GAZETA REPUBLIKA » Lajme Kryesore

Nishani takim me Shefin e Shtabit të Turqisë, Ozel
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti në një takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, z. Necdet Ozel. Zyra e presidencës bën me dije se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona duke i kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Presidenti Nishani pasi falenderoi Turqinë për mbështetjen në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Forcat e Armatosura të Turqisë për mbështetjen që i kanë dhënë Forcave të Armatosura të Shqipërisë e garantoi zotin Ozel se Shqipëria do të jetë një partner i besueshëm i aleancës dhe i Turqisë. Më tej, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon e në botë dhe shtoi se partneriteti shqiptaro-turk dhe bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive tona ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë efektiv për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe më gjerë. Nga ana e tij, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë vlerësoi kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe garantoi se mbështetja për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e mbrojtjes do të zhvillohet edhe më tej përmes projekteve dhe stërvitjeve të përbashkëta. Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se Shqipëria dhe Turqia si dy vende mike dhe aleate do të forcojnë bashkëpunimin dhe partneritetin bazuar në një miqësi tradicionale dhe interesa të ndërsjella gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Mbledhja e Kuvendit, Arvizu: Mundësi e mirë për 3 ligjet e KQZ
Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu shpreson që partitë politike të shfrytëzojnë mundësinë e mbledhjes së Parlamentit ditën e hënë, qoftë për votimin e tre ligjeve apo situatën në KQZ. “Sot është dita e parë e fushatës, por mesa duket ajo ka nisur. Kemi qenë shumë të qartë për pozicionimin e SHBA, për zgjedhjet dhe KQZ. Kam dëgjuar se do të zhvillohet një sesion në Parlament të hënën. Kështu që është një mundësi e mirë qoftë për tre ligjet dhe konstituimin e KQZ, dhe shpresoj që palët të përfitojnë nga kjo mundësi”, iu përgjigj ambasadori interesit të gazetarëve, nëse ai kishte mesazh për ditën e parë të fushatës zgjedhore. Këto deklarata Arvizu i bëri pas vizitës në Gjykatën Kushtetuese ku u takua me kreun e këtij institucioni, Bashkim Dedja. Në prononcimin për mediat pas takimit, ambasadori amerikan vlerësoi se forca e çdo demokracie mbështetet në efektivitetin e drejtësisë. Me këtë rast, Arvizu vlerësoi rolin e Kushtetueses “për drejtësinë në vend”, ndërsa shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për punën që kryetari i saj dhe vetë gjykata po bëjnë.“Para së gjithash kam njohur zotin Dedja para disa kohësh. Por në fakt më është dashur shumë kohë të vija këtu për një vizitë zyrtare. Zoti Dedja më ofroi ftesën dhe kemi folur për rolin që gjykata luan. Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për rolin që ai luan dhe bën për drejtësinë në vend gjithashtu kam shprehur mbështetjen e fortë që SHBA bën këtu. Dhe besoj se në fakt forca e cdo demokracie mbështetet në efektivitetin e ndarjes së cdo pushteti”, theksoi Arvizu. Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja tha se vizita e ambasadorit amerikan në këtë institucion , “ishte në vazhdën e mbështetjes që SHBA i ka dhënë sistemit gjyqësor në Shqipëri”. “Pavarësisht, se Gjykata Kushtetuese nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor në Shqipëri, z ambasador u tregua i gatshëm që përmes përfaqësisë së SHBA-së të japë ndihmën, që ai e çmon të nevojshme, për përmirësimin e punës së Gjykatës. Ishte një vizitë njohje, perceptimi dhe diskutimi për problemet që shqetësojnë Gjykatën”, tha kryetari i Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Situatë delikate, Komisioni i Venecias: Plotësoni KQZ-në
Situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraqitet delikate sipas Konrad Olshevskit. Ekperti i Komisionit të Venecias që prej muajsh po asiston institucionin që po menaxhon zgjedhjet në Shqipëri, thotë se e paplotë siç është KQZ-ja s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për 23 qershorin.“Situata është delikate sepse komisioni po punon me 4 nga 7 anëtarët. Kjo sigurisht përbën një sfidë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Së pari, sepse vendimet nuk diskutohen mjaftueshëm siç kërkon kodi. Po ka dhe problem teknike sepse duhen miratuar aktet normative që kërkojnë 5 anëtarë të KQZ-së. Nëse situata vazhdon kështu KQZ s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për zgjedhjet”, tha Olshevski. Por 1 muaj nga e diela e zgjedhjeve, a ka kohë sipas komisionit të venecias për të rikthyer situatën në normalitet? “Gjithmonë është koha e përshtatshme për të rikthyer kompozimin e plotë të KQZ-së. Sa më shpejt të ndodhë kjo aq më mirë do të jetë.A mundet KQZ të mbajë zgjedhje me anëtarët e mbetur? Të presime të shohim. Gjatë zgjedhjeve në çdo vend ka gjithmonë zhvillime surprizë dhe që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të menduara mirë”, vijoi ai. E rrezikuar sipas Olshevskit, krahas të gjitha vendimarrjeve që kërkojnë 5 vota, është dhe elektronika në zgjedhje. “Deri tani po punohet mirë. Por mungesa sjell 2 probleme për mendimin tim. Ligjore, sepse duhet të shohim nëse 4 anëtarët do të jenë në gjendje të drejtojnë zgjedhjet në përputhje me ligjin pa ndryshuar rregullat. Edhe projekti pilot i kontrollit elektronik të kartave të identitetit kërkon 5 vota. Me formacionin e mbetur do të jetë e pamundur të miratojnë këtë akt normative. Por ka edhe probleme në aspektin politik sepse duhet konsensusi i të dy palëve”, shprehet ai. Prej muajsh Komisioni Venecias ka sjellë në Tiranë ekspertët e saj për të ndihmuar në aspektin ligjor KQZ-në dhe kolegjin zgjedhor në zhvillimin korrekt të zgjedhjeve parlamentare.

