmen ndaj popullit tjetër. Ne nuk kemi vendosur kushte për të sotmen dhe për të ardhmen e marrëdhënieve tona me Greqinë për një genocid që u përkrye më vonë- në vitet 44-45. Është shumë mirë që ambasadori grek na dhuroi Nënë Terezën. Po a e ka Greqia kultin e faljes siç e kemi ne, populli dhe kombi i Nënë Terezës ? Pse Greqia jo vetëm nuk kërkon falje, por dhe na provokon duke kërkuar për varre të paqena në territorin tonë, duke mos lejuar që ne të bëjmë të njëjtën gjë, për baballarët dhe nënat tona? Ne i jemi përgjigjur kërkesës së Greqisë për miqësi me bukë sa here qe populli Grek ka qene ne nevoje, por Greqia që atëherë na e kishte me hile. Ajo ishte e pangopur me territore ; ajo donte tokë të djegur në çamëri, që pastaj të përpinte dhe Jugun tonë sic kerkoi nje deputet grek para disa diteve duke folur per vorio – epirin e qe une ne emer te PDIU i kerkoj ministrit te jashtem ta shpalle “non grata”. Dmth nga nje ane keta na dhurojne portretin e Nene Terezes dhe nga ana tjeter na kerkojne Vorio Epirin Një pjesë e mirë e fatkeqësive tona të dikurshme dhe të sotshme, burojnë pikërisht nga ato vite kur u vranë ata burra, nga Konferenca e Londrës apo dhe Konferenca të tjera ndërkombëtare si ajo e Parisit pas Luftës së parë botërore. Duke iu referuar këtyre konferencave, arkitekti i paqes në Ballkan dhe mik i madh i shqiptarëve, Riçard Hollbruk thoshte : vendimet e padrejta të atyre konferencave i dhanë Ballkanit dhe luftëra të reja të pas viteve 90. Sot ne nuk duam të cënojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne jemi për paqen. Ne jemi për integrimin. Sa më shumë integrim, aq më shpejt zgjidhet çështja jonë kombëtare. Ne duam drejtësi europiane. Kjo drejtësi nuk mund te jete selektive, por është për të gjithë, pra dhe për grekërit, që dikur duhet të pranojnë se duhet të paguajnë pasojat e krimeve të rënda mbi popujt e tjerë. S’dua të them se fatkeqësitë e sotme të tyre janë dënim i Zotit për ato padrejtësi, por një gjë e dimë se :« drejtësia vonon, por nuk harron “E pra ne dime dhe te falim, por nuk harrojme kurre dhe pas 100 vjetesh do ti kujtojme e nderojme keta 72 burra, levende qe dhane jeten per komb, atdhe e fe . E ata kurre nuk do ti mbuloje harresa ,por do te mbulohen me nder e lavdi e do te kujtohen brez pas brezi. Per te dhene drejtesi Europiane, une i kerkoj komisionit te jashtem ,relatoreve te Rezolutes ,PD dhe PS came te mos Nanuriten me, te mos degjojne zerin e athines, por te kombit dhe te kalojne Rezoluten per drejtesi per Camerine . Rroftë Çamëria! I përjetëshëm kujtimi i atyre burrave!

Dibra e madhe do të mbetet gjithmonë e madhe
Nga Ramiz Lushaj

Sot e kapërceva vargmalin e Korabit të Bardhë, e trupova Drinin e Zi. Vij për herë të parë në qytetin e Dibrës së Madhe. Vij si shqiptar i lirë i Shqipërisë së Vjetër, si qytetar i lirë i Botës së Re. Vij në këtë “festë libri”, sepse festa të tilla janë qytetërim, dinjitet, integrim, progres. Aq ma mirë kur të dy i kemi simbole: autorin e veprës – Azgan Haklaj dhe veprën e tij: “Edhe Zoti po flet Shqip”. Dibra e Madhe është “barometër” politik. Këtë privilegj etnohistorik ia jep pozicioni gjeo-strategjik i veçantë i saj. Qysh se nga koha e penestëve ilirë ka shtrirje vertikale në Luginën e Drinit të Zi, pothuaj në rrjedhën e mesme lumore të tij, e cila i ndan gati përmjet Malësinë Dibrane dhe Ultinën Dibrane tue i ujambledh rrjedhat horizontale të lugjeve e shpatinave të dy Dibrave” – asaj të Epërme dhe asaj të Poshtme. Përveç kësaj, Dibra në shtrirjen përgjatë vijës të kufinit të sotëm Shqipëri – Maqedoni ndahet në dy pjesë gjeopolitike – në Dibra e Madhe dhe në Dibra e Vogël me një unitet të prejkohshëm e të përjetshëm etnohistorik. Në dy skajinat e Drinit të Zi ky kufi shqiptaro-shqiptar ndahet ndërmjet disa shteteve ballkanike: kah jugu në kryeburim prej liqenit të Prespës keqndahet ndërmjet Shqipërisë, Greqisë e Maqedonisë dhe në rrjedhecjeje kah veriu para bigimit natyror me Drinin e Bardhë keqndahet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Në mes këtyne ndamjeve tragjike, të thikta e çkyese etnike, jetnon e vepron në të gjitha stinët e kohnat Dibra – si lumë i mendjes dhe si mal i luftnave. Dibra e Madhe është një korridor i madh (ndër)kombëtar lidhnues ndërveti i shqiptarëve etnik qyshse nga kohënat pellazgo-ilire si në dy kahet vertikale jug-veri të Luginës të Drinit të Zi, po edhe në degëzime horizontale nëpër grykat e Setës e të Radikës dhe në qafat e Murrës e të Buallit. Ky korridor i ka lidhur vargmalet e Korabit me detet Adriatik e Jon (nga Ulqini në Durrës e në Vlorë) dhe me Egjeun (nëpërmjet Luginës së Vardarit). Ky korridor e ka lidhur Dibrën e Madhe (që një i huaj, Feliks Petani, në vitin 1502 e vlerëson si “një qendër e rëndësishme qytetare”) me gjithë ato kryeqendra historike, zyrtare e shpirtërore të shqiptarëve: Shkupin e Prishtinën, Tiranën e Ulqinin, Çamërinë e Toplicën, Pazarin e Ri (Sanxhak) e Preshevën. Dibra e Madhe do të bahet edhe ma e madhe me Rrugën e Arbrit. Kjo rrugë iliro-arbnore e karvajeve dhe e qerreve prej vitit 2008 në rreth 75 km të saj po ndërtohet si autostradë tue shembë male e tuj hap tunele; po dritëvjen si projekt madhor i Qeverisë Berisha. Kjo rrugë (ndër)kombëtare e zhvillimit ekonomik e kulturor dhe e bashkimit të dibranëve e të shqiptarëve do të shkurtojnë aq shumë distancat kilometrike e politike saqë një nga garantët besëtar të përfundimit të saj, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, lider i të ardhmes, artnon bukur në qytetin tuaj më 26 janar 2013 me thënien simbolike: “Dibra me Tiranën do të jetë vetëm një kafe larg”. Kjo Rruga e Arbrit është edhe “Rruga e Skënderbeut”, se realisht niston nga Monumenti i Skënderbeut në Tiranë dhe vijavjen deri tek Monumenti i Skënderbeut në Dibër të Madhe dhe mbasandejna nëpër grykën e ngushtë e të bukur të Radikës trupon në drejtim të Gostivarit e të Tetovës deri tek Monumenti i Skënderbeut në Shkup. Në të dy Dibrat shqiptare, universitetet e Tetovës e të Tiranës i kanë shtrirë krahët institucional të dijes, po vet Dibra e bardhë në të dy anët e Drinit të Zi është një “universitet popullor” me të nandë malet e krahina të saj si bajraku i Lurës, Topalltia, etj., me “odën dibrane”, me një popull elitar dhe me vigan të elitës kombëtare shqiptare. Në qoftë se ia filloj nga viti 1218, në mesjetë, me të parin e dinastisë princërore feudale të Gropajve, me sevasti Andrea Gropa i betejave historike, dhe vargavijmë deri tek koha e sotme e demokracisë me kryebashkiakun demokrat të metropolit shqiptar të Tiranës, Lulzim Basha – i vlerësuem përveçëm nga diplomatë, politikanë e media si “golden boy” (djalë i artë), “një yll në ngjitje”, një nga “princat e demokracisë, integrimeve e zhvillimeve shqiptare”, etj. më duhet të përmendi me dhjetëra e (pse jo) qindra emra të jehonshëm, që e lartangritën Dibrën në histori sa mali Korab e përndryshe: në gjeografi e kemi Korabin ma të madhin mal në trojet etnike shqiptare. Në koftë se do të përmendi emna emblematik familjesh dibrane më duhet të hulmoj një kohë të gjatë. Gazetari dibran në Amerikë, i palodhuni Beqir Sina, më vjen në ndihmë teksa shkruan se në Dibër të Madhe e kanë të skalitun emrin edhe në gurët e ndërtimeve tipike shumë familje si: Cami, Marku, Dema, Kolari, Mjeshtri, Papraniku, Erebeli, Pustina, Koleci, Ruci, Peliku, Fida, Shehu, Lita, Maqellara, Kosovrasti, Stercani, Kazani, Uruçi, Rusi, Dovolani, Kerçishta, Klloboçishta, Velia, Mirza, Duka, Ballanca, etj. Jo rastësisht, kohnat shqiptare e kanë vlerësuar Dibrën si “Universitet Popullor”, sepse i ka dhanë kombit shqiptar presidentë e kryeministra, dhjetëra ministra, qindra personalitete të shkencës, letërsisë, fesë, arteve, kulturës, etj.Jo rastësisht nga epoka e Mbretit Zog, deri tek e Sali Berishës, kemi disa ministra të arsimit nga Dibra e kryesisht nga Dibra e Madhe: Abdurrahim Dibra, Faik Shatku, Tefta Cami, Ylli Vejsiu, Myqerem Tafaj. Jo rastësisht Ismail Qemal Bej Vlora në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 i pati në të dy krahët e tij dy atdhetarë dibranë: Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) nga Dibra e Madhe – kryetar të Senatit (Pleqësisë) dhe Dom Nikollë Kaçorri nga Lura – nënkryetar i qeverisë së parë shqiptare. Etnografi e gjeografit francez Ami Bue (i lindun në Hamburg) në shek. XIX në veprën e tij shkencore për Shqipërinë dëshmon se populli i Dibrës është “i vyeshëm”, shprehimisht: ka vlera të larta. Lideri historik i Shqiptarëve, Prof. dr. Sali Berisha, e ka fjaladritë Dibrën si një vend “me histori të madhe”. Sot, në këtë festë të librit “Edhe Zoti po flet Shqip” të autorit Azgan Haklaj, në këtë “Odë Dibrane” të promovimit të këtij libri visaror nga “Art-Klub” dhe bashkia e Dibrës së Madhe, në këtë ditë kur policia sllave-maqedonase i përgjaku fëmijët e pafajshëm shqiptar në Shkupin dardan, një zë i vetëdijshëm iu jehon kohnave e brezave:

Dibër e Madhe kurrë nuk do të mbetesh e vogël! As Ne – Shqiptaria, o Dibër e Madhe, me Ty – kurrë nuk do të jemi të vegjël.

Kur hymë në Dibër të Madhe po e dvetsha si shpesh për vendbetejat e Skënderbeut poetin e kulturologun e mirënjohur Agim Doçi, që nuk e di a e mban dekoratën “Mjeshtër i Madh”, po shumëkush e dinë që është dhandër në Dibër të Madhe, i martuem me një zonjë të nderuar e të kulturuar, me Yllka Çaushollin, lobuese fisnike si kryetare e Komitetit të Rrugës së Arbrit. Betejat kundërosmane të Skënderbeut në treva dibrane janë të shumta. Dikush i numëron shtatëmbëdhjetë të tilla. Fortpërmenden ajo e Torviollit, Grykës së Radikës, Otonetës, Oranikut, Mireshit, Sfetigradit, etj. Dibra gjeo-administrative e etno-historike në veprat e bashkëluftëtarëve e historiografëve skënderbegian, Marin Barleci dhe Gjon Muzaka, ishte shumë e madhe, me dy rajone – Dibra e Epërme dhe Dibra e Poshtme – në brigje të luginës së Drinit të Zi, me shtrirje nga Tetova, në thellësi të luginës së Vardarit, në rrethina të Pellgut të Ohrit, etj. Krenari vitale të papërsëritshme e të përjetshme më jep vendlindja ime – Malësia e Gjakovës (Tropoja – Malësia e Mirë) në brigje të Drinit të Bashkuar e në shtatlartësi të Alpeve, veçse kur udhaeci në Dibër të Madhe nëpër vende ku ka rrugëtue, kuvendue e luftue Skënderbeu, është një ndjesi e krenari e rrallë që nuk e takon e provon gjithkund në hapësirat etnike shqiptare. Monumentin e Skënderbeut në Dibër të Madhe nuk e prekën fashistët e Luftës së Dytë Botërore, po e hoqën nga piedestali në vitin 1945 shovinistët sllavo-komunistë maqedonas. Në nëntor 2003 më rastisi në Amerikë me e pa Skënderbeun të derdhun në bronz kur dibranët atdhetarë të Staten Island të Nju-Jorkut e udhanisën përmbi Atlantik për në Dibër të Madhe. Sot e takova Skënderbeun në qendër të qytetit Dibër e Madhe, si edhe kohë ma parë në qytetin tjetër dibran, në Peshkopi. Dy Dibrat etno-historike në dy shtete kufitare me njëra-tjetrën kanë nga një Skënderbe – simbolin e vet kombëtar. Si askund tjetër në Shqipërinë e Vjetër, si në asnjë vend tjetër të planetit. Ky libri i sotëm “Edhe Zoti po flet Shqip” ka një fjalë palcore memoriale (fq. 191), të mbajtur në Dibër të Madhe nga Azgan Haklaj, si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar (UAKSH), në festën e Flamurit, nëntor 2009. Aty prognozon me idealizëm e realizëm: “Tashmë, në të gjitha trojet shqiptare jemi të gjithë së bashku, është së bashku me ne shpata e Skënderbeut, gjoksi shkëmb i Mic Sokolit dhe pena e Samiut, është diplomacia e Ibrahim Rugovës, qëndresa dhe emblema shqiptare Sali Berisha. Në këtë festë kemi përjetuar nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe të Ali Ahmetit. Së shpejti, do të kemi nëntorin e fundit kur ta realizojmë ëndrrën shekullore për të cilën shqiptarët luftuan me shekuj”. Në korrik të vitit 2010, studiuesi i themeltë, euriditi i heshtur, mr. Ruzhdi Lata, myftiu i Dibrës së Madhe, “Qytetar Nderi” i Peshkopisë, aktualisht kandidat potencial për kryetar komune i Dibrës së Madhe, kumton se Skënderbeu në trevën dibrane e mblodhi ma të parin kuvend, në mesin e muajit nëntor 1443, “Kuvendin e Dibrës” – me krerë vendas të dy Dibrave: të Epërme e të Poshtme, ku rishpalosi dhe nisi jetësimin e planit të veprimeve të tij politiko-luftarake.  Kjo e vërtetë historike e kumtueme nga njeriu i besimit e i studimit, Ruzhdi Lata, ka të bëjnë me kohën kur Skënderbeu, sanxhakbej i Nikopolit, pasi luftoi përkrah komandantit hungarez, Janosh Huniadit, me thyerjen në betejën e 3 nëntorit 1443, në Nishin etnik shqiptar, bashkë me qindra shqiptarë bashkëluftëtarë dhe nipin e tij, Hamza Kastrioti, u nis për ngritjen e Flamurit të Lirisë Shqiptare, Flamurin e Kastriotëve në Krujën historike më 28 nëntor 1443. Jo rastësisht i ra rrugës nga Prizreni dhe ndali disa ditë në Dibër të Madhe. Skënderbeu, pas Kuvendit të Dibrës, me një grup shqiptarësh u nistue drejt Krujës të merrte paqësisht e përdredhnisht postin e tij të mëparshëm si subash. Ndërkohë, Dibra e Madhe, dy Dibrat e historisë, futen nën zotërimin e vet skanderbegian territore nga kështjellat e Kalkandelenit (Tetovë) e në lindje kështjellën e Sobrit (Derven), në Ohër, etj. Skënderbeu lindi si udhëheqës pasi ishte princ i dinastisë së Kastriotëve, u përgatit si ushtarak në Stamboll, bani emën të madh në karrierë politike e në luftëra të rrepta, po me trevën dibrane ka lidhje historike të veçantë e të përjetshme. E para: nga Dibra e Madhe u nis si burrështetas shqiptar. E dyta, nga Dibra e Madhe nisi shteti historik i Skënderbeut rrugëtimin për tek Flamuri Shqiptar në Krujë dhe më 2 mars 1444 tek Besëlidhja Shqiptare në Lezhë. Kur erdha në Dibër të Madhe vetëlypa me u pikëpjek me rilindësin 39-vjeçar, Said Najdeni – Dibrani (Hoxhë Vokën). E gjeta përnjiherë tek “Sheshi Rilindësit”. Ishte i derdhun në bronz: busti i tij hijeshonte përkrah me atë të dibranit tjetër rilindës nga Reka e Epërme, Josif Bagerin. Nuk jam i pari dhe as i vetmi i kësaj dite e i kësaj kohe që vij në Dibër të Madhe dhe mirëdue me u takue dhe me e nderue Said Efëndi Dibranin, që ndonëse e thirrnin edhe “Hoxha i Vogël” ishte një burrë i madh i kombit shqiptar. Kaherë, burra të zotë të kombit shqiptar: Aqif Pashë Elbasani, Mytezim Këlliçi, Sadik Pasha, Islam Vrioni, Qenani Abdyli, dr. Ibrahim Temo, Prenç Xhelali, Dervish Biçaku, Dervish Hima, Hafëz Ali Korça e të tjerë, kur erdhën si delegatë në Kongresin e Dibrës (1909) i shkuan tek varri dhe i mbajtën tek kryet fjalime të zjarrta atdhetarie e mirënjohjeje. Njeriu mbetet i madh me krejt një jetë, vetëm me një akt, veç me një fjalë. Rilindësi dibran, Said Najdeni, mbetet i madh në histori për të tria njëherash dhe njëjtësisht, po due për me e veçue fjalën e fundit të shpirtit të tij, amanetin e tij të artë: “Pa fitue Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m’i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur. “Dibra e Madhe e kreu këtë amanet të madh me vetëveprim e vetëfinancim kombëtar e qytetar të saj. Në mes të shumtëve po i veçantoj katër penestë të rinj të shek. XXI: Ali Ahmetin – ish komandantin e përgjithshëm i UÇK në Maqedoni dhe kryetar i partisë BDI në koalicion qeverisës; gjeneralin epokal, hero i gjallë i Dibrës së Madhe – Gëzim Ostrenin; kryetarin e bashkisë dibrane me arritje meritore, djalin emblematik të Dibrës së Madhe, doktorin e shkencave mjekësore – Argëtim Fida; myftiun e Dibrës së Madhe, misionarin e Zotit, kumtuesin e historisë shqiptare dhe tribunin e angazhimeve qytetare – Ruzhdi Latën. Secili me kaçikin e vet kombëtar, politik e kulturor, secili në linjën e mënyrën e vet ma të mirë atdhetare, zyrtare e civile, në bashkari me të tjerët, e ngritën në qytetin e Dibrës së Madhe një kompleks memorial të pazakontë, me emnin simbolik – Sheshi “Rilindasit”, ku gravitojnë, rrezatojnë e hyjnojnë Përmendorja “ABC” (e Kongresit të Dibrës – 1909), bustet e dy rilindësve të penës e të aksionit kombëtar: dibrani mysliman, Said Efëndi Najdeni dhe dibrani ortodoks, Josif Bageri.

Kulturologu i veprimit e poeti i meditimit, Minella Kureta–“Mjeshtër i Madh”, më açikon se në këtë përurim në ditë-festën e Flamurit – 2009 ishte i pranishëm e përshëndeti edhe Azgan Haklaj në cilësinë e presidentit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. Kjo më hulloi me krahasimue një paralele simbolike: Dje – rilindësi vizionar, iluminist e veprimtar, Said Najdeni Dibrani, pishtar i arsimit shqip, nga fundjeta e tij profetizonte: “edhe zogu e bilbili do të këndojnë lirisht shqip”. Sot – rilindësi modern e veprimtari kulturolog i bashkimit kombëtar dhe i integrimeve shqiptare, Azgan Haklaj, vjen për të disatën herë në Dibër të Madhe me fjalë e këngë shqipe, vjen edhe me veprën ma të fundit “Edhe Zoti po flet Shqip”. Tashti, realisht, për Shqiptarët e shek. XXI gjithçka po frymon Shqip: edhe Skënderbeu i madh, edhe rilindësit Said Najdeni e Josif Bageri, edhe zogu e bilbili në këto troje etnike, edhe Zoti lart në qiell e në Tokën e Ardhmërinë tonë dhe në këtë vepër publicistike të Azgan Haklajt. Rilindasi kombëtar Said Najden Dibrani që Ismail Qemal Bej Vlora në kujtimet e veta e cilëson “një nga miqtë e mi të vjetër shqiptarë” (kryen sëbashku misione kombëtare shqiptare në Romë e deri në Tripoli), ishte mik edhe i vllaznëve rilindës Naim e Sami Frashëri (në Stamboll), ishte mik edhe i tropojanit Haxhi Zekë Byberit (qyshse në burgun e Edrenesë në Turqi). Kreu studimet e larta teologjike në Edrene e në Stamboll. Meritoi tituj e grada fetare. Dinte shqip, frengjisht, turqisht e osmanisht. Autor i disa veprave si “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht” (Sofie, 1900). Tri herë: më 1889, 1893 dhe 1900 (ri)hapi shkollën shqipe në Dibër të Madhe. Bashkidealistë veprimtarë rilindës, pas vdekjes së Said Najden Dibranit në moshën 39 vjeçare (v. 1903) ia thanë fjalët e mendjes e të zemrës: Shahin Kolonja theksonte: “Ishte shqiptarë i vërtetë, i stolisur me vetia të mira e me urtësi, me mish e me shpirt për mbarëvajtjen e Atdheut”, Nikolla Naço e cilësonte: “ushtari i palodhur i Shqipërisë”, Kristo Luarasi komentonte: “do t’i kish bërë shumë shërbime kombit sikur të kish rrojtur akoma”, Hafëz Ali Korça portretizonte: “I ndjeri Said pati qenë një nga idealistët e vjetër, është përpjekur tepër për shkronjat shqipe, pati shkruar edhe një libër… I mjeri ka vuajtur, por edhe ka vdekur i tuberkolizuar në rrugë të atdhetarizmit.” etj. Rilindësi Said Najdeni e ka varrin tek Xhamia e Sahatit në qytetin e Dibrës së Madhe, tek kjo xhami kompleks arkitekturor i veçantë, që myftiu i saj, historiani ynë, veprimtari i komunitetit qytetës dibran, Ruzhdi Lata, e cilëson si “qendër e dyfishtë – fetare dhe historike”, tek kjo xhami e ndërtueme si mirënjohje për tiranasit që iu hapën dyert e zemrat dibranëve të përzanë me gjak e flakë nga serbët në vitin 1913, tek kjo xhami harkavijë rrethatue me muri guri që shpreh forcën dhe me 100 dritare të hapuna që simbolizojnë 100-vjetorin e Pavarësisë, etj. Në përurimin e “Xhamisë së Sahatit” në Dibër të Madhe që i përngjet asaj të Et’hem Beut të Tiranës, kanë ardh bashkërisht edhe shumë nga “dibranët e Tiranës”, me kryebashkiakun e kryeqytetit, Lulzim Basha, me kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti (që ishte dhe foli në Gjakovë në promovimin e këtij libri të Azganit), gjeneral Xhemal Gjunkshi – shef i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare; Prof. dr. Petrit Bare – një nga të paktët “Qytetar Nderi” i Dibrës së Madhe; Faruk Borova – kryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë; Flamur Gjymyshka – drejtor i Përgjithshëm i Doganave; Florent Pustina – drejtor i Infrastrukturës në Tiranë; Yllka Çausholli – kryetare e Komitetit për Rrugën e Arbërit; Hysen Xhara – kryetar i njësisë bashkiake nr. 4 në Tiranë, etj. Me fol në kuvendim në Dibër të Madhe është privilegj, me fol si redaktor i librit të Azgan Haklajt “Edhe Zoti po flet Shqip” është kënaqësi. Po ky libër visaror që e keni në duart tuaja fletahapet me parathënien time me titull: “Azgan Haklaj po ecë në kambë…” (fq. 5-13), parathanie që mban nënshkrimin tim si drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, prandaj nuk po i rithem edhe një herë këto, sepse mos me e përsërit vetveten para jush besoj se është matuni e mirëpritun. Diku-diku i kam ra gatë e gatë fjalës teme si referues kryesor, po me e lexue po e lexoj edhe vertikalisht, sa ma shkurtas, pasi plotor ka me dalë në gazeta e në faqe interneti. Para disa ditësh, lexova në shtyp se personaliteti i njohur shqiptar, mr. Ruzhdi Lata, dha dorëheqje si myftiu i Dibrës së Madhe dhe iu fut politikës direkte dhe së shpejti, pas 24 marsit 2013 (siç parathonë opinionet, anketat e takimet në “tri Dibrat”) do të jetë i votëbesuem masivisht si kryetar i komunës të Dibrës së Madhe. Ky është një akt i lartë atdhetarie, civilizim bashkëkohor, ndjenjë e lartë qytetarie, që nuk lenë vend e rend me diskutue nga askush se ku ndahen e bashkohen ndërveti kryekomunari e myftiu i juaj. Vetë Dibra e Madhe e ka dhanë para njëqind vjetësh shembullin e vet: I madhi Hoxhë Vehbi Agolli (Dibra) i dhanun pas teologjisë, historisë, përkthimeve, krijimtarisë, etj., djali i myftiut të Dibres së Madhe, Ahmet Efëndiut, kur ishte Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u zgjodh kryetar i Senatit (Parlamentit) dhe përkohësisht edhe z/kryetar i qeverisë, kur Ismail Qemalit iku me mision diplomatik kombëtar në Europë. Prapë Dibra e Vendit, në anën tjetër të Drinit të Zi, në bajrakun e Lurës, na e jep një shembull tjetër: I madhi Dom Nikollë Kaçorri, ipeshkv i Durrësit, me dekorata nga Papa për veprimtari kishtare, shkoi në Vlorë si politikan atdhetar dhe u zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Fan Noli u rrit njëjtësisht në Amerikë si peshkop ortodoks shqiptar dhe si politikan shqiptar, gjersa u zgjodh deputet i Kolonisë Shqiptare të Amerikës në Parlamentin e Shqipërisë (1921-1923 dhe 1923-1924), ministër i Jashtëm në Qeverinë e Xhafer Ypit (1922), kryetar i Partisë Popullore Shqiptare, pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor 1924), etj. Është e njohun thania e ish-kryeministrit britanik, mikut të madh të shqiptarëve, Tony Blair: “Si politikan u bëra mbasi kam njohur Zotin dhe jam bërë besimtar”. Dibra, jo krejt rastësisht, ka një traditë të lartë fetare kombëtare. Shteti i pavarun shqiptar ka pas kryetar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dibranin Muharrem Mullaj (në vitet ’30), dibranin Selim Muça (prej vitit 2004), etj. dhe Kryemyfti të Shqipërisë dibranin Hoxhë Vehbi Agollin (Dibra) në kohën e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare në Vlorë, dibranin Sali Hoxha në fillimet e demokracisë pluraliste shqiptare, etj. Ajo çka i ka shërbye historisë dhe i duhet kohës së sotme është edhe fakti se Dibra kurrë nuk i ka paragjykue apo mënjanue fetarët e vet me tituj e grada të larta fetare kur i kanë hyrë politikës. Përkundrazi edhe kur i kanë sulmue armiqtë e kombit tonë si Hoxhë Said Efendi Najdeni (Dibrani) kur hapi shkollat shqipe e merrej me politikë kombëtare i thoshin “ka dalë nga feja”, etj. dhe e burgosën në dhëna të huaj, dibranët i morën në mbrojtje, iu dhanë nderime të larta, i skaliten në histori.

(vijon)

Kontributi i Lushnjës në shpalljen e Pavarësisë*
100 VJET MË PARË

Lushnja, në ditët e përgatitjeve të ethshme për shpalljen e Pavarësisë

Në ditët e zjarrta të përgatitjeve për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, edhe Lushnja – asi kohe kaza (nënprefekturë) – ishte përfshirë e tëra, deri në fshatrat më të largëta të saj, nga atmosfera entuziaste që kish pushtuar gjithë vendin.

Ishte për të gjithë e qartë tashmë, se përballë forcave të shteteve ballkanike dhe mbështetjes nga aleatët e tyre evropianë, perandoria otomane, nën të cilën gjendej vendi ynë prej pesë shekujsh, i kishte ditët të numëruara në trojet shqiptare.

Në këto kushte dramatike, paria e Elbasanit, prirë nga Aqif Pashë Elbasani – njëri prej atdhetarëve dhe personaliteteve më të mëdhenj të kohës në shkallë vendi, si dhe ajo e Beratit, prirë nga krahu atdhetar i Vrionasve të shquar, si Islam bej Vrioni, Hazis pashë Vrioni etj., si dhe mjaft atdhetarëve të tjerë influentë: Qemal Karaosmani, Jorgj Karbunara, Taq (Dhimitraq) Tutulani, Dhimitër Berati etj., ishin në lidhje të ngushtë me parinë e Lushnjës, të tillë si Nebi Sefa, Emin dhe Ferid Vokopola, Sheh Ibrahim Karbunara, Qemal Mullai etj. Komunikohej midis tyre intensivisht dhe bashkërendoheshin masa konkrete tekniko-organizative për t’i paraprirë me dinjitet Kuvendit historik që do të mbahej në Vlorë (pas dështimit të idesë për ta mbajtur në Durrës).

Si pasojë e fillimit të Luftës Ballkanike, që synonte dëbimin e shpejtë të Turqisë nga Rumelia** dhe uzurpimin e krejt tokave shqiptare, trojet etnike shqiptare përjetonin momente dramatike dhe  ngritja e flamurit, si simbol i sovranitetit kombëtar shqiptar, ishte një domosdoshmëri urgjente për çdo prefekturë dhe nënprefekturë. Ishte gjithaq urgjent edhe organizimi i kundërshtimit me forcë të dyndjes së ushtrive pushtuese greko-serbo-malazeze, që tashmë kishte filluar.

Duhet thënë se pasi Serbia arriti të pushtojë viset shqiptare të Kosovës, kurse armata turke e perëndimit pësoi humbje serioze, duke lëshuar Manastirin dhe Selanikun, tashmë për mbrojtjen e Shkodrës dhe Janinës, që po rezistonin heroikisht, e para kudër pushtuesve malazezë dhe e dyta kundër atyre grekë, Stambolli dhe atdhetarët shqiptarë i kishin varur shpresat në organizimin e një force ndihmëse në zonën Berat-Vlorë. Në këto rrethana, kjo zonë (ku përfshihej edhe Lushnja, Fieri, Mallakastra, Skrapari dhe gjithë Labëria), merr një rëndësi të veçantë, shpëtimtare.

Është pikërisht në këto rrethana dëshpërimisht dramatike, që Ismail Qemali, pasi siguroi përkrahjen politike të Perandorisë Austro-hungareze, dërgon nga Vjena telegrafisht, më 27 tetor, lajmin historik e ngazëllues, se tashmë çështja jonë ishte e siguruar dhe se do të vinte, së shpejti, por se duheshin marrë masa urgjente për mbledhjen e një kuvendi kombëtar në Durrës a Vlorë, si dhe për ruajtjen e qetësisë dhe bashkimit, deri në ardhjen e tij.

Lushnja ishte parashikuar si pikë qëndrimi (bujtjeje), fill pas Durrësit. Por, siç kujtojnë në publikimet e tyre Ferit Vokopola dhe Qemal Karaosmani (Elbasani) – dy nga protagonistët më të shquar të atyre ditëve në Lushnjë, Berat e Vlorë (dhe më pas edhe në Kongresin historik të Lushnjës) – komandanti turk i forcave vendase, jyzbashi (kapiteni) turk i zonës, Pertevi, kishte planifikuar të sabotonte mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë. Për këtë arsye, në datën 23 nëntor allafrënga, kishte arrestuar tashmë dhe mbante në Lushnjë delegatët e Kosovës; Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën dhe, ndërkaq, priste të arrestonte edhe Ismail Qemalin me shokë.

Por paria e Lushnjës, e cila, që më 19 nëntor kishte krijuar Komitetin Kombëtar të Veprimit, duke mësuar për qëllimin djallëzor të komandantit turk, me vendim të këtij Komiteti dhe, në bashkëpunim të ngushtë me parinë e Beratit, veprojnë urgjentisht e vendosmërisht, duke çliruar delegatët e burgosur, si dhe duke njoftuar menjëherë Ismail Qemalin  për rrezikun që i kanosej dhe për domosdoshmërinë e shmangies së kalimit dhe bujtjes në Lushnjë. Madje u morën masa duke shoqëruar e përforcuar eskortën e tij. Sakaq, Komiteti ndërhyri urgjentisht dhe energjikisht, me telegraf, te kryekomandanti turk në Janinë, i cili e urdhëron po atë ditë vartësin e vet të Lushnjës, të mos e pengojë Ismail Qemalin, madje, t’i krijojë lehtësira. Por atdhetarët e Lushnjës e të Beratit, duke dyshuar në ndonjë dredhi të mundshme, shmangin kalimin nëpër Lushnjë dhe bujtjen atje dhe, pas Çermës, më 24 nëntor, duke lënë forcat turke në të majtë, përtej Gramshit, Ismail Qemali apo “Shpresa e Shqipërisë” (siç quhej shpesh aso kohe), me shokë, kalojnë për në Libofshë, ku qe vendosur kontigjenti i gjindarmërisë, nën komandën e atdhetarit Maksut Libohova.

Në Libofshë, u buajt natën e datës 24 nëntor. Paria dhe populli i Libofshës e pritën me shumë dashuri e respekt Ismail Qemalin me shokë dhe, madje, njëri nga mikpritësit e priti atë me këto fjalë: “Zotrote Ismail Bej, je Ikona e Kombit!”

Ndërkohë, delegatët e Lushnjës për në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, atdhetarët e shquar Nebi Sefa, Qemal Mullai dhe Ferid Vokopola, që më 23 nëntor, kishin shkuar t’i bashkoheshin Ismail Qemalit në Çermë. Shkuan atje po atë ditë dhe për të njëjtin qëllim edhe disa nga delegatët e Beratit, si Qemal Karaosmani etj.