Holtkemper: Forcat politike të gjejnë një zgjidhje për KQZ-në
Ambasadorja Gjermane në vendin tonë, Carola Müller-Holtkemper thekson rëndësinë që partitë politike të gjejnë një zgjidhje për çështjen e KQZ-së. Sipas ambasadores, vendime të caktuara në KQZ kërkojnë shumicën e cilësuar të anëtarëve të komisionit, çka do të thotë që ky institucion nuk mund ta përmbyllë procesin me 4 anëtarë. “Deri më tani për fat të mirë nuk ka ndodhur asgjë serioze problematike përsa i përket procesit të deritanishëm zgjedhor. Por nuk është shumë i kënaqshëm fakti që forcat politike në Shqipëri nuk kanë mundur ende të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Unë shpresoj shumë që kjo të ndodhë së shpejti, pasi me siguri gjatë këtij procesi zgjedhor do duhet të merren vendime të cilat do të kërkojnë shumicën e cilësuar të anëtarëve të Komisionit Qendror zgjedhor. Në përfundim do të duhet të shpallet rezultati i zgjedhjeve që do të kërkojë gjithashtu një komision të plotë përsa i përket numrit të anëtarëve. Unë mendoj që sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë është. Ne kemi patur diskutime të gjata përpara se të ndodhnin ndryshimet e KQZ-së, por unë mendoj se këto janë elementë të cilët i përkasin të shkuarës tanimë. Ajo që do të rekomandoja unë për të gjithë ju do të ishte, ky komision zgjedhor me këta 5 anëtarë, numër tek , i cili garanton në çdo moment marrjen e vendimeve të njëkuptimta dhe të paekuivoke.”- deklaroi ambasadorja Holtkemper.

Deklaratat e Holkemper u bënë gjatë procesit të simulimit të votimit të maturantëve të shkollës “Aleks Buda” në Tiranë. Ajo apeloi të rinjtë që të mos shesin votën, pasi sipas saj në terma afatshkurtër ka të mira materiale por në terma afatgjatë do të sillte humbje shërbimesh dhe simulim të korrupsionit.