27 Nëntor 1912 – shpallja e Pavarësisë në Lushnjë

Në këto rrethana, pas përgatitjesh të ethshme paraprake, më 27 nëntor 1912 (14 e vjeshtës së prasme, v. 1328, sipas kalendarit hënor të asaj kohe), ditën e martë, u mblodhën në Lushnjë me urgjencë një numër atdhetarësh, përfaqësues të shquar të popullit të Lushnjës dhe fshatrave të saj (disa prej të cilëve kishin bujtur në Lushnjë tek miqtë e tyre, për të qenë në kohë).

Siç kujtonin Isa Mehbelli e Qemal Hasanbelliu, nxënës të qytetëses vendase (5-vjeçare aso kohe), që të shtunën, dt. 24 nëntor, drejtori i shkollës, Sulejman Efendiu, në prani të Thanas Paftalit etj., u kishte thënë nxënësve të rreshtuar para shkollës: “Siç keni dëgjuar, fëmijë të dashur, me vullnet të Zotit dhe përpjekje të Ismail Qemal Beut, mëmëdheu së shpejti shpallet i mëvetshëm, si në kohë të të lavdishmit Skënderbej! Edhe ju duhet të jeni gati për ditën e shenjtë! Këngët dhe vjershërimet për mëmëdhenë e për lirinë duhet t’i dëgjojë qielli! Ne do ta bëjmë, por ju do ta gëzoni mëmëdhenë e lirë e të pavarur!”

Përmes një entuziazmi të papërshkuar popullor të banorëve të Lushnjës, të të ardhurve nga fshatrat e saj dhe të nxënësve të qytetëses, shoqëruar nga duartro-kitje të stuhishme e të pandërprera dhe nga thirrjet “Rroftë Shqipë-ria!”, “Rroftë pavarësia!”, hipën në podiumin e improvizuar para beledijes (bashkisë) së qytetit, në ora 5 allaturka (11 me orën e sotme), 12 përfaqësues të nderuar të popullit, dhe pikërisht: Emin Bej Vokopola (prokurori i vendit), i përhirshmi myfti i Lushnjës, Sheh Ibrahim Karbunara, i përhirshmi Papa Jovani, Myderriz Sulejman Arapi, Halid Efendi Gramshi, Kadri Bej Karbunara, Shaqir Bej Lushnja, Sulejman Korreshi, Llambi Xoxi, Haxhi Bej Imështa², Fejzullah Bej Imështa dhe Thanas Paftali. U prit edhe ardhja e përfaqësuesit të familjes së madhe të Gjinallarëve, i cili nuk mundi të vinte për shkaqe shëndetësore.

Në ballë të beledies qe shkruar në mënyrë rre-thanore parulla: “Rroftë Shqipëria e mëveçme! Zoti e bekoftë!” Kurse dy nxënësit më të dalluar të të gjithë shkollës qenë caktuar të mbanin parullën e shkruar me të njëjtën përmbajtje, dhe dy të tjerë parullën ku shkruhej: “Rroftë e qoftë Spresa e Mëmëdheut, Ismail Qemal Beu!”.

Një mik i ngushtë i komandantit turk të forcave otomane të Lushnjës protestoi, pa sukses, që mungonte flamuri turk dhe parullat në turqisht, se – siç tha ai – pa Baba Dovletin nuk mund të kishte kurrë Shqipëri! Me sa del nga hulumtimet tona të hershme, Ferit Vokopola, Thanas Paftali dhe Qemal Mullai, ishin kujdesur paraprakisht që nxënësit e qytetëses, si brezi i ardhshëm, të ishin pjesë aktive e përgatitjeve dhe entuziazmit popullor.

Këngët patriotike, “Për mëmëdhenë”, “Eja mblidhuni këtu, këtu!” etj., ushtonin të kënduara nxënës e popull së bashku, sikur të kishte kohë që përgatiteshin ashtu. Ishte rrëqe-thëse!” – kujtonin Adem Imështa (Xhindolli) dhe Nexhip Imështa (Hasanbejlliu), të pranishëm në atë ngjarje, si dhe Llambi Xoxi, njëri nga 12 delegatët e shpalljes së Pavarësisë në Lushnjë.

Entuziazmin e ndërpreu zëri i kryetarit të beledies, Emin Bej Vokopolës, që pas fjalëve përshëndetëse e njoftuese për qëllimin e shenjtë të atij tubimi, ia dha fjalën të përhirshmit Sheh Ibrahim Karbunarës, si figura kryesore shpirtërore fetare e kohës, që e nisi fjalën në emër të Zotit. Pas tij foli, gjithë po duke falënderuar Perëndinë dhe Ismail Qemalin, edhe Papa Jovani.

Folësit, në emër të popullit të Lushnjës, shpallën pavarësinë dhe bënë thirrje të ruhej qetësia dhe rendi, deri në vendimet e Kuvendit të të gjithë kombit në Vlorë. Ligjëratat e tyre të shkurtra, por mallëngjyese dhe emocio-nuese,u pritën me duartrokitje e thirrje entuziaste, “Rroftë Mëmë-dheu!”, “Rroftë Ismail Beu!, etj.

Ndërkohë, të pranishmëve iu lexua edhe telegrami që iu dërgua Ismail Qemalit dhe delegatëve të mbledhur në Vlorë për Kuvendin Kombëtar, ku njoftohej se edhe populli i nënprefekturës së Lushnjës shpalli pavarësinë dhe se iu dërgua për këtë një memorandum përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Durrës, si dhe njoftim e solidarizim edhe parisë e popullit të Durrësit dhe Tiranës (që tashmë e kishin shpallur Pavarësinë një ditë më parë, në 26 nëntor, për t’i paraprirë pushtuesve serbë që po mësynin me ngut.

Telegrami dërguar Ismail Qemalit dhe delegatëve të Kuvendit është i orës 6 allaturka (d.m.th. ora 12 e drekës me orën e sotme), të datës 27 nëntor 1912.

Telegramet mbajnë datën 27 nëntor 1912 (14, sipas kalendarit hënor të asaj kohe). Ai dërguar Ismail Qemalit shënon ora 6 allaturka (d.m.th. 12 e drekës me orën e sotme). Të tjerët fill pas tij.

Mitingu historik i shpalljes së Pavarësisë në Lushnjë filloi pak pas orës 11 të ditës, me orën e sotme.

Në telegramin dërguar parisë dhe popullit të Durrësit dhe Tiranës shkruhet tekstualisht:

Telegram, Nr. 4184, fjalë 64. O.T. Lushnjë, 14 (27) Vjeshta e Tretë 1328 (1912), ora 6 (12) e ditës. Parisë dhe popullit të ndershëm të Durrësit dhe të Tiranës.

Edhe kazaja e jonë nxitoi me e shpallë indipendencën, n’emën të të gjithë Shqipërisë, tyke nderue kombësinë tonë e tyke bamë ceremoninë e zakonshme. Ju përgjigjemi dhe ju bajmë me ditë se iu drejtuem edhe të ndershmvet konsullatave të Mbretnivet të Mbëdha. Ju falënderojmë edhe ju përgëzojmë.

Myftiu: Sheih Ibrahim Haki Karbunara, Myderriz Sulejman Arapi, Kadri Bej Karbunara, Emin Bej Vokopola, Halid Efendi Gramshi, Shaqir Bej Lushnja, Papa Jovan, Sulejman Korreshi, Llambi Xoxi4, Haxhi Bej Imështa, Fejzullah bej Imështa, Thanas Paftali.

Ndërsa në Telegramin memora-ndum, me nr. 4188, fjalë 78 O.T., dërguar konsujve të Austrisë, Francës dhe Italisë (kjo e fundit e përfaqësuar asi kohe nga konsulli i Austrisë), shkruhet tekstualisht: Edhe Nënprefektura e Lushnjës, me vullnet të Zotit, në emën të të gjithë Shqipërisë, shpalli sot indipende-ncën e atdheut tonë të shenjtë, duke kryerë ceremonitë e duhura. Ngutemi me iu bashkue edhe ne memorandumeve që ju kanë paraqitë Durrësi e Tirana, për me ia parashtrue Ju qeverive tuaja, duke Ju lutur që të bahet me ngutësi ky demarsh. Myftiu:

Sheih Ibrahim Karbunara, Myderris: Sulejman Arapi; N’emën të të gjithëve: Kryetari i bashkisë, Ali bej Vokopola; Papa Jovan, Emin Bej Vokopola, Shaqir bej Lushnja, Thanas Paftali, Llambi Xoxi, Vasil Gjeçi, Fejzullah bej Imështa, Mitrush Hàxhi (farma-cist), Hasan Islami (kryeplak i myslimanëve të qytetit), Petrov Bello (kryeplak i të krishterëve të qytetit), Isak Keçi, Vasil Prifti, Reshiti.

Nga një vështrim i kujdesshëm i përfaqë-suesve të popullit, në çdo rast ata janë të të dy feve dhe në një raport numerik dinjitoz, çka flet, si kurdoherë, për harmoni ndërfetare dhe se myslimanë e të krishterë kanë qenë e mbeten bashkë në të gjitha punët me rëndësi historike për kombin. (Siç shihet, në këto telegrame mungojnë emrat e Nebi Sefës, Qemal Mullait dhe Ferid Vokopolës, që – sikurse u vu në dukje më parë – qenë zgjedhur si delegatë për në Kuvendin Kombëtar dhe i qenë bashkuar tashmë Ismail Qemalit me shokë që në datën 23 nëntor, kur ai gjendej në Çermë).

II

Lushnja pret krahë-hapur, strehon dhe përcjell për në Vlorë Isa Boletinin dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës heroike

Në rrethanat e pushtimit serb të Kosovës dhe të një pjese të Shqipërisë së sotme dhe të terrorit të egër të forcave pushtuese serbe, delegatët e Kosovës u detyruan të përballen me vështirësi të papërsh-krueshme në misionin historik të udhëtimit për në Vlorë. Falë kujtimeve të Tafil Boletinit, nipit të Isa Boletinit (i cili ishte ndër shoqëruesit e delegatëve të Kosovës dhe persona-liteteve të tjerë shoqërues të Bacës Isë, apo “Robin Hudit shqiptar”, siç konsiderohej ai aso kohe nga të huajt), mësojmë se atë ditë që shpallej pavarësia në Lushnjë, fill pas atij akti, mbërriti aty Isa Boletini me shokë, nisur nga Elbasani, përmes Belshit.

Ai shoqërohej nga personalitete të tillë të shquar atdhetarë, si Mehmet pashë Dëralla (Ministër i ardhshëm i Luftës në qeverinë e Vlorës), Zejnel beg Begolli, Riza beg Gjakova, Dervish beg Mitrovica, Hasan Hysejn Budakova, dhe Ajdin Draga. Me ta ishte dhe një grup luftëtarësh kalorës e këmbësorë prej rreth 200 vetash, në funksion të ndihmës eventuale të sigurimit të mbajtjes së Kuvendit dhe mbrojtjes së Vlorës.

Populli mikpritës e bujar i Lushnjës së vogël aso kohe, priti me nderime të mëdha luftëtarin legjendar për komb, liri e flamur dhe grupin e madh të shoqëruesve të tij, duke u dhënë drekë, mundësi pushimi, shkëmbimi kuajsh të drobolisur e deri ndërrim këpucësh të grisura me të reja.

Meqenëse koha s’priste, Isa Boletini me shokë, pasi përgëzoi parinë e vendit për aktin e shpalljes së pavarësisë, për ndihmën dhënë Ismail Qemalit dhe për mikpritjen ndaj tij, vendosi të vijonte udhëtimin për në Vlorë po atë ditë, pa bujtur në Lushnjë.

Komiteti Kombëtar i Lushnjës kishte vendosur që më parë që kalimi për në Fier do të bëhej pasi të bujtej në Imësht. Detyrën e shoqërimit për në Imësht, bujtjen atje dhe shoqërimin të nesërmen për në Fier e kishin marrë përsipër përfaqësuesit e familjes së madhe e të shquar të Hasanbellinjve (Xhin-dollëve) të Imshtës (dy nga të cilët, siç e pamë, ishin delegatë të shpalljes së Pavarësisë në Lushnjë).

Për këtë qëllim në Lushnjë nga kjo familje e shquar kishin ardhur 15 burra e djem të përzgjedhur, të armatosur e të gjithë mbi kuaj, ndër të cilët: Qerim Xhindoli, Adem Xhindoli, Nexhip Hasanbelliu, Veis (Risko) Hasanbelliu, Qani Xhindolli, Jaçe Hasanbelliu, Sadik (Dike) Xhindolli, Nazif Xhindolli etj.

Lidhur me këto momente, Tafili Boletini kujton: “Drekën në Lushnjë. Edhe Lushnja, si Elbasani, lajmëroi telegrafisht Vlorën për mbërritjen tonë dhe që u nisëm për në Fier. Nga Lushnja, na ka pri Fejzullah bej Imështa. Kaluam nëpër fusha të mbulueme me ujë e sa mezi mundëm me mbërrit në Imësht me dritë. Nesrit herët jemi nisë që të sosim në Vlorë…..” 3.

Dhe përsëri në udhëtimin për deri në kalimin e Semanit në Mbrostar, vëllezërit atdhetarë kosovarë u shoqëruan nga të njëjtët burra e djem të Hasanbellinjve (Xhindollëve), që i pritën e i morën dorëzim në Lushnje. Me ta ishte në të dy rastet edhe Sil (Vasil) Nushi, po nga Imështa (që edhe pse me gjendje ekonomike jo fort të mirë dhe hipur mbi gomar, vendosi vullnetarisht të të priste edhe ai në Lushnjë luftëtarët e lirisë nga Kosova).

Me angazhimin plot përkushtim në përpjekjet për shpalljen e Pavarësisë dhe mbrojtjen e saj, Lushnja dha një kontribut të çmuar dhe tash, pas 100-vjetësh dhe në të gjitha kohërat që do të vijnë, lushnjarët mund e duhet të ndihen krenarë e në gjunjë plot respekt, para emrit dhe veprës së përjetshme e të shenjtë të etërve dhe gjyshërve të tyre.

*Shënim:

Ky material u hartua mbi baza arkivore (AQSH – Arkivi Qendror i Shtetit, TCDA – Türkiye Cumhuriyeti Devlet Arºivleri, Stamboll), materialeve të Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, si dhe kujtimeve të botuara a verbale të disa bashkëkohësve të pranishëm në ngjarje. Kjo që paraqitet është një shkurtore përmbledhëse e një materiali më të plotë, në trajtë monografie, të autorit, ende e pabotuar.

1. Rumeli quhej asi kohe pjesa evropiane e Perandorisë Otomane.

2. Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), Fondi 45, v. 1912, D i – 5, fl. 26;

3. Imështa ishte fshati i Haxhi Beut dhe Fejzullah Beut. Mbiemri i tyre i vërtetë ishte “Hasanbejlliu”, por shpesh vinin fshatin, si dhe mbiemrin “Xhindolli” (shih për këtë zërin përkatës në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tiranë-2008, vëll. i dytë, f. 889/890).

4. Tafil Boletini, Kujtime, Tiranë, Botimpex 2003, f. 152.

Petrit Belliu (Hasanbelliu)

Historian

Katër dekorata presidenciale për familjen Brahja
Selim Brahja, kleriku i vrarë mizorisht prej vrastarëve komunistë: një histori e dhimbjes gjysmëshekullore

Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, dekoron me medaljen “Nderi i Kombit” patriotin dhe klerikun e shquar të Saukut, z. Selim Ramazan Brahja

Presidenca e Shqipërisë organizoi më 23 korrik 2012 ceremoninë e dhënies së dekoratës “Nderi i Kombit” patriotit dhe klerikut të shquar nga Sauku i Tiranës, z. Selim R. Brahja, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në hapjen e Shkollës së Parë Shqipe, në zonën e Saukut, për pjesëmarrje aktive ne Luftën e Antifashiste, përkrah forcave nacionaliste dhe qëndresën e papërkulur ndaj diktaturës komuniste, gjë për të cilën u dënua me pushkatim” Tiranë, me 10.07.2012, Nr. Dekretit 7625.

Ky vlerësim i lartë vjen i katërti nder breza ne familjen Brahja.

Ramazan Brahja, babai i Selimit, i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen e Artë “Patriot i Pavarësisë” ne vitin 1995.

Selim Brahja, i dekoruar “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”

Jusuf Brahja, i biri i Selimit, dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e Punës” dhe 2 medalje me titullin “Mjeshtri i Madh i Punës” (1964, 1969)

Lulzim Brahja, i biri i Jusufit, i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin ”Për kontributin në Lëvizjen Demokratike, në rrëzimin e simboleve komuniste dhe fitoren e demokracisë, për ndihmën financiare të dhënë në ndihmë të shoqatave, familjeve kosovare dhe njerëzve në nevojë.” Nr. Dekreti 6946, dt. 28.03.2011

Familja Brahja është një familje autoktone tiranase e shquar ne breza per vlera patriotike dhe kontributin e dhënë në ndihme te çështjes shqiptare duke filluar qe nga lëvizjet e para për pavarësi e deri në lëvizjet demokratike ne ditët e sotme. Z. Selim Brahja është një nga përfaqësuesit me te nderuar te familjes Brahja. Ai lindi ne Sauk në 18.08.1883, si biri i atdhetarit Ramazan Brahja, i cili radhitet në listën e patriotëve të Tiranës në librin “Patriotizmi në Tiranë” të autorit Hafiz Ibrahim Dalliu, botim i vitit 1930. Studimet e larta i kreu në Stamboll për teologji në 1904. Me pas ka qene Hoxha i Saukut dhe anëtar i Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Tiranes. Ai ishte anëtar i komitetit për ngritjen e flamurit të pavarësisë në 26 Nëntor në Tiranë. Në vitin 1916, hapi shkollën e parë shqipe në Sauk dhe e ktheu shtëpinë dhe xhaminë e ndërtuar nga babai i tij ne ambiente per shkollën.

Arrestohet nga xhandarmeria fashiste italiane ne Tirane ne mars 1940 dhe burgoset per veprimtari antifashiste siç dokumentohet edhe nga arkiva e shtetit. Selim Brahja është pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes në 1-2 gusht 1943, së bashku me Isa Toptanin, Ramazan Jaranin dhe Shefqet Ndroqin, si përfaqësues të Tiranës dhe nacionalizmit shqiptar me ide demokratike liberale për bashkimin e forcave politike dhe ushtarake pa dallim feje dhe ideje në një lufte antifashiste per një Shqipëri të lirë, etnike dhe pro perëndimore. Për këtë ngjarje shkruhet në librin “Mukja. Shans i Bashkimit, Peng i Tradhtisë” i autorit Uran Butka. Pas kësaj ngjarjeje, ai vritet pabesisht ne 31 Gusht 1943, duke hyre ne xhaminë e Saukut për faljen e ditës së parë të Ramazanit. Aty, në prag të tempullit të Zotit, ekzekutohet nga një grup prej 7 vetash elementë komunistë. Edhe pas vdekjes se tij familja e tij vazhdoi te ishte baze e rëndësishme e lëvizjes antifashiste. Djali i tij, Jusufi, një i ri i shkolluar doli partizan bashke me 11 të rinj të tjerë të Saukut dhe luftoi kundër pushtuesve fashiste qe nga tetori 1943 deri ne maj 1945 për çlirimin e trojeve shqiptare edhe jashtë kufijve, në Kosovë, Tuz e Titograd. Shtëpia dykatëshe e familjes Brahja u dogj e u shkatërrua nga nazistët. Fashistët e arrestuan dhe e burgosën, komunistët e pushkatuan atdhetarin Selim Brahja, sepse ai deshi mbi gjithçka kombin, atdheun, flamurin, përparimin edhe diturinë. Por vlera e tij dhe vendi ne histori është e rikthyer. Sot, rruga kryesore e Saukut mban emrin ”Selim Brahja”, në vlerësim të aktivitetit të tij patriotik e atdhetar, dhënë me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitin 2000. Për figurën e tij si intelektual i hershëm i Tiranës, shkruhet edhe në librat: “Tirana, Personalitete, Intelektualë të Hershëm”, ”Tirana e Përgjakur”, “Selim Brahja” Shenjtor i Lirisë”. Aspiratën dhe rrugën e nisur nga gjyshi i tij, po e vazhdon nipi Lulzim Brahja, i cili ka ndërtuar një biznes te fuqishëm ne trojet e te pareve te tij dhe jep kontribute humanitare dhe ka pjesëmarrje aktive ne shoqërinë civile. Z. Lulzim Brahja është Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me qendër ne Gjermani. Te gjitha arritjet dhe te mirat qe ka krijuar ai i ndan me familjen, miqtë e tij të shumtë dhe njerëzit ne nevoje dhe është gjithmonë mirënjohës e krenar për vlerat që trashëgon nga gjyshi i tij, Selim Brahja e të parët e tij.

Kreu i shtetit zoti Bamir Topi i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes” z. Lulzim Brahja, me motivacionin: “Për kontributin në Lëvizjen Demokratike, në rrëzimin e simboleve komuniste dhe fitoren e demokracisë, për ndihmën financiare të dhënë në ndihmë të shoqatave, familjeve kosovare dhe njerëzve në nevojë”. Ky vlerësim i merituar vjen i katërti në radhë në brezat e familjes Brahja të Saukut në Tiranë, me 4 medalje të akorduara nga Presidenca e Republikës, institucioni më i lartë i shtetit shqiptar.

Patriotizmi dhe humanizmi që trashëgohet në breza

. Ramazan Brahja, babai i Selimit, i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen e Artë “Patriot i Pavarësisë”, në vitin 1995.

. Selim Brahja, i dekoruar “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”. Me vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë, në vitin 2000, i jepet emri ”Selim Brahja”, rrugës kryesore të Saukut. Është një ndër drejtuesit kryesor në ngritjen e flamurit të Pavarësisë më 26 nëntor 1912 në Tiranë. Ai, hapi shkollën e parë shqipe në Sauk të Tiranës, në vitin 1916. në mars të vitit 1940 burgoset si antifashist nga pushtuesi fashist italian. Më 1-2 gusht 1943, është delegat në Konferencën e Mukjes, në të cilën shfaq hapur idetë dhe pikëpamjet e tij për një Shqipëri etnike dhe demokraci pro perëndimore. Më 31 gusht 1943, vritet pabesisht në pragun e Xhamisë së Saukut, nga një grup prej 7 personash elementë komunistë. Pra, atdhetarin dhe patriotin Selim Brahja, fashistët e dënuan dhe komunistët e pushkatuan.

•   Jusuf Brahja, i biri i Selimit, dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e Punës” dhe 2 medalje me titullin “Mjeshtri i Madh i Punës” (1964, 1969). Është një ndër pjesëmarrësit më aktivë në Luftën Antifashiste për çlirimin e Shqipërisë dhe trojeve jashtë saj në Kosovë. Pjesëmarrja e tij fillon që me lëvizjet e para guerile në vitin 1942 në lagjen e vjetër tiranase ”Vojo Kushi”, me grupin e drejtuar nga Beqir Balluku dhe shokët e tij Myslym Keta e Adnant Qatipi, pastaj me armë në dorë deri në vitin 1945 me çlirimin e trojeve të Kosovës.

•   Lulzim Brahja, i biri i Jusufit, i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin ”Për kontributin në Lëvizjen Demokratike, në rrëzimin e simboleve komuniste dhe fitoren e demokracisë, për ndihmën financiare të dhënë në ndihmë të shoqatave, familjeve kosovare dhe njerëzve në nevojë.” Nr. Dekreti 6946, dt. 28.03.2011.

Misioni vazhdon…..

Lulzim Brahja, pasardhës i denjë i familjes së madhe Brahja, një familje me tradita patriotike dhe me emër në historinë e Tiranës. Ramazan Brahja, stërgjyshi i tij dekoruar me medaljen “Patriot i Pavarësisë”. Selimi Brahja, gjyshi, pjesëtar i komitetit të ngritjes se flamurit të Pavarësisë, themelues i shkollës së parë shqipe në Sauk në 1916-ën, anëtar i komitetit per ngritjen e flamurit ne Tiranë në 26 nentor 1912, arrestohet dhe burgoset nga xhandarmëria fashiste ne mars te vitit 1940, delegat i Tiranes ne Konferencën e Mukjes, pushkatuar nga komunistet në gusht 1943, ne pragun e xhamisë së tij në Sauk të Tiranes. Sot, emri Selim Brahja i është vendosur rrugës kryesore të Saukut. Isufi, babai i Lulzimit është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës “si dhe me dekorata te tjera. Pjesëmarrës neLANCne Shqipëri dhe Jugosllavi. Lulzimi Brahja ruan dhe pasuron veprat qe i ka ndërtuar vete me dije dhe punën e tij në jetë. Por nuk mund të lihet pa përmendur kontributi i tij ne vitet e demokracisë, sponsorizimet e tri rrugëve kryesore të Saukut, sponsorizimet e autoreve te librave dhe shoqatave, strehues i 9 familjeve kosovare (37 persona ) ne prill-korrik 1999, ndihmën ndaj fëmijëve jetime, ndihmat qe dha me rastin e fatkeqësisë natyrore ne Shkodër, sponsorizimet per shoqatën “Tirana”, si dhe per te ndjekurit politik. Lulzim Brahja, jo rastësisht do të merrte pjese ne hedhjen e bustit te diktatorit dhe do te vihej ne krye te revoltave mbare popullore te komunës Saukut e në të gjithë Tiranen, i cili ishte që në fillim të viteve ’90, në mbështetje të lëvizjeve studentore. Është e freskët tërësia e emocioneve te aktivitetit “65-vjetori i Tiranes se Përgjakur”, në përkujtim te terrorit komunist në Tiranë ndaj 39 intelektualëve, akademikëve, klerikëve, avokatëve etj. Lulzim Brahja është nderuar me titujt “Ambasador i Paqes “dhe “Kavalier i Paqes”, dhënë nga organizata ndërkombëtare. Ai ka dhënë mbështetjen intelektuale e financiare, kryesisë se Shoqërisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, per ta futur Shqipërinë ne një organizëm ndërkombëtare ku bëjnë pjese 36 shtete dhe Shqipëria do te radhitet e 37, ne Shoqërinë Ndërkombëtare per te Drejtat e Njeriut me qendër në Frankfurt mbi Main të Gjermanisë. Kontributi i Lulzim Brahes ne ndihme dhe mbështetje te kësaj nisme është një vlere qe shpreh interesin dhe përkushtimin e njërit me ndjenje traditash patriotike, kombëtare. Kontributi i Lulzim Brahes ne ndihme te përmbytjes në Shkodër, ngjan me kontributet e te parëve të tij ne fushën e arsimimit, kulturës dhe çështjes kombëtare. Lulzim Brahja ka financuar restaurimin e një pjese te ne godinën e Akademisë së Shkencave, si dhe ka sponsorizuar çmimin “Brahja” dhënë profesor Aleko Minges, gjatë dhënies se medaljes së parë “Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, akorduar profesor Mingës.

Përgatiti: Eglantina Alliaj

Zbulohen për herë të parë detajet e operacionit të vrasjes së Bin Ladenit
Navy Seal, pas tij, i drejton armën Bin Ladenit. Plumbi i parë e kap në kraharor dhe i dyti në kokë. Në sallën operative të Shtëpisë së Bardhë dëgjohet zëri i njërit prej ushtarëve: “Në emër të Zotit dhe të kombit, Jeronim, Jeronim, Jeronim”. Është fjalë kod për të treguar se Bin Laden është kapur. Por operacioni nuk ka mbaruar akoma …

Ishte “Skuadra e Kuqe” e Navy Seals që eliminoi Osama bin Ladenit me një blic prej 40 minutash, duke mbyllur kështu një detyrë të marrë që më 11 shtator 2001. Joe Biden dhe Robert Gates nguronin, duke pasur frikë për një dështim të mundshëm. Ishte Barack Obama ai që mori përgjegjësinë për një mision, i cili kishte vetëm 40 për qind mundësi suksesi.

Nisja e këtij misioni – siç tregohet në dokumentarin e “National Geographic” – ishte me ardhjen në krye tëCIA-s të Michael Hayden, që “tashmë, kishim humbur gjurmët e tij”, kur “në vitin 2007, agjentët e impenjuar me këtë kërkim erdhën tek unë dhe më thanë se Bin Ladeni mund të gjendej duke kërkuar korrierët. Ai komunikojnë me njerëzit e tij, me korrierë, pasi nuk përdorte mjete moderne komunikimi”. Marrjet në pyetje të anëtarëve të burgosur të Al Kaedas, disa prej tyre – të burgosur në Guatanamo – zbulojnë se korrieri më i besuar i tij është Abu Ahmed al Kuwaiti.

U deshën tre vjet për ta gjetur këtë korrier dhe, më në fund, inteligjenca pakistaneze gjen një të dhënë shumë të rëndësishme. Gjatë përgjimit të telefonave të Al Kaedas nëPakistanidentifikohet në vitin 2010, një burrë që prezantohet si Al Kuwaiti. “Telefonoi dikë në Gji, e përgjuam dhe e devijuam telefonatën përCIA-n”,- thotë Athar Abbas, gjeneral pakistanez. Është informacioni që lejoiCIA-n të lokalizojë celularin e korrierit. Gjendet nëPeshawardhe sinjali çoi në një fugon të bardhë që lëviz vazhdimisht. Satelitët e ndjekin dhe pista të çon në lagjen “Abbottabad”, 65 km ngaIslamabad.

Pas javësh të tëra survejimi, agjentët shikojnë fugonin në një kompleks të madh. Janë ndërtime të tanishme, me cilësi më të lartë se sa ndërtesat e tjera përreth dhe me ballkone të rrethuara me mur, që dallojnë nga ndërtesat e tjera. “Ishte një detaj që bindi agjentët se brenda mund të fshihej një njeri i rëndësishëm”,- thotë Hayden. Në Abbottabad Bergen takojmë arkitektët që kanë ndërtuar kompleksin. Ata tregojnë se i ka kontraktuar një farë “Arshad Khan”, pseudonim i Al Kuwaiti, që “kërkoi katër-pesë dhoma në katin nën tokë dhe në katin e parë”. Pra, kati i tretë nuk ishte në projektin fillestar. “Kemi përdorur burime njerëzore dhe teknologjike, – thotë John Brennan, shef Kundër Terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, duke punuar edhe me stilin e vjetër. – Sa më shumë analizonim vendin, aq më shumë bindeshim se aty mund të gjendej edhe Bin Laden”.

Përgjimi

Agjencia Kombëtare e Sigurisë përdor satelitët për të survejuar të gjithë kompleksin. Zbulon se ka një “black spot” pa linja telefonike, internet apo lidhje të jashtme.Kushbanon në të, nuk do që të gjendet. Drejtori iCIA-s, Leon Panetta, urdhëron që të studiohet një operacion i sigurt. “Nuk duhet të reagonim në mënyrë impulsive, – kujton Hayden, – sepse një hap fals mund të na shkatërronte rastin më të mirë për të kapur Bin Ladenin”. Tashmë Shtetet e Bashkuara janë të bindura se korrierët jetojnë në ndërtesa dhe janë ata që çojnë lajmet e sheikut të terrorit. Agjentët zënë pozicionet e tyre jashtë ndërtesës, ngatërrohen me banorët e tjerë, por ka një kufizim: nuk mund të përdorin mjetet teknologjike, pasi do të binin në sy të shërbimeve sekrete pakistaneze. Vëzhgimi është vetëm me sy të lirë.

Agjentët 007 të Langley-t vëzhgojnë gjithçka që ndodh në atë ndërtesë. Çdo ditë dorëzohen disa litra qumësht dhe një herë në javë vijnë dhi, por kontaktet me botën e jashtme janë shumë të kufizuara. Bin Ladeni dhe dy vëllezërit që e mbrojnë kanë shumë pak fonde. Dërgojnë një korrier të shesë bizhuteri të vjetra nëRawalpindipër t’i ndërruar me pak lekë. Për të siguruar lekë, Bin Ladeni projekton të rrëmbejë të huaj. Në ndërtesë ka vetëm një kaldajë dhe nuk ka kondicionerë. Pagesat e gazit dhe të energjisë elektrike janë shumë të ulëta për një ndërtesë kaq të madhe, ku edhe për ushqim lekët nuk dalin. Shfrytëzojnë oborrin. Rrisin pula dhe kanë disa lopë.

CIAbindet se brenda në këtë kompleks jetojnë edhe banorë të tjerë, përveç atyre që vëzhgohen në distancë. Në mënyrë të veçantë është një njeri që nukdelkurrë. “Nuk kishte shumë shpjegime të tjera, ky detaj shtohet në vargun e detajeve të rëndësishme”,- shpjegon Philip Mudd, zv/drejtori i Qendrës Antiterror tëCIA-s, deri ë vitin 2005. Njeriu misterioz mbiquhet “Shëtitësi”. Në dhjetor 2010, katër muaj pas individualizimit të Al Kuwaiti, Panetta takon Presidentin Obama dhe nënvizon se duhet të ndërhyhet përpara sesa Bin Ladeni të krijojë dyshime. Obama pyet se sa mundësi ka që Bin Laden ndodhet në atë ndërtesë? Dhe Panetta përgjigjet: “60 për qind”. Problemi më i madh është se personat nuk dallohen dot nga njëri-tjetri, pasi askush nuk arrin të dëgjojë dhe të shikojë gjë. Edhe pse pa prova shumë të sigurta, Obama autorizon blicin. “Obama nuk donte te humbiste kohë, donte që ne të hynim në aksion”,- kujton Brennan, duke theksuar se “kishim tre opsione, sulmi nga toka bashkë me pakistanezët, një bombardim me B2 dhe një ndërhyrje të forcave speciale me elitransportues”. “Presidenti na kërkoi të gjithëve një mendim”,- kujton Brennan. Robert Gates, ministër i Mbrojtjes, kishte frikë nga një ripërsëritje e “Desert One”, përpjekja e dështuar për të shpëtuar pengjet nëIran. Zgjedhja ishte në dorë të Presidentit që dha opsionin e operacionit të forcave speciale, pasi donte të ishte i sigurt për identifikimin e Bin Ladenit. Ishte një vendim shumë me rrezik që ofronte mundësinë më të madhe për kapjen e Osamas, gjallë apo vdekur.

Nis stërvitja

Kapitulli fundit i gjuetisë u jepet stërvitësve “top secret” tëCIA-s. Më 10 prill 2011, janë 24 ushtarë të “Skuadronit të Kuq” të Navy Seals që do të zhvillojnë stërvitjen e parë. “Kur morën vesh se shënjestra ishte Bin Laden, ushtarët ishin shumë të entuziazmuar”,- thotë Eric Greitens, komandant i Navy Seals. Për pesë ditë, Skuadra e Kuqe provoi çdo lëvizje. Obama telefonon Michael Leiter, drejtor i Qendrës Kombëtare Antiterrorizëm (deri më 2011) dhe e vë në dijeni të sekretit, duke i kërkuar të sigurojë efikasitetin e blicit. Leiter rrëfen mbi dyshimet për gratë e Bin Laden që shkojnë dhe vijnë në kompleksin ndërtimor dhe që kanë edhe celularë. “Nëse Bin Laden është aty, pse të kishte lëvizje të tilla të pakujdesshme?”, pyet veten Leiter, duke pasur frikë për një kurth të mundshëm. Obama i jep Leiterit 48 orë për të analizuar për herë të fundit të gjitha të dhënat dhe për të bërë një vlerësim përfundimtar për mundësitë që ka që Bin Laden të jetë realisht në atë ndërtesë. “I thashë se mundësitë janë nga 40 deri në 70 për qind”,- kujton Leiter. Gates shpreh se nuk është i bindur, po ashtu edhe zv/presidenti Joe Biden. Por Leiter është për të tentuar njëherë: “I thashë Presidentit që edhe pse përqindja minimale është 40 apo edhe 38, ishte përqindja më e lartë e të gjithë viteve të fundit”. Obama siguron se do të marrë shumë shpejt një vendim.