Rozeta Shira: Objektivat e Shqipërisë Evropiane do t’i realizojë vetëm koalicioni i djathtë
Ka vendosur të sfidojë vështirësitë me të cilat përballet një grua, një e re, dhe të nisë rrugën e saj në politikë. Rozeta Shira, është kandidate për deputete e Partisë Republikane në Qarkun e Tiranës.

Me energji dhe plot pasion për ti shërbyer një komuniteti prej nga vjen, Znj. Shira duket e vendosur për tu përballur me kundërshtarët në zonën e Paskuqanit dhe Laprakës. Ajo fton të gjtihë banorët e kësaj njësie ta mbështesin në këtë garë duke u premtuar atyre se do të jetë zëri i tyre në parlament, në politikë dhe në ç’do angazhim publik të saj në të ardhmen. Rruga e një gruaje në politikë padyshim i duket e vështirë, por ndjehet shumë komode me hapësirën dhe mbëshetjen që Partia Republikane i ka dhënë në këtë rrugë të angazhimit të saj në politikë. Rozeta Shira është prezantuar pak ditë më parë si kandidate nga kryetari i Partisë Republikane Z.Fatmir Mediu. Në një aktivitet elektoral në amfiteatrin pranë Institutit Bujqësor në Kamëz, kandidatja Shira foli për angazhimin e saj në politikë dhe garën në këto zgjedhje. Duke falenderuar stafin që e mbështet në këtë beteje elektorale, Rozeta flet me siguri për një fitore në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Cilat ishin arsyet që ju bënë të besoni se rruga e vështirë e politikës për një femër nuk është një mision i pamundur?

Pikësëpari është hapësira që kam gjetur si femër dhe kryesisht si e re në Partinë Republikane. Ndjehem komode dhe shumë e motivuar ndaj dhe vendosa ti përgjigjem pozitivisht dhe me të gjithë kapacitetin tim vlerësimit që më bëri Partia Republikene. Pra jam e vendosur të zhvilloj garën time në zonën e Paskuqanit dhe të Laprakës. Së dyti, familja ime dhe prejardhja e familjes sime janë një arsye e rëndësishme që më shtynë të hy në këtë garë. Specifika e zonës ku unë kandidoj është një arsye e rëndësishme që më bëri të jem pjesë e kësaj gare. Unë vij nga një familje dibrane, dhe jam e bindur dhe e përkushtuar të angazhohem publikisht për ti shërbyer njerëzve të kësaj njësie, të cilët po përpiqen çdo ditë e më shumë të përmirësojnë jetën e tyre në kryeqytet. Të gjithë bashkë do tia dalim të ndërtojmë të ardhmen tonë. Jam në këtë garë për të gjithë banorët e kësaj njësie, pasi jam e bindur se do të jem zëri i tyre në parlament dhe në të gjitha angazhimet e mija publike.

Cilat janë premtimet tuaja konkrete për banorët e kësaj zone?

Pikësëpari, dua të mbështetem në programin dhe qëndrimet e Partisë Republikane për të folur edhe për premtimet e mija si kandidate. Ne si Parti Republikane kemi bërë publik qëndrimin tonë për një prej çështjeve më problematike që shqetësojnë sot banorët e këtij komuniteti ku unë kandidoj. Legalizimi i shtëpive dhe pronëza\ve të tyre do të jetë një prej objektivave tona madhore në këtë mandat. Ne jemi bashkë me koalcionin qeverisës në këtë betejë me qëndrimet tona të përbashkëta përsa i përket kësaj çështje.

Por kjo duket se ka një problematikë që lidhet me thelbin e partisë tuaj, çështjen e pronave?

Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Legalizimi i shtëpive e pronave të zonave informale, duhet të kryhet dhe kjo ska më kthim prapa, por kjo do të ndodh paralelisht me procesin e kompensimit të ish-pronarëve të ligjshëm, pra kompensimin monetar të tyre. Ky është një ndër pikat thelbësore të Partisë Republikane, dhe sigurisht ne jemi të angazhuar që ish-pronarët të kompensohet plotësisht. Për këtë Partia Republikane ka luftuar jo vetëm në paralment por edhe brenda koalcionit qeveritar. Ne kemi bërë betejen tonë edhe me Partinë Demokratike, duke arritur disa marrëveshje të rëndësishme që shkojnë në funksion të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave. Kjo pasi ne si Parti republikane jemi të bindur se pa zgjidhjen e çështjes së pronave nuk mund të ketë ndërtim dhe funsksionim të shtetit ligjor në Shqipëri. kryetari i Partisë Republikane Z. Fatmir Mediu theksoi edhe disa ditë më parë se PR do të mbështesë pa kushte çdo projekt-ligj, draft ose paketë ligjore të propozuara nga ana e shoqatave të ish-pronarëve, madje edhe ngritjen e çështjes së pronave në Senatin Amerikan, Komisionin e Helsinkit, Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës. Në kudër të këtij angazhimi, Partia Republikane ka vendosur dhe ka jetësuar projektin për përfshirjen në politikë të vetë shtresës së ish-pronarëve, nëpërmjet kandidimit të përfaqësuesve të tyre në listën e Partisë Republikane. Madje, si pasojë e lobimit të Partisë Republikane janë emëruar zyrtarë të larët të administratës shtetërore. Pra ne jemi të vendosur që krahas zgjidhjes së çështjes së legalizimit të zgjidhim përfundimisht edhe çështjen e pronave në Shqipëri.

Ku jeni përqëndruar më tej në angazhimet tuaja ndaj komunitetit në të cilin kandidoni?

Ne jemi angazhuar prej kohësh në këtë komunitet. Njohim mirë të gjithë problematikën që ekziston atje dhe natyrisht kemi hartuar tashmë projekte të cilat i japin përgjigje të gjithë problematikës së komunitetit që jeton në Paskuqan dhe Laprakë. Së pari kam kënqësinë të ndaj me ju një projekt konkret që lidhet me ngritjen e qëndrave sociale për moshën e tretë si dhe për personat me aftësi të kufizuar. Ne kemi nisur lobimin me të gjithë aktorët dhe faktorët e pushtetit vendor dhe atij qëndror për të mundësuar ngritjen e këtyre qëndrave. Ky është një problem serioz për banorët dhe ne jemi të angazhuar ta zgjidhim. Unë jam takuar personalisht me familjarë të personave me aftësi të kufizuar dhe kam parë nga afër probelemet mjaft seroze me të cilat ndeshën vetë personat me aftësi të kufizuar si dhe mosha e tretë. Ne jemi të vendosur të angazhohemi në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ku e mbështesni optimizmin tuaj për fitore në këto zgjedhje?

Pikësëpari e mbështes tek besimi se bashkëqytetarët e mi dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Ata më njohin sepse jam bijë e tyre, sepse familja ime rrjedh prej atje, sepse jam pjesë e traditës së tyre, dhe sepse unë do jem përcjellësi më i mirë i zërit në instancat më të larta të qeverisjes së vendit dhe do jem percjellëse e çdo problematike te ketij komuniteti tek ato dyer që mund tu japin zgjidhje. E mbështes besimin dhe optimizmin tim në fitore, tek investimi i Partisë Republikane në këto 22 vite pluralizëm në Shqipëri. Partia Republikane që më ka dhënë besimin të jem Kandidate e saj, është një ndër partitë kryersore në vend. Për 22 vite është parti parlamentare, që përfaqëson vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, Lirinë, Pronën, Familjen, Kombin. E mbështes optimizmin tim padyshim në sukseset e qeverisjes tetë-vjecare të koalcionit të djathtë. Ska se si të mos e mbështes këtë optimizëm në momentet kyce të këtij suksesi, anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave. Janë dy ngjarje të mëdha për kombin tonë, specifikisht për ne të rinjtë. Jemi tashmë të lirë si qytetar evropian, të barabartë mes moshatarësh, me më shumë të drejta për tu shkolluar në vendet e BE. Unë jam e bindur se objektivat e tjera të Shqipërisë Evropiane do ti realizojë vetëm koalicioni i djathtë, pjesë e të cilit është në mënyrë shumë dinjitoze Partia Republikane.