Operacioni

Në orën 8.20 të mëngjesit të 29 prilit, Presidenti thërret këshilltarët. “Thotë “Procedoni!””,- thotë Brennan. Është 1 maji dhe të gjitha vizitat në Shtëpinë e Bardhë anulohen, asnjë nuk duhet të shikojë Presidentin dhe këshilltarët e tij në Sallën Operative. Në 14.30, pak më shumë se ora 23.00 në Pakistan, dy helikopterë “Black Hawk” ulen në bazën e Jalalabad, Afganistan. “Kishim bërë operacione çdo natë, por kjo ishte nata më e rëndësishme pas 11 shtatorit”,- siguron David Petraeus, në atë kohë Komandant i Forcave në Afganistan dhe tashmë ne krye tëCIA. “Në Shtabin e Përgjithshëm, ai ishte i vetmi që kishte dijeni, për shkak se mund të kërkohej ndërhyrja e disa prej reparteve të tij. Ai që njeh objektivin është vetëm komandanti i Forcave Speciale. “E ndoqa operacionin nga Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s në Kabul, kërkova vetëm një njeri për të monitoruar atë që mund të ndodhte”,- vazhdon Petraeus. Emri i koduar i operacionit është “Shigjeta e Neptunit”. Distanca ndërmjet Jalalabad dhe objektivit është rreth 260 km, por rruga për helikopterët është më e madhe, pasi ata fluturojnë vetëm 6 metra mbi tokë në mënyrë që të mund të mos kapen nga radarët. Është një natë pa hanë. “Ushtarët tanë,- thotë Chris Marvin, pilot i Black Hawk, – u gjendën në veprim në kushte shumë të vështira”. Në Black Hawk janë 23 Navy Seals, një përkthyes dhe Cairo, një qen ndjekës. Janë helikopterë “Stealth”, që nuk kapen nga radari. Obama ka urdhëruar shefat e misionit të shtojnë edhe helikopterë Chinook, si përforcim në raste të nevojshme. Ata ulen 45 minuta pas Black Hawk, ndjekin të njëjtin itinerar dhe ulen në një zonë të shkretuar në distancën me 2/3 e të gjithë distancës nga kompleksi i Abbottabad. Ky është një vend që nuk kontrollohet as nga pakistanezët dhe as nga talebanët. Në Chinook janë edhe 12 Navy Seals. Obama dhe këshilltarët ndjekin ngjarjen në kohë reale, falë një kamere transmetuese që përçon pamje deri në 4600 metra lartësi. Kur të gjitha njësitë e Navy Seals janë në Pakistan, tensioni rritet. “Ishte një moment ankthi. Skuadrat drejtohen për nga kompleksi ndërtimor”,- thotë Brennan. Në orën 01.00 të mëngjesit, ora e Pakistanit, Black Hawk arrijnë objektivin. Plani parashikon tani zbritjen e ushtarëve. Gjithçka duhet të mbyllej në dy minuta, një skuadër duhej të zbriste në oborr dhe tjetra mbi çati për të hyrë nga dy drejtime. Por nuk shkon ashtu si duhej, pasi piloti i një prej helikopterëve humbet kontrollin dhe fshik muret. Shprehja në fytyrën e Hillary Clinton është një shprehje habie dhe frike, por reflekton gjendjen shpirtërore të të gjithëve. Helika e bishtit thyhet dhe helikopteri bie në tokë dhe shkatërrohet: “Ishte e natyrshme që në ato momente të mendonim se na ndodhi si në Desert One, – pranon Leiter, – kur humbëm një helikopter gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa pengje”. Sulmi sa ka filluar, por operacioni është në rrezik. Fati i njerëzve në këtë helikopter nuk dihet. Obama dhe këshilltarët shikojnë videon të terrorizuar, duke shpresuar në ndonjë shenjë jete. “Nëse do të kishte viktima, operacioni do të pezullohej”,- siguron Marvin. Disa minuta më pas, lehtësimi. Të 12-të Navy Seals dalin të paplagosur nga mjeti dhe hyjnë në aksion. Asnjë nga njerëzit nuk është aty ku duhej të ishte, ndaj kalohet në planin B.

Plani  B

Navy Seals përparojnë me eksplozivë në duar dhe hedhin në erë të gjitha portat. Shpërthimet zgjojnë banorët brenda ndërtesës dhe fqinjët. Ishan Khan, rezident në Abbottabad dhe gazetar i “Zërit të Amerikës” zgjohet: “Dëgjova një shpërthim të madh dhe dola jashtë për të parë se çfarë ka ndodhur”. Khan është i pari që dha lajmin për të gjithë botën dhe helikopterin e rënë në Twitter. Navy Seals, të ndarë në tre grupe, hyjnë në kompleks dhe drejtohen për nga dhomat dhe shikojnë të vrapojë Al Kuwaitin që qëllon kundër tyre. E vrasin. Drejtohen për nga shkallët, gjejnë pengesa dhe i hedhin në erë, avancojnë drejt kateve të sipërme. Në katin e dytë gjejnë djalin e Bin Laden dhe e vrasin me një gjuajtje. Vazhdojnë të ngjiten duke evituar konfuzionin e mundshëm. Aty ka shumë fëmijë. Në katin e tretë në fund të korridorit është Bin Laden. Hyn në një dhomë dhe Navy Seals e ndjekin, ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë nuk shihet gjithçka, pasi kamera nuk shikon brenda shtëpisë. “Nuk dinim gjë dhe përpiqeshim të imagjinonim”,- thotë Brennan.

“Geronimo”

Janë tre Navy Seals që ndjekin Bin Laden, hyjnë në dhomë dhe gjenden përballë gruas më të re dhe vajzës së madhe. Gratë ulërijnë dhe përpiqen të mbrojnë Bin Laden. Një nga ushtarët ka frikë se ato mund të kenë eksplozivë dhe qëllon në këmbët e gruas. Navy Seal, pas tij, i drejton armën Bin Ladenit. Plumbi i parë e kap në kraharor dhe i dyti në kokë. Në sallën operative të Shtëpisë së Bardhë dëgjohet zëri i njërit prej ushtarëve: “Në emër të Zotit dhe të kombit, Jeronim, Jeronim, Jeronim”. Është fjalë kod për të treguar se Bin Laden është kapur. Por operacioni nuk ka mbaruar akoma. Navy Seals duhet të lënë kompleksin bashkë me trupin e Osamas. Trupat speciale rrinë 20 minuta më shumë se parashikimi për të marrë dokumentet sekrete dhe arkivat e kompjuterit. Pakistanezët nuk dinë se çfarë po ndodh. Ata kanë frikë për ndonjë sulm në impiantet nukleare dhe ngrenë avionët F-16. U deshën 15 minuta dhe aq mjaftoi që Navy Seals të largohen me pesë kompjuter, 10 hard drive, 110 pen drive dhe një ditar i shkruar me dorë. Jashtë kompleksit përkthyesi dhe katër agjentë bashkë me qenin mbajnë larg fqinjët, ndërsa shpërthen helikopteri i rënë dhe një mjek merr një kampion ADN nga trupi Bin Laden për identifikim përfundimtar. Në 1,45 të mëngjesit, ora pakistaneze, Navy Seals nisen me një Black Hawk. Kanë kaluar 40 minuta nga nisja e blicit. “Është koha më e gjatë e gjithë jetës sonë”,- rrëfen Brennan. “Ishte një operacion shumë delikat dhe që u çua deri në fund me shumë efikasitet”,- thotë Petraeus. Dhe Obama thotë: “Keni bërë një punë shumë të mirë” e pas pak i flet të gjithë kombit: “Osama Bin Laden është vrarë, është bërë drejtësi!”

Nga MAURIZIO MOLINARI

NEW YORK

Mbretërimi i një njeriu të thjeshtë dhe rrëzimi i një perandori
Dossier/ Diskriminimi i një brezi. Si u përndoq skulptori nga regjimi

Busti i Enver Hoxhës dhe i Mahmut Pecës (Gjeçit), si u punuan njëkohësisht nga skulptori Jonuz Selimi, në Laç të Kurbinit

Arrni, nga ndarja administrative, bën pjesë në qarkun e Kuksësit ose në krahinën e Lumës të Bajrakun të Trajndinës, ndërsa nga tradita kanunore bën pjesë në trevën ku ka gjetur terren dhe është zbatuar kanuni i Lek Dukagjinit. Në gjenezë, Arrni përbëhet nga nëntë vllazni, thënë ndryshe nëntë fise që janë: Marku, Daci, Doçi, Gjeçi (Peca), Qenami, Coka, Kurti Likdeda dhe Sefa. Ka gojëdhëna se ka edhe ndonjë vllazni tjetër, por është e ardhur. Vetë fshati ka një histori sa interesante, aq edhe kundërshtuese. Në regjistrat kadastrale osmane të 1571 dhe 1591 del me dy emra, Arne dhe Vanfro. Gjatë viteve 1571 dhe 1591, del si fshati Nahine i sanxhakut të Dukagjinit. Në relacionet e arkipeshkvit të Durrësit, Mark Skura. Në 1641, dhe 1644, del me emrin Arni. Me 1713, del përsëri me dy emra dhe Arni dhe Vapoder. Por ky nuk është objekt i shkrimit tonë, prandaj ne do të shkëputemi nga historiku i këtij fshati për të vazhduar tek një histori tjetër që nuk është më pak interesante. Një nga nëntë fiset (vllaznit), që përbëjnë fshatin Arrëz është ajo Peca (Gjeçi). Mbiemri origjinal i familjes së tij është Gjeçi. E gjithë vllaznia Peca e Arrnit kanë pasur në një kohë të hershme mbiemrin Gjeçi. Familja e Mahmut Pecës ka mbajtur mbiemrin e hershëm Gjeçi. Diku nga viti 1956 ky fis e ndërroi emrin nga Gjeçi në Peca. Për të kuptuar më mirë ngjarjen po bëjmë të ditur familjen e Muhamet Gjeçit. Ka qenë një fis që kanë pasur peripecitë e zakonshme, sikur mund t’i kishte çdo familje kundërshtare e regjimit, por këto peripeci do të merrnin përmasa të padurueshme atëherë kur njëri një pjesëtarët e afërm të fisit Ahmet Gjeçi do të vihej në krye të një grupi “tradhtarësh”, që do kërkonin të arratiseshin dhe marrëdhëniet me pushtetin do të bëheshin antagoniste. Kundërshtia e hapur e Ahmetit ia bëri të pamundur jetesën këtu dhe, së bashku me disa bashkëfshatarë përgatitën arratisjen. Ai ishte kundërshtar i ashpër i sistemit dhe gjatë gjithë kohës ndiqej. Kjo ka bërë që ai të ishte gjithë kohën i përndjekur nga forcat qeveritare. Në fakt, të gjithë kundërshtarët ishin në mal dhe ndiqeshin nga repartet e ndjekjes dhe forcat e sigurimit natën dhe ditën pa pushime për t’i asgjësuar një sahat e më parë duke i vrarë, masakruar, burgosur etj. Në këto kushte të një represioni dhe përndjekjeje shtetërore, duke menduar që të ruheshin dhe të forcoheshin ekonomikisht morën rrugën për t’u arratisur me mendimin që të riktheheshin në një kohë të dytë për të luftuar kundër komunizmit. Destinacioni do të ishte kudo Greqia, Jugosllavia Itali veç të largoheshin. Dhe kështu u përgatitën për t’u arratisur. Ka qenë një grup i përzier, i përbërë nga burra të fiseve dhe vendeve të ndryshme të zonës Si grupi i Ndrec Lufi nga Mirditës i Halil Osmanit nga Arni apo ai Ahmet Gjeçit, që ishte udhërrëfyesi i tyre. Mbasi kishin vendosur për t’u arratisur më 12 gusht 1948 nisin planin duke u grumbulluar në Livadh të Nushit Kanë ngrënë dhe janë furnizuar me ushqime nga Mahmut Gjeci dhe janë nisur në drejtim të Arnit, ku u printe Ahmeti. Në Mahes, afër Limanit, forcat e Sigurimit të Shtetit, pasi kishin marrë të gjithë informacionin e duhur në një kryqëzim të rrugës kishin zënë pritë Ishte afërsisht ora 23 dhe jashtë çdo morali ligjor dhe kanunor, pa u paralajmëruar janë qëlluar me armë në pabesi. Vritet Ahmet Gjeçi që ishte në krye të kolonës. Askush nuk ka reaguar dhe grupi ka vazhduar rrugën për në Jugosllavi. Të nesërmen, forcat e ndjekjes nga dy posta ajo e Arnit dhe e Lurës, shkojnë në vendngjarje dhe gjejnë Ahmet Gjeçin të vrarë, të cilin e kanë varrosur 5 metra larg. Në vendin e ngjarjes kishin ardhur tërë njerëzit e të vrarit por nuk i kanë lejuar të shikonin kufomën duke moslejuar as t’i mbulonin fytyrën me shami e kanë varrosur me rrobat e veshura. Nuk kanë lejuar as nënë Aioshe, motrën Fatime dhe vajzën e tij, Mide, si dhe Mahumtin, duke i larguar. Vëllai, Mahmuti dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, me qellim qe mos harrohej varri, herë pas here shkonin fshehurazi dhe vendosnin gurë tek varri. Që nga ajo kohë, familjen e Mahmut Gjeçit e trajtonin si të deklasuar dhe persekutimi mori përmasa më të ashpra Në këto kushte për t’ju fshehur sadopak persekutimit rreth viti 1956 ndërrojnë mbiemrin nga Gjeçi në Peca dhe ku të mundnin janë larguar. Djali i vogël i Mahmutit, Mustafa mbaroi shkollën 8-vjeçare në vitin 1968 ne fshatin e Arrnit, me nota mesatare 9.2, por për arsye biografike nuk i dhanë bursë për të vazhduar shkollën më lart. U largua nga fshati mbaroi shkollën e mesme dhe u futë në punë në Laç, falë edhe shkathtësisë së vet. Pa shkëputje nga puna mbaroi Fakultetin Ekonomik. Mahmuti, babai i Mustaf Peces, ka vdekur në 1985. Me 1986, skulptori Jonuz Selimi do të bënte një skulpturë prej guri me gdhendje të Enver Hoxhës dhe mbasi ishte gjetur masivi i gurit duhej që të transportohej nga Qaf Shtama. Ka qenë një gurë disakuintalësh që nuk mund të ngrihej dhe transportohej veç me vinç. Për këtë skulptori Selimi i bëri një kërkesë sektorit të ndërmarrjes së hekurudhave në Laç. Ndihma nuk iu kursye, aq më tepër që bëhej fjalë për një vepër që i dedikohej diktatorit. Aty punonte edhe Mustafa Peca që duhet thënë se ka pasur një reputacion të jashtëzakonshëm në ndërmarrje, por jo vetëm, në gjithë Laçin. Mbas tri ditësh, skulptori Jonuz Selimi takon Mustafanë dhe bisedon për të rakorduar me makineritë e transportit të gurit duke i treguar edhe përse e donte këtë gurë. Mustafai ka qenë një djalë shumë i shkathët dhe me një shoqëri shumë të gjerë. Mbasi bisedojnë dhe shoqërizohen disi Mustafa i kërkon Jonuzit që t’i bënte edhe një bust babit të vetë që kishte një vit që ishte ndarë nga jeta. “Babi im ka qenë burrë shumë më i mirë se Enver Hoxha”, – i patë thënë atëherë Mustafai skulptorit. Natyrshëm, skulptori propozimin e Mustafait e mori si lajthitje, por pse jo edhe provokim, për shumë arsye, ku jo e parë ishte se do t’i bënte karshillëk udhëheqësit në të njëjtën kohë dhe vend me një përfaqësues të një familjeve reaksionare. Gjithsesi, Jonuzi, kur njohu në thellësi Mustafën dhe mbasi u sigurua se nuk kishte të bënte më ndonjë provokim sigurimsi e pranoi propozimin, por kërkonte garanci. Dhe Mustafa i jep besën e malësorit, duke i thënë se për gjithçka përgjegjësinë do ta mbante vetë, çdo çmim që të kishte ky risk. Bisedat dhe shoqëria e mëtejshme e siguruan Jonuzin se nuk kishte të bënte me një djalë dosido, por me një djalë që e respektonte gjithë Laçi. Filluan nga puna. Së bashku morëm vinçin, shkuan në Qaf Shtamë aty ku ishte materiali Ngarkuan dy gurë masivë dhe e sollëm në studion e skulptorit. Edhe skulptori, me shumë guxim, filloi punën duke punuar. Gjysmën e ditës punonte me udhëheqësin, dhe gjysmën tjetër ndërtonte të kundërtën. Bustet e dy armiqve. Për të mos i krijuar problem Jonuzit, Mustafaji i kishte dhënë një mushama për të mbuluar bustin e të atit. Kur ndonjëri nga ata që shkonin në studio dhe bënin pyetje se çfarë është këtu Jonuzi i thoshte së aty është Bajram Begu (Bajram Curri). Pas tre muajve punë, përfunduan dy buste njëkohësisht, i Enver Hoxhës dhe Mahmut Pecës. Mustafai merr bustin dhe e çon në drejtim të vendlindjes në Arrëz të Arrnit, në rrethin e Kukësit. Busti kishte një volum prej dy kv. E zbriti bustin 500 m larg shtëpisë në Arrëz i ndihmuar nga bashkëfshatarët e tij e vendosën përpara shtëpisë në oborr. Kureshtja e bashkëfshatarëve nuk ishte e vogël ata kërkonin të dinin diçka rreth këtij busti. Dhe Mustafa do t’u shpjegonte se babanë e tij, Mahmutin, e kanë shpallur “Hero të popullit”, sepse ka pasur veprimtari revolucionare me ide komuniste dikur. Dhe busti do të vendoset tek shkolla e mesme. Edhe shkolla do të marrë emrin e tij. Oborri dhe busti ishin në anë të rrugës dhe fëmijët përpara mësimit “përshëndesnin” heroin pastaj fillonin mësimin Madje, jo pak herë ka shërbyer edhe për të justifikuar vonesat e fëmijëve tek mësuesit Kjo situatë alarmoi organet e partisë në Arrni, të cilët lajmëruan sekretarin e parë të Kukësit Miti Nitos për këtë “dekorim”, që nuk kishte marrë miratimin e partisë në fshat. Mbasi mësojnë situatën sekretari thërret në komitetin e partisë Hysniun vëllanë e madh të Mustafës, të cilit iu kërkua zhdukja e bustit, emrin e atij që ka bërë bustin për ta burgosur si dhe heqjen e triskës familjes Peca. Gjithsesi, Hysniu e justifikoi se do ta vendosnin tek varrezat, por që për një kohë bustin nuk e lëvizën nga rruga. Neglizhenca e tërboi partinë dhe kërkoi që busti të hiqej urgjentisht. Ashtu u bë busti u futë në shtëpi por numri i kuriozëve që e vizitonin pati impakt edhe më të madh se kur ishte në oborr. Por nuk do të mbyllej me kaq sepse do të kërkohej që të merreshin masa për Mustafën. Organizata e partisë së qendrës së punës e ndoqi problemin për ta ndëshkuar deri me burg Mustafën, por në ndihmë i ka ardhur shoqëria e jashtëzakonshme, por pse jo edhe tatëpjeta që kishte nisur për partinë tonë “mëmë”. Diskriminimi i një brezi vetëm se prindërit tyre, gjyshërit të afërmit apo dhe miqtë i kishin shpallur deklasuar si armiq të klasës, armiq të popullit, fëmijëve të tyre u mohonin të drejtat për t’u shkolluar dhe privime të tjera në jetë. Nuk do të kishte kuptim ky artikull nëse Mustafa Peca dhe familja e tij nuk do të kishte ndjerë privimet e kohës, jo vetëm në shkollim. Por ç’të keqe kishte, ngaqë Mustafa kishte bërë një bust të babait të tij, njëkohësisht me bustin e Enver Hoxhës, nga i njëjti skulptor dhe e mbante në shtëpi? Ja ky ishte absurditeti i tij. Një pjesë e shoqërisë shqiptare ka të drejtë që atë kohë ta kuptonim neve për çmimin e jashtëzakonshëm, ndonëse ka nga ata që e shikojnë me nostalgji, të tjerë me habi etj. Dhëntë Zoti që shoqëria shqiptare të mos përjetojë më sistem dhune. Dhuna mund të nënshtrojë, por nuk të bind asnjëherë, vetëm zvetënon njeriun duke i hequr gjënë kryesore. Lirinë. Bën që të tjetërsohen të gjitha vlerat T’i mohohet të vërtetës historike dhe çdo të vërtete tjetër. Atmosfera e nënshtrimit, mosbesimi, frika, hipokrizia dhe absurditeti që shoqëronin individin, familjen dhe shoqërinë duhet të shlyhen nga vetëdija e shqiptarëve me guxim dhe besim. Por vitet, historia duke u ftohur bëhet realiste, ndërsa busti i mbretit dergjet në dizekuilibër nëpër magazinat pa inventar, Mahmut Gjeci “pidestalon” në vendlindjen e tij duke marrë nderimet e merituara nga bashkëfshatarët e tij.

Nga Llesh Pjetri

Kush e vrau Qamil Danin?!
…. 18 janar 1975. Krisma armësh zbrazen në “Kullën e Kuqe”, në ish-Komitetin e Partisë së Punës të rrethit të Dibrës, në atë “kullë” ku luhej hapur me jetën e njerëzve, ku përpiloheshin pafund karakteristikat famëkeqe të “qëndrimit moralo-politik” të njerëzve, ku merreshin vendimet për internime, dëbime, burgosje, pushime nga puna; ku mohohej e drejta për shkollim, e drejta për t’u zgjedhur, ku bëheshin ndaj qytetarëve krimet më monstruoze e plot kufizime të tjera të pafundme të të Drejtave të Njeriut.

Dibra heshti. Malet qanë. Fshatrat s’bëzanë më. Kullat e Daneve hapën mortin. Anë e më anë u shpërndanë fjalëtorët. Kafexhinjtë u vunë në punë. Burrat e fisit u mblodhën, as flisnin e as komentonin. Nuk kishte muhabet. Cigaret ndizeshin njëra me tjetrën. Shamizezat e Arrasit e të Fushës nisën kujën. Njerëzit, kudo që ishin, gojë e më gojë e vesh me vesh, se s’guxonin të thoshin hapur çfarë kishte ngjarë, e thanë atë që kishte ndodhur, se në shkallët e katit të dytë të zyrës qendrore partiake të rrethit të Dibrës kishte ndodhur një vrasje e pazakontë.

Është vrarë Qamil Dani, ore hej, hej.

Atë ditë, Qamili ishte thirrur në analizë në Byronë e Partisë të Rrethit, ku e akuzonin për të bëra e të pabëra. Kur doli nga salla e mbledhjes, që ndodhej në katin e tretë, zbriti një kat më poshtë, dhe në katin e dytë. La jetimë Agronin 5 vjeç, Hekuranin, tre vjeç, Qamilin – barrë në bark të nënës, ndaj dhe i ngjitën emrin e babait të vet, Razien – më të madhen vajzë, që ishte në klasë të pestë dhe Shimen.

E vranë këtë burrë apo e detyruan të vetëvritej?!

Qamil Dani kishte lindur në Arras, më 5 prill 1936, në një familje të respektuar. U rrit me vështirësitë e problematikën e kohës së vet, por gjithnjë shquhej për zgjuarsi dhe intelekt të veçantë. Kishte një karakter të fortë, nuk dorëzohej lehtë, çfarë synonte e arrinte; ishte këmbëngulës dhe sedërli i madh. Ka pasur trup të gjatë e të hequr, flokët afërsisht i kishte si biond, qe i komunikueshëm, i qetë, fjalëmbël; një njeri i përsosur, që kishte ditur të ndërtonte marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë njerëzit që njihej, me të gjithë ata kishte marrëdhënie pune ose farefisnie. Kishte një dëshirë të madhe për të ndihmuar të gjithë njerëzit, edhe në dëm të detyrës e së mirës së vet. Të gjithëve donte t’u shërbente e t’u mbaronte punën e hallet që ata kishin, t’u gjendej afër në kohë të vështira.

Këto cilësi të veçanta bënë që, shpejt, ai të pranohej në parti dhe të merrte poste të rëndësishme drejtuese në krahinën e Fushë-Alies, ku u bë ndër figurat më përfaqësuese të kësaj krahine emërmadhe. Ai ishte zë që dëgjohej, njeri që respektohej. Ndaj, për 12 vjet qe dhe kryetar i kooperativës bujqësore të Fushë-Alies. Gjatë kësaj kohe kishte arritur edhe rezultate në punë, sepse kjo kooperativë, megjithëse me rezultate inkurajuese, dallohej nga të tjerët që ishin në gjendje ekonomike e financiare shumë më të dobët se ajo që drejtonte Qamil Dani. Ishte kjo arsyeja që Qamili fitoi edhe simpatinë e respektin e drejtuesve kryesorë të rrethit, si të Partisë dhe të qeverisë. Gjithashtu, ai u njoh edhe me Kadri Hazbiun – ish-ministër i Brendshëm, i cili kishte ardhur dhe kishte ngrënë e kishte pirë në shtëpinë e Qamil Danit. Disa herë kishte ardhur në derë të tyre edhe Haxhi Lleshi -president i vendit për kohën. Kishin ardhur e kishin shkuar në shtëpi të tij edhe Sul Baholli, Jashar Menzelxhiu, funksionarë të lartë partiakë e shtetërorë për kohën etj. Ndërsa lista e drejtuesve të tjerë të rrethit, që kishin hyrë e dalë te Qamili ishte e gjatë, shumë e gjatë.

Kur dukej se punët po ecnin mirë, për Qamil Danin ato morën një kthesë dramatike. Kjo ndodhi kur u ndërrua sekretari i Byrosë së Partisë Punës të kooperativës. Ai filloi të ankohej për të, se “nuk përfillte Partinë”, se “kuadrot e kooperativës që kishte në varësi nuk i linte të kryenin detyra partie, se “nuk shkonte në analizë në Byro të Partisë së kooperativës”, se “kishte frymë komandimi” – madje, se i thoshte Sekretarit të Byrosë “që mbledhjen mos e bëj sot, se unë kam punë”, se “kishte zbutur vigjilencën revolucionare”, se kishte ndihmuar njerëz me biografi të keqe” etj. Smira dhe intriga kundër njerëzve me perspektivë, ndaj atyre që shquheshin në kryerjen e detyrave dhe kishin krijuar autoritet e kishin fituar respekt, në atë kohë ishin në kulmin e vetë.

Në vitin 1956, ai u martua me Hatixhen, vajzën e Osman Kovaçit, me të cilin e mbushi shtëpinë me djem e vajza. Por Hatixhja na kishte pasur dhe “cene” në biografinë politike të saj, kishte qenë me biografi “të keqe”. Daja i saj, Ramadan Tota kishte qenë i arratisur. Madje, në një rast, kur kishte ardhur ilegalisht në Fushë-Alie, qe strehuar te Osman Kovaçi dhe për këtë gjë, Osmani kishte bërë edhe disa vite burg. Kur organet drejtuese të Partisë së Punës e zbuluan këtë fakt, i kërkuan të ndante gruan me fëmijë e të prishte miqësinë, gjë që Qamili nuk e pranoi.

Atëherë, Qamil Dani u ndodh ngushtë, mes dy zjarresh. Nga njëra anë, kundër tij qëllonte “Baza e Partisë”. Nga ana tjetër, ndaj tij sulmonte më tërë egërsinë e vet, vetë “Partia në qendër”. Burri ra në telashe. Hatixhja tregon se, në atë kohë, Qamili ishte krejt i heshtur dhe i mbyllur në hallet e telashet që ia kishin krijuar. Nuk i fliste kujt, nuk i shprehej kujt. Rrinte ditë e natë në punë. Kishte raste që e gdhinte në zyrën e vet. Kështu, ditë pas dite, situata po i bëhej kërcënuese.

Dhe për të goditur dikë, kur buça vendoste të hante “këlyshët e saj”, kishte nj strategji të caktuar. “Shtriga” e kishte për zakon, që ndëshkimin apo goditjen e ndokujt e fillonte me diskreditime publike, si me artikuj në gazetën “ZP dhe “Ushtima e Maleve” dhe vazhdonte me “analiza” partie. Pra, fillimisht, partia përpunonte opinionin për çdo goditje kundër dikujt dhe pastaj vetë personin e provokonin, i shkatërronin nervat. Kështu bënë dhe me Qamil Danin. Një ish-sekretar i Komitetit të Partisë jabanxhi shkroi dhe botoi një shkrim në “ZP”, sikur Qamili nuk bënte autokritikë dhe nuk shkonte kur “Partia e thërriste në analizë”. Një i tillë artikull diskreditues u botua edhe në gazetën lokale “Ushtima e Maleve”. Pra, terreni u përgatit. Dhe, sapo ndodhi kjo, filluan analizat në “bazën e Partisë”, në organizatën bazë të Partisë të sektorit Blliçe, ku Qamili ishte dërguar të bënte “jetën e Partisë” dhe në Mbledhjen e Përgjithshme të komunistëve të Fushë-Alies.

Mbledhja e Përgjithshme e komunistëve të Fushë-Alies u bë më 29 dhjetor 1974. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave të masave (Rinisë, Gruas, Frontit Demokratik), kryetarët e këshillave të fshatrave, anëtarët e kryesisë së kooperativës bujqësore. Qamili u akuzua se ka “nënvlerësuar Byronë e Partisë (të kooperativës). Qamili, nga ana e tij, u mbrojt fort. Ai tha se “e kam pritur I.P. – sekretarin e Byrosë së Partisë të kooperativës dhe se kam respekt të madh për Byronë e Partisë dhe sekretarin e saj. Akuza se jam mendjemadh është e ekzagjeruar, nuk jam munduar të prish unitetin, kemi pasur dhe fërkime, por këto gjëra janë ekzagjeruar.”

Dikush nga servilët që diskutuan tha se Qamili ka shfaqje të arrogancës në marrëdhëniet me kuadrot e kooperativës. Një brigadier e sekretar i një organizate bazë të Partisë e akuzoi, se “u ofron favore të njohurve”, se “R.N. i ka dhënë bazë ushqimore për bagëtinë private (me para) dhe nuk e ka ruajtur bazën ushqimore për kooperativën”, se “u ka dhënë leje disa specialistëve të largohen nga kooperativa, për të punuar në shtet”. Njëri tha se “nuk ka pranuar të jepte llogari në Parti”.

Pastaj, më 6 janar 1975, u bë edhe mbledhja e organizatës bazë të Partisë të sektorit Blliçe. Këtu u akuza për “qëndrim nënvleftësues ndaj Byrosë së Partisë” (se këtu sillej e mbështillej gjithë lëmshi), kryesisë dhe kuadrove, se “kooperativa kishte dobësi”, se ai “kishte frymën e komandimit”, se ai “kishte favorizuar elementë të deklasuar” (madje, për N.B. akuzohej se i kishte leje të punonte si kuadër në shtet, kur babanë e kishte të pushkatuar nga regjimit komunist), se “dikujt prej tyre i kishte dhënë edhe para paradhënie nga arka kooperativës” – sigurisht me dokumente (d.m.th. një sasi lekësh para kohe, gjë krejt normale dhe e zakontë për kohën, pasi kooperativistit ajo shumë që merrte paradhënie i mbahej nga llogaria e vonshme). Sipas logjikës komuniste, t’i bije “këmborës” kur ishe në poste drejtuese ishte krim, të ndihmoje dikë që të merrte më shumë para e të plotësonte nevojat e familjes ishte krim, të lejoje dikë të punonte në ndërmarrje shtetërore, kur ishte kooperativist, ishte krim; të jepje dikujt kundrejt pagesës bazë ushqimore-barë, kashtë e jonxhë të shpëtonte bagëtinë e tij, ishte krim; të ndihmoje dikë me “biografi të keqe” – të deklasuar, ishte krim; të kundërshtoje vetë Partinë ishte krim. Asokohe, gjer këtu kishte vajtur puna.

Për Qamil Danin, të gjitha këto ishin akuza të rënda për kohën. Përjashtimi nga Partia ishte pushkatim politik. Pak gjë nëse nuk ishte komunist, shumë gjë nëse ishe dhe përjashtoheshe. Pas tij, vinte menjëherë pushimi nga puna, i cili pasohej me plot peripeci jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Edhe në Byro të Partisë, më 18 janarin kobzi të vitit 1975, të gjitha këto ia ngritën dhe po për të gjitha këto i kërkuan llogari në formën më brutale. Në këtë mbledhje byroje, morën pjesë anëtarët e kandidatët e saj: Hekuran Isai, Tefta Cami, Skënder Dema, Halit Nura, Rrahim Nela, Isa Liksala, Adivije Lazri, Selman Lika, Kimete Goxhi, Shyqyrije Lleshi, Gani Isaku, Zija Mehmeti, si dhe: ish-sekretari i Komitetit të Partisë – Tosun Spahiu, Qerim Ribaj – sekretar i Komitetit të Partisë të Bulqizës, Niazi Agoli – kryetar i Frontit Demokratik të rrethit, Rakip Dançe – sekretar i Parë i Komitetit të Rinisë, Ismete Jashari – kryetare e Organizatës së Gruas, si dhe instruktorët e Komitetit të Partisë: Ramiz Leka, Rustem Deva, Rexhep Cara, Aqif Koçi, Isuf Poleshi – sekretar i Byrosë së Partisë së Fushë-Alies dhe ish-kryetarja e Këshillit të Bashkuar të Fushë-Alies. Të drejtë për të marrë vendime kishin vetëm anëtarët e Byrosë së Partisë.

Një nga Sekretariati i Komitetit të Partisë, që i kishte drejtuar mbledhjet e partisë “në bazë në analizën e Byrosë së Partisë së Rrethit”, i tha: “Në të gjitha mbledhjet ti ke mbajtur qëndrim shumë provokues, duke i rënë, madje edhe tavolinës me grusht”.