Dua të vecoj edhe një moment shumë të rëndësishëm. Në këtë garë, në këto zgjedhje, jemi më shumë të rinj, kemi më shumë hapësirë dhe kjo falë drejtuesve të Partisë Republikane dhe kryetarit të kësaj partie, dhe dëshirës së mirë dhe nevojës për të përfshirë sa më shumë të rinj në parti. Unë ju bëj thirrje të rinjve që të votojnë masivisht në këto zgjedhje, të jenë ata që përcaktojnë vet fatin e tyre dhe jo të presin nga të tjerët. Ti bashkohen dhe të përkrahin iniciativat e reja për të përmirësuar të ardhmen e tyre.

Besim Ndregjoni: Ja arsyet pse fiton koalicioni i djathtë
“Koalicioni i majtë pretendon Rilindje, por për cilën Rilindje, rilindjen e operativave të sigurimit të diktaturës, apo trashëgiminë e bijve të kriminelëve komunistë që kanë kryer genocid në shoqëri gjatë sundimit komunistë dhe sot pa i vrarë ndërgjegjja ata kandidojnë për deputetë. Politika e majtë po promovon individë që kanë një të kaluar historike të keqe. Prandaj koalicioni i djathtë i ka shanset për të fituar këto zgjedhje, se nuk përçon urrejtjen por dashurinë njerëzore. Partia Lëvizja e Legalitetit do të jetë partia e tretë parlamentare që do të qeverisë, dhe do të jetë përcaktuesja e qeverisjes së koalicionit të djathtë.”- kështu u shpreh gjatë një interviste për “Republika” Besim Ndregjoni, kandidati i PLL në qarkun e Durrësit, i cili kryeson i pari në listë, pjesë e koalicionit të djathtë. Më tej zoti Ndregjoni bëri të ditur disa nga programet politike të cilat do të mbështesin gjerësisht ish të përndjekurit e regjimit komunist.

- Z. Ndregjoni cilat janë disa nga arsyet e kandidimit tuaj për deputet, si përfaqësues i Partisë Lëvizja e Legalitetit?

Padyshim që në historinë e një kombi, familjet e mëdha shërbejnë si gurë themeli. Mbi këta gurë (mbi historinë e këtyre familjeve) ngrihen më pas muret e rëndë e të mëdhenj, të asaj që e quajmë memorie të kombit. Përmbi këto mure, u derdhën nëpër shekuj robërie mijëra e mijëra ushtarë, topa, gjyle të rëndë e flakë zjarresh. Por, muret nuk ranë. Ato ishin ngjizur fort në historinë e familjeve të mëdha, këto mure patën themele të thella, të patundshëm prandaj duke qenë pjesë e këtyre familjeve, pjesë e përndjekjes së diktaturës komuniste, por dhe si aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, si President i Unionit Mbarëkombëtare të integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me obligonte mua që të kandidoja në këto zgjedhje dhe nuk mund të diskutohej që të kandidoja me një parti tjetër, përveç Partisë Lëvizja e Legalitetit. Kjo Parti kombëtare shqiptare përfaqëson familjet e mëdha, ato familje që ndërtuan shtetin shqiptare, ajo Parti që e priti pushtuesin fashistë në vitin 1939 me pushkë në dorë. Kjo parti përfaqëson të internuarit e parë shqiptarë të diktaturës fashiste, e cila drejtoi Konferencën e Pezës, dhe që komunistët e përvetësuan për ideologjinë