Në Byro i kërkuan edhe sqarime biografike për problemet që i ngriheshin për familjen e gruas së tij, Hatixhen. Në Byro e akuzuan se “Qazim Daci – kushëri i parë i nënës (në fakt, ishte vëllai i nënës së Qamilit, kishte qenë i burgosur politikë dhe se kishte vdekur në burg; se një kushëri i tretë i gruas së Qamilit, Ramadan Tota, ishte me qëndrim të keq politik, i arratisur në Jugosllavi, se xhaxhai i gruas së Qamilit (në fakt, ishte babai i saj), Osman Kovaçi, në vitin 1951, ishte dënuar politikisht si agjent i UDB-së. Pra, ia ngushtuan vallen aq keq, sa rrugëdalja “pa u lagur”, ashtu si i ishin kurdisur punët, në ato kushte, ishte gati e pamundur.

Megjithatë, Qamili u mbrojt fort. Kishte logjikë dhe forcë argumentuese për t’i kundërshtuar çfarë ngriheshin kundër tij, për t’i hedhur të gjitha poshtë. Ja, si i kërkuan llogari “për zbutje të luftës së klasave dhe ulje të vigjilencës revolucionare”, pika b) e vendimit dhe e protokollit të mbledhjes së Byrosë së Partisë: “Ka oportunizëm lidhur me zhvillimin e luftës së klasave, sepse ka përkrahur njerëz me përbërje të keqe politike, që ka prej tyre që kanë borxhe (në kooperativë – F.D.) dhe nuk i paguajnë, ose u bënë hatere e favorizime, që edhe traktoristëve u është dhënë bukë pa lekë (nga mensa e kooperativës -F.D.), ose të një tekniku të pyjeve, Rexhep Nokës i është dhënë bazë ushqimore në një kohë kur kooperativa ishte keq për vete.”

Ja, edhe kritikat e rënda në pikën c) të vendimit dhe të protokollit të mbledhjes së Byrosë: “Nuk ka përfillur rolin udhëheqës të Partisë, nuk ka dhënë llogari para saj, nuk duronte rolin udhëheqës të Partisë. ”Meqë unë kam punë sot, ju duhet të anuloni mbledhjen e Byrosë.”

Si në vendimin e Byrosë, ashtu dhe në Protokollin e Mbledhjes së Byrosë së Partisë të rrethit, është bërë një shënim në fund të dokumenteve, ku shkruhet se “kur Qamili vrau veten, atij nuk i ishte komunikuar vendimi i përjashtimit, pasi ai, ende nuk ishte marrë.” Por, pas vetëvrasjes, Qamil Dani, edhe pse i vdekur, përjashtohet nga Partia dhe pushohet nga puna si kryetar i kooperativës. Pra, i vdekuri u përjashtua nga Partia, i vdekuri u pushua. Absurdi i kohës.

Pas krismave në katin e dytë të kësaj kulle të zezë, që asokohe quhej “Kulla e Kuqe”, lajmi mori dhenë. E përhapën retë, era, zogjtë, njerëzit: Hej, Qamil Dani u vra. Edhe për në Fushë-Arras u rrahën telat. U lajmërua familja. U lajmërua dhe Partia në bazë e në qendër dhe u porosit se si duhej të vepronte për situatën, që kishte krijuar nga ajo vrasje. Në Arras plasi kuja e vaji për burrin Qamil Dani, që u vra në moshën më të mirë, kur ishte vetëm 39 vjeç. U lajmëruan dhe anëtarët e Partisë e të strukturave drejtuese në Fushë-Alie. Të gjithëve iu tha: “Mos i shkoni në varrim, se vetëvrasja është tradhti, është krim” dhe shumë komunistë servilë nuk i shkuan as në varrim.

Ja si e kujton, atë situatë të vështirë, Mane Dani, vëllai i madh i sotëm i Qamilit: “Kur Qamili qe shtruar në spital, në Fushë, duke shfrytëzuar mungesën fizike të Qamilit, u ngritën kurthet kundër tij. Atëherë, unë shkova në spital dhe i tregova se ç’po kurdisej kundër tij. Ai doli nga spitali pa u shëruar dhe erdhi në vend e ndoqi situatën, por, ndofta ishte vonë. Atë natë, që nesër do të shkonte në analizën në Byro, ka qëndruar 24 orë në zyrë dhe është përgatitur. Kur është analizuar në Byro më kanë thënë se ka qëndruar si trim i vërtetë. Një e shtruar në spital të Peshkopisë, më vonë, më pyeti nëse e njihja Qamil Danin, me që kisha me të njëjtën mbiemër. Kur i thashë se çfarë e kisha, ajo më tha: Trim si Qamil Danin, nuk kam parë. Ai i hodhi poshtë me zgjuarsi e burrëri të gjithë akuzat, që iu bënë në atë mbledhje. Kur i thanë të dorëzonte teserën e Partisë dhe pistoletën, ai u përgjigj: “I gjallë nuk i dorëzoj këto, që i kam mbajtur prej 20 vitesh.

“Atë natë,- kujton Hatixhja, e shoqja,- kur të nesërmen do të shkonte në analizë në Byro, ka qenë te Maneja, bashkë me Shemsi Hoxhën, që asokohe ishte shef i llogarisë në kooperativë. Kur ka dalë të vinte tek shtëpia, revolen e kishte harruar nën jastëkun, ku qe mbështetur, gjë që nuk i kishte ndodhur ndonjëherë tjetër. Si duket, ka qenë shumë i shqetësuar për ditën e nesërme, kur do të analizohej. Revolen, që harroi, ka dalë e ia ka dhënë nusja e Manes, pasi Qamili qe larguar prej shtëpisë së vëllait. Ndërsa, vëllai tjetër, Aqifi, kujton: “Sa na erdhi haberi se Qamili ishte vrarë, unë me Manen u nisëm për në Peshkopi të merrnim kufomën e tij. Rrugës nuk na merrnin edhe makinat që takonim. Tanimë, Qamili dhe ne ishim armiq! Madje, njërës nga makinat, në Kastriot, i dolëm para drejtpërdrejt në rrugë, por ajo iku si reja, si të ikte prej murtajës. Kur shkuam në Peshkopi, në Degë të Punëve të Brendshme nuk na e dhanë kufomën. Atëherë, shkuam e takuam Hekuran Isain, sekretarin e parë. Vetëm ndërhyrja e tij, bëri që të merrnim kufomën e të vinim për t’i bërë nderimet, që meritonte, ai burrë i nderuar i gjithë krahinës sonë.

U vra e shkoi Qamil Dani, ky burrë me emër të veçantë në krahinën e vet e jashtë saj. La në vuajtje e mjerim fëmijët e të gjithë të afërmit, por la pas edhe atë emër të mirë që kishte krijuar me sjelljen e punën e tij, emër, që edhe sot, pas 37 vjetësh, nuk është venitur në kujtesën e të gjithë të njohurve të tij. Qamil Dani qe viktimë e regjimit komunist, pararendës i demokracisë.

Nga Fatos DACI

Publicist

Veli Dedi, komandanti i lavdishëm shqiptar i betejave të Madridit e Marsejës
Në 100-vjetorin e lindjes së gjeneral major Veli Dedit, patriot e trim i madh nga Kosova, luftëtar internacionalist për lirinë e popullit spanjoll e francez, hero i popullit shqiptar

Veli Dedi zotëronte disa gjuhë. Përveç gjuhës së nënës, ai e zotëronte frëngjishten, spanjishten, italishten dhe serbishten, që i kishin mundësuar të lexonte, të mësonte e të fitonte shumë njohuri e përvoja. Thoshte se vetëm kështu, me sjelljet, me qëndrimin e autoritetin, “oficeri edukon tek ushtari kulturën qytetare dhe ushtarake, disiplinën, pamjen e jashtme, zbatimin me korrektësi të detyrës së tij”

Në ceremoninë e varrimit të tij më 3 shkurt 1995, përfaqësuesi i Ambasadës së Francës në Tiranë, si atashe ushtarak, ndër të tjera, theksoi: “Më vjen keq që një shqiptar që ka luftuar për çlirimin e popullit tim, unë e takoj të vdekur”

100 vjet më parë, me 5 prill 1912, në fshatin Dede të Komunës së Medvegjës në Kosovën lindore, në familjen e Jasharëve, (bashkëshortëve Musa dhe Gjyle Radinoci) u lind fëmija i tetë, Veliu. Ai lindi mes hallesh e vuajtjesh të mëdha të shkaktuara nga robëria e egër e çnjerëzore serbe që kishte përfshirë të gjitha familjet e trojeve shqiptare të asaj treve. Gjyshi dhe babai i tij pati luftuar si para dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përkrah burrave të mëdhenj shqiptarë, të atij kuvendi historik, si dhe gjatë luftërave ballkanike për lirinë e trojeve etnike dhe shpalljen e pavarësisë që u arrit me 28 Nëntor 1912.

Shkollën fillore e kreu në Medvegjë e Gazdar, të mesmen-gjimnaz në Leskoc. Fakultetin e makinerisë e kreu në Beograd. Më 1932, punoi në një firmë në Shkup, me synim për të shkuar në Turqi, por, siç thotë vetë, ai në kujtimet e tij, një shkrim i Bedri Pejanit ndikoi që të vinte në Shqipëri. “Nga Bedri Pejani kisha mësuar historinë e Kosovës, ndërsa nga Emrush Myftari e kisha më të afërt se nga duhej të orientohem në jetën time”,- thoshte Veliu. Po kështu, besnik i qëndroi porosisë së nënë Gjyles që i kishte dhënë për vazhdimin e shkollës ushtarake: “Ma mirë me opingat e Shqypnisë se sa me çizmet e Serbit”.

Pasi erdhi në Shqipëri, vazhdoi shkollën mbretërore të oficerëve, por njëherësh, i lindi dëshira për të shkuar në Akademi Ushtarake në Itali, gjë që e shtyu për të mësuar gjuhën italiane shumë shpejt. Kështu në vitin 1934 shkoi në Itali për studime ushtarake, ku për dy vite kreu Akademinë e Xhenios e të Artilerisë në Torino.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe Itali, njihet me shumë patriotë shqiptarë, si, Ali Këlmendi, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Emrush Myftari, Sali Vuçiterna, Ibrahim Gjakova, Xhemal Kada, Asim Vokshi (një ndër shokët më të ngushtë të tij), etj.

Me 1933, bëhet anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Vazhdimisht, e deri sa ndërroi jetë, mendja i punonte e zemra i rrihte për Atdheun, për Shqipërinë e Kosovën e për mbarë trojet shqiptare.

Internacionalisti i dekoruar me “Urdhrin e Kavalierit të Lirisë”

Kur fashistët e Frankos iu vërsulën Spanjës Republikane në 1936-ën, Veliu u nis në mbrojtje të lirisë së popullit spanjoll, bashkë me Asim Vokshin, Ramiz Varvaricën, Xhemal Kadën, Zef Hotin, Musa Fratarin, Thimio Gogozotin e të tjerë, që dhanë jetën, gjënë më të shtrenjtë të njeriut, për një ideal të madh, për lirinë e popullit spanjoll. Shokët e tij të luftës, Petro Marko, Skënder Luarasi, Justina Shkupi, Zef Prela e të tjerë, së bashku me shumë luftëtarë spanjollë të lirisë, e vullnetarë antifashistë italianë, në shumë beteja të fronteve të rezistencës spanjolle dhe luftime të brigadave internacionaliste, panë Veliun të hidhej me trimëri të rrallë kundër fashistëve, me thirrjen “NO PASERA!”. Në fillim, luftoi me Brigadën “Garibaldi” përkrah brigadave internacionaliste të 57 vendeve të botës, përfshirë batalionin “Abraham Linkoln” të Amerikës.

Frontet kryesore të luftës ku mori pjesë Veliu kanë qenë: Fronti i Madridit, Barcelonës, i Aragonës dhe i Ebros. Më 1937, gradohet kapiten dhe në sajë të aftësive, profesionalizmit e zotësisë të tij mundi të marrë e të kryejë detyra të rëndësishme, si shef Xhenio e shef Operativ i Divizionit të Ebros. Për aftësitë e shfaqura në fushën e betejës, për guximin dhe trimërinë e treguar gjatë luftës në çdo front, në 1938-ën, dekorohet me “Urdhrin e Kavalierit të Lirisë”.

Shqiptari, komandant i Forcave Franceze të

Rezistencës për rajonin e Marsejës

Në fund të 1939-ës, kur Revolucioni Spanjoll u mbyt me gjak nga fashistët e Musolinit e të Frankos, Veliu, me shumë antifashistë të tjerë, kaloi nga Spanja në Francë për të vazhduar më tej luftën kundër pushtuesit nazist të Francës. Fillimisht, atje i vendosën në një kamp përqendrimi, gjë që Veliut i shërbeu për të mësuar mjaft mirë gjuhën frënge, që e përdori, më së miri, për sa kohë që jetoi e luftoi në Francë. Në këto kushte përqendrimi, nuk duroi dot për shumë kohë dhe u arratis, duke iu bashkuar luftëtarëve të rezistencës franceze pas pushtimit nazist të vendit. Veliu mori pjesë dhe u dallua për trimëri e profesionalizëm në organizimin dhe kryerjen e veprimeve luftarake diversioniste në front, e sidomos në prapavijat e armikut, ku me përdorimin e mjeteve të luftës me mina e eksploziv, duke hedhur në erë objekte e linja hekurudhore ua nxiu jetën pushtuesve nazistë të Hitlerit. Ai, i njohur nga bashkëluftëtarët si vaillant albanais (trimi shqiptar) për guximin, trimërinë dhe aftësitë e treguara në luftimet dhe aksionet e zhvilluara, u emërua në detyrën e Komandantit të Forcave Franceze të Rezistencës për rajonin e Marsejës.

Me thyerjen e rezistencës së armikut, të cilit po i vinte fundi, Veliu futet në qytetin e Marsejës dhe përpara turmës që brohoriste, ngrihet e thërret duke valëvitur flamurin francez “Rroftë Franca e Lirë”. Pas disa ditësh luftime, forcat e rezistencës, nën drejtimin e tij, hidhen drejt kodrës së qytetit, ku armiku ende rezistonte e zhvillonte përleshje të përgjakshme. Atje u shfaq heroizmi i tij i pashoq si antifashist trim e i paepur, hero i dy popujve, atij spanjoll e francez. Në luftimet e zhvilluara gjatë betejës përfundimtare, në ditën e çlirimit të qytetit të Marsejës, në 1944, Veliu në ballë të kryengritësve francezë, priu e çau përpara me flamur në dorë përmes breshërive të plumbave e shpërthimit të granatave të armikut dhe vendosi me dorën e tij flamurin e fitores në majë të kështjellës në kodrën e Marsejës po me thirrjen, “Rroftë Franca e Lirë”. Qyteti u çlirua.

Në sajë të aftësive të tij mundi që t’i bindte që të dorëzoheshin 37 mijë fashistë të cilët po luftonin që të rrënonin Marsejën. Argumentet që përdori për bindjen e tyre qenë njohja nga ana e tij e të gjitha Konventave Ndërkombëtare në hollësi e me profesionalizëm, si dhe siguria që u garantonte atyre në krye të njësisë franceze që drejtonte.

Më vonë, bashkë me repartin e tij u transferua në Niçe ku luftoi po me atë trimëri e vendosmëri në frontin franko-italian të Luftës së Dytë Botërore, deri në kapitullimin e plotë të bishës naziste.

Me sytë e zemrën tek atdheu, Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare

Por Veliu, sytë e zemrën i kishte gjithnjë tek atdheu, tek Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare. Kështu që, me 1946-ën, kthehet në Shqipëri me gradën e Majorit Francez, së bashku me bashkëshorten Elena, një italiane, antifashiste, që e njohu në Marsejë, e cila iu bë bashkëpunëtore dhe krah gjatë gjithë jetës së tij. Kthimin e tij në Shqipëri, populli ynë e priti me ngrohtësi, si birin e tij, trim e hero, që ia rriti e lartësoi figurën shqiptarit kudo në botë. Pikërisht për këtë ai u zgjodh për afro dy dekada deputet i rrethit të Tropojës. Pas kthimit në atdhe, me gradën e majorit francez, emërohet në detyrën e Drejtorit të Xhenios së Ushtrisë Shqiptare, ku dha një kontribut të lartë në organizimin, kompaktësimin e konsolidimin e trupave xheniere, si dhe në fortifikimin e brezit kufitar për përballimin e provokacioneve të monarko-fashistëve grekë te gushtit 1949. Gradualisht, mori gradimet në ushtrinë shqiptare deri me gradën e Gjeneral Majorit dhe titullin më të lartë “Hero i Popullit”.

Gjeneral major Veli Dedi ka meritën e veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm që dha personalisht për çminimin e mëse 40 km front bregdetar të Shqipërisë, të minuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët gjermanë. Me këtë shërbim që i bëri vendit, sot kudo në bregdetin tonë janë ngritur godina, hoteleri e shtëpi pushimi, ku njerëzit jetojnë, pushojnë e argëtohen pa pasur asnjë rrezik për jetën, për efekt sigurie në këtë drejtim. Gjatë gjithë kohës, që punoi në ushtrinë tonë, u shqua për kulturë ushtarake të gjerë, për profesionalizëm, aftësi drejtimi e komandimi, kërkesë të lartë e komunikim të arsyeshëm mbi bazën e argumenteve të nevojshëm.

Gjeneral Veli Dedi, gjatë jetës së tij në Shqipëri pas kthimit nga Franca, më 1946, kreu disa detyra të tjera shtetërore, të cilat, në një mënyre apo në një tjetër, tregonin për një mënjanim e ftohtësi ndaj tij nga drejtimet kryesore. Kjo, për arsye ende të panjohura e të papublikuara, që, me sa duket, i binin ndesh sistemit të kohës. Kështu kreu detyrën e Komandantit të Granizonit për Qytetin e Tiranës e më pas detyrën e Drejtorit të Arkivit Shtetëror të shtetit shqiptar, i cili në vitet ‘50 – të varej e kontrollohej nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ketu Veliu shpalosi njeriun me kulturë të gjerë, me vizion e botë të madhe që duke ditur rëndësinë e këtij sektori dhe vlerat e tij për shtetin shqiptar, organizoi punën për vendosjen e çdo dokumenti apo materiali në vendin e vet të arkivit, për ruajtjen e vlerave të tyre në interes të shtetit Shqiptar. Me guxim e përkushtim ka mbledhur e grumbulluar, daktilografuar e përpunuar si dhe arkivuar dokumente që flasin për kombin tonë, e veçanërisht për Kosovën në një periudhë kur marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë ishin prishur e acaruar shumë. Shembull domethënës për kujdesin e arkivimit të materialeve të nevojshme është edhe këshillimi që i dha fotografit të Shkodrës, Gege Marubi, që të krijonte një fototekë e ta vinte në dispozicion të shtetit shqiptar, pa pasur frikë për mbajtjen e fotografive në periudha të ndryshme të historisë, sepse ato kanë vlera të pakrahasueshme për ngjarjet e zhvilluara në çdo kohë.

Pas daljes në pension, gjeneral Veliu u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për shumë vite me radhë dhe njëherësh edhe Anëtar i Forumit Drejtues të Federatës Internacionale të Rezistencës Antifashiste (FIR-it). Këtu punoi me përkushtim të madh duke përfaqësuar denjësisht shtetin shqiptar në organizmat ndërkombëtare për sa u përket luftërave të drejta që ka bërë populli shqiptar në shekuj për liri, pavarësi e demokraci.

Kontribut të shquar dha në edukimin patriotik të brezit të ri. Si patriot i madh që ishte, shquhet edhe në demaskimin e shovinizmit serbomadh, sepse i digjej shpirti për të parë Kosovën të lirë dhe të pavarur.

Në zyrën, shtëpinë e bibliotekën e tij, harta e Shqipërisë etnike

Në zyrën, shtëpinë e bibliotekën e tij, gjithmonë mbante hartën e Shqipërisë etnike, të nënvizuara viset e saj, veçanërisht ato të Kosovës, vendlindjen e tij, Medvegjen, e cila edhe sot lëngon nën thundrën e serbit, bashkë me Preshevën dhe Bujanovcin. Kosovën e donte të madhe, brenda kufijve të Shqipërisë etnike. “Nuk duam asnjë pëllëmbë tokë më shumë, por ama nuk u lëshojmë asnjë gisht toke nga toka jonë të huajve, kushdo qofshin ata”,- thoshte Veliu.

Kështu, gjithmonë e kishte në qendër të vëmendjes, se si do të bëhej çlirimi i Kosovës, si do të fitohej pavarësia e saj dhe në veçanti, si dhe kur do të bëhej i mundur bashkimi kombëtar e heqja e kufijve ndërmjet shqiptarëve për të vënë në vend padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë në shekuj. “Mos vdeksha pa u çliruar Kosova, se dheu nuk më tret”,- thoshte Veliu, e më tej vazhdonte: “Lirinë e konsideroj si frymën që merr njeriu për të jetuar; Them kështu, sepse, pa Kosovë të lirë, nuk ka as liri të Shqipërisë”.

Me dhimbje të madhe kujtonte shpesh herë Masakrën e Tivarit të 1 Prillit 1945, kur qindra rekrutë kosovarë të paarmatosur e të mashtruar u ekzekutuan nga ushtarët serb e malazez, pasi më parë kishin kaluar përmes tokës shqiptare, ngjarje kjo e mbetur shumë e zbehtë për historinë tonë deri para pak kohësh.

Gjeneral Major Veli Dedi ishte, gjithashtu, një studiues i shquar, merrej me punë shkencore, studionte e punonte me librin në disa gjuhë të huaja si frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, serbo-kroatisht, rusisht, e të tjerë. Ai shkruante edhe poezi. Në njërën prej tyre, kushtuar nënës së tij, me dhembje të madhe për Kosovën e Medvegjen këndonte: “Në robëri, nënë, jeta ty të shkoi/ tokën ku kemi lindë nuk po e gëzojmë/ po mos ki dert nanë/ se me luftë do ta çlirojmë”.

Proceset demokratike në Shqipëri i priti me gëzim të madh, i përgëzoi dhe i mbështeti moralisht, në kushtet e një moshe madhore me besimin e madh se ato do të ndikonin e do të ndihmonin në ndryshimin e gjendjes në Kosovë e në çlirimin e saj. Vërtet me luftën që bëri UÇK-ja e mbështetur fuqimisht nga Aleanca e Atlantikut (NATO-ja, Kosova u çlirua dhe fitoi pavarësinë. Por mund të themi se ëndrra e gjeneral Veliut nuk u realizua plotësisht, përderisa Kosovës i mbetën të shkëputura nga trungu i saj, sot e kësaj dite tri komuna të mbetura nën Serbinë, siç janë Presheva, Bujanovci e Medvegja. Dhëntë Zoti që edhe këto treva të çlirohen nga thundra serbe e t’i bashkohen Kosovës së çliruar e të pavarur.

Gjeneral major Veli Dedi, vdiq më 3 shkurt 1995, në Tiranë. U përcoll me nderime e respekt nga shteti shqiptar dhe populli i Tiranës si luftëtar e veteran i Luftës së Spanjës, si komandant i Forcave Franceze të Rezistencës për Marsejën në Luftën e Dytë Botërore. Si ushtarak e Hero i lavdishëm i kombit tonë, si deputet i rrethit të Tropojës, populli i të cilit, me malësorë, me intelektualë, me ushtarakë, rini e deri fëmijët e mbajtën në mesin e tyre, në vatrat e tyre, si njeriun e veçantë të zemrës së tyre, për përfaqësimin e denjë që u bënte, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kishin, si për shkollimin e fëmijëve, për gjendjen shëndetësore, për punësim, për rrugë e kushte jetese, etj.

Në ceremoninë e varrimit të gjeneral Veliut, Atasheu Ushtarak i Francës në Shqipëri, ndër të tjera theksoi: “Më vjen keq që një shqiptar që ka luftuar për çlirimin e popullit tim, unë e takoj të vdekur”.

Në këtë 100-vjetor të lindjes, familja, farefisi, shokët e veteranët, ushtarakët, të gjithë së bashku kujtojmë gjeneral major Veli Dedin, “Heroi i Popullit” për jetën e tij të lavdishme si një ndër figurat e ndritura të kombit tonë, tek i cili spikatën cilësitë e virtytet më të larta që gëzon njeriu: i thjeshtë, i dashur, i ndershëm, i sinqertë, besnik, i mençur, i pastër moralisht, trim e guximtar deri në vetëmohim. Patriot i madh dhe i pavdekshëm.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Ali Demushi

Mata Hari, e vërteta e një agjenteje të bukur. Jeta, rekrutimi dhe tradhëtia e madhe që i bënë francezët
Margaret  Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma  vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit ? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.

Valltarja e bukur

Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të  Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet  në jetën mondane dhe sallonet e saj.  Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzjerë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj.  Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…

Rekrutimi

Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëhere pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët  e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar  për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës  për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit,  e sidomos atij ushtarak.

Vendimi fatal

Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj : ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë. Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu , shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.

Veprimtaria në Spanjë

Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte  me siguri. Zbulimi francez kishte kapur  shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman nëMadridkomunikonte me  komanden nëBerlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “NëMadridka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla. Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”.Në telegramin e kthimit  thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas  jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta. Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale , Mata Hari mësoi se  gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez nëMadrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se:  “ U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”. Por   në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk  kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre.  Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me mijëra jetë njerëzish. Por Mata Harri nuk u shpërblye asnjëherë . Ajo shkoi nëParispër të marrë milionin e premtuar nga Ladu …

Arrestimi

Më 13 shkurt  policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e  trupave franceze. Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokëturku. Mata Harri dhe legjenda e thurrur për të ishte ideale.  Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.

Fundi

Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo është përgjigjur gjithë teka : “Kaq shpejtë? Që pa gdhirë !”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, endrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj ? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje ? Gjithçka është e gënjeshtërt”. E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrejtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite. Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka  ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar  Mes tyre ke qene një Mata Harri, por edhe ajo nuk ka kryar as të qindën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike , apo as një të mijtën e asaj që thuhet për të në gjoja librat më seriozë”. Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Harri” e luajtur nga Greta Garbo.

Themelimi i Cosa Nostras, 5 familjet mafioze te Nju Jorkut
Atentati ndaj Lucky Lucianos

(pjesa e dytë)

Luciano ishte duke ecur një ditë prej ditësh në Six Avenu në Nju Jork , kur një limuzine me perde të errëta ndaloi afër tij. Tre burra i drejtuan atij pistoletën  dhe e urdhëruan të futej në limuzinë. E qëlluan me gushta dhe  e çanë në fytyrë me thikë . Luciano mendoi se ky ishte fundi. Sytë iu errësuan dhe humbi ndjenjat. Katër orë më pas ai u zgjua në breg të detit nga ftohtësia e dallgëve që e godisnin në këmbë.

Koka i dhimbte dhe fytyra i ishte çarë. Eci disa kilometra derisa arriti një patrullë policie. “ Më gjej një taksi !” i tha njërit prej policëve. “Do të të jap para nëse ti e bën këtë dhe më le të iki në punën time”. Por polici e injoroi këtë ofertë dhe e çoi atë në spitalin më të afërt. Në spital dedektivi nisi t’i bënte atij pyetje serioze. Përnjëherësh Lucky u bë shurdh-memec. Pyetjet bëheshin me insistuese. Lucky i inatosur u përgjegj se nuk i njihte njerëzit që e sulmuan. Në fakt policia ishte e bindur se ai nuk thoshte aspak të vërtetën.

Mafia krijon Ligjin e Heshtjes (Omerta) dhe nis një epokë të re

Fillimisht Luciano nuk kishte idenë më të vogël  se kush ishin njerëzit që e masakruan. Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë i rrethuar nga armiq dhe njerëz të cilët nuk i donin të mirën. Atëherë ai u kthye tek miku  i tij i ngushtë polak Meyer Lansky. U kthye thjesht për të kërkuar një këshillë duke qenë se e vlerësonte jashtëzakonisht mençurinë e tij.  Meyer nuk e pati fare të vështirë  për të gjetur zgjidhjen dhe përgjigjen, e cila do të shërbente jo vetëm për atë moment por për të gjithë kthesën në jetën e Lucky Lucianos e në zhvillimin historik të Cosa Nostras. Meyer i bëri të qartë mafiozit se pas atentatit nuk mund të ishin tjetër veç njerëzit e Masserias, bosit të tij dhe se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të kalonin në kundërsulm duke bashkuar forcat  me ato të rivalit të Masserias , Salvatore Maranxanos. E në fakt, pak muaj më pas Luçiano u takua fshehtas me Maranxanon dhe ra dakord për të tradhëtuar Masserian. Nisi kështu lufta më e fortë dhe më e përgjakshme që ka njohur Nju Jorku. Klani i Salvatore Maranxanos në duel me klanin e Xho Masserias. Kjo do të quhej Lufta e Kastalmarezes. Në të vërtetë prokurorët në dosjet e tyre kanë shënuar edhe një tjetër version për atentatin që iu bë Lucky Lucianos. Thuhet se duke njohur egersinë e vartësit të Masserias, rivali i tij inteligjent Maranxano, i kishte kërkuar shpesh Luckyt të kalonte në klanin e tij.  Ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë një ofertë të tillë për çështje nderi.  Atëherë ishte Maranxano ai që i ngriti kurthin , duke përhapur njëkohësisht fjalë se njerëzit që e masakruan Lucianon ishin të bosit Masseria. Kurthi funksionoi për bukuri dhe Luciano, që e mori emrin Lucky (me fat) pasi mundi që të shpëtojë gjallë edhe pse i masakruar, lidhi aleancë me Maranxanon.

Biznesi  i krimit deri në vitin 1920 drejtohej nga ‘Mustaqe Petët”. Ata ishin të ngathët dhe nuk kishin energjinë dhe egersinë e të rinjve mes të cilëve spikatën shpejt Lucky Luciano dhe Karlo Gambino. Të vjetërit refiuzonin të bënin tregti me jo italianët, me polakët si Meyer Lansky apo me çifutet e zgjuar, miq të përhershëm të Luckyt.  Luciano nuk do të duronte shumë nën hijen e Masserias dhe as që mund të mendohet se do të ndiqte për një kohë të gjatë rregullat e tij vërtetë idiote për epokën e re.  Ai mbetej një mafioz largpamës. Shihte potencialet e pafundme që kishte krimi i organizuar nëse kapërcente etnitë dhe krijonte bashkëpunime të frutshme. Luciano besonte se linjat e vjetra  mafioze , ashtu strikte siç ishin , të mbytnin dhe të kufizonin. Në 1928 gjithçka plasi ! Nisi rindërtimi i Mafias së re , i asaj që do të pushtonte botën në vitet që pasuan. Lufta Kastelamareze u zhvillua mes forcave të vjetra të Xho Masserias dhe njerëzve të rinj të bosit të ri në ngritje në Nju Jork, Salvatore Maranxanos. Në dy vjetë u vranë dhjetra gangsterë. Luciano u përpoq realisht për të shmangur konfliktin nga vetja. Ai u lidh me Maranxanon , por pa e ndihmuar atë fillimisht në luftë. Lucky tentoi ta kishte mirë me të dy palët dhe të priste se cili prej tyre do të mbijetonte.  Këtë gjë po ebeninedhe shumë bosë të rinj si ai.  Lufta përfundoi në 1931 me fitoren e Maranxanos. Luciano e kuptoi se tashmë kishte ardhur koha, se nuk mund të vazhdonte të qendronte në mes. Ishte momenti për të zgjedhur. Dhe Lucky zgjodhi, fitimtarin. Tre nga djemtë e tij dhe Bugsy Siegel, të drejtuar nga Meyer Lansky , ekzekutuan Xho Bosin (Masserian) në Coney Island Restorant. Ishte Lucky ai që e kishte ftuar ish bossin e tij për darkë dhe që shkoi në banjo ndërkohë që ai u vra….

Tradhëtia dhe vdekja e Maranxanos

Për këtë kontribut Maranxano e bën Lucky Lucianon numrin dy të Perandorisë së Mafias. Maranxano u vetquajt Bosi i të gjithë Bosëve. Vetëm pak ditë pas Luftës Kastelamareze fitimtari Maranxano mblodhi të gjitha familjet mafioze italiane , rreth 400 familje dhe u mbajti një fjalim të shkurtër:  “Lufta mbaroi. Nuk do të ketë hakmarrje. Nëse dikush do të hakmerret për vëllanë e vrarë , do të vritet ! Kjo është gjëja jonë, është Cosa Nostra..”.

Më pas Maranxano emëroi pesë familjet e mëdha mafioze , të cilat do të drejtoheshin nga bosët, pas tyre nënbosët, oficerët dhe skuadrat. Modeli ishte tipik i legjioneve romake të Jul Çezarit. Për këtë strategji Maranxano quhet edhe Çezari i Vogël. Rregulli i parë i Cosa Nostras do të ishte Heshtja . U krijua Ligji i Heshtjes ose i famshmi OMERTA. Kush fliste për Cosa Nostran me një person jashtë organizatës , ishte i vdekur.Kushfliste për Cosa Nostran edhe me gruan në shtrat, ishte i vdekur. Rregulli i dytë pas Omerta ishte se në organizatë do të pranoheshin vetëm italianët.  Maranxano nxorri edhe listën e atyre që duhet të eleminoheshin nga Cosa Nostra. Në listë ishte edhe Al Kapone i Çikagos , edhe….Lucky Luciano. Bosi i Bosëve kishte frikë nga ambicia pa kufi e djaloshit të egër. Ai mendoi të thërriste në studion e tij Luckyn dhe Vito Xhenovezen dhe kishte rekrutuar një vrasës irlandez për t’i qëlluar ata në korridor. Por Maranxano kishte bërë një gabim. Kishte folur për këtë plan me Frank Costellon , duke harruar se ishte ky i fundit që e kishte futur Luckyn në organizatë  dhe që ishte mbrojtës i tij.  Pikërisht në orën kur Maranxano kishte planifikuar të vriste Luckyn, u gjet nga njerëzit e tij i masakruar në zyrë. Vrasësit e drejtuar nga Meyer Lansky dolën qetësisht nga ndërtesa , madje duke lajmëruar edhe killerin irlandez që kishte rekrutuar Maranxano të ikte nga godina sepse ….po vinte policia. Situata kriminale që la Maranzano pas vdekjes së tij është pothuaj e njëjtë me ndarjen që bëri ai në mbledhjen e  400 familjeve mafioze të Nju Jorkut. Cosa Nostra përbëhet nga pesë familje kryesore të cilat pas eleminimit të Maranzanos “Çesarit të Vogël”, do të drejtoheshin nga bosi i bosëve Lucky Luçiano. I hapi vetë të gjitha rrugët për t’u bërë “don i donëve”. Vrau Masserian me urdhër të Maranzanos dhe më pas ekzekutoi edhe këtë  të fundit, ditën e programuar për t’u vrarë nga ai. Lucky ishte i pamëshirshëm. Njerëzit e tij në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të detyronin SHBA-në të bënte paktin e parë dhe të fundit me Mafian. Për lirimin e tij mafia do të garantonte qetësinë dhe mossabotimin e porteve ku ishin ankoruar anijet e luftës. …Me një aleat aq të zgjuar sa  Meyer Lanski, Lucky Luçiano do të qëndronte si numri një i Cosa Nostras në Amerikë edhe disa vjet pas deportimit në Itali në 1946

(Vijon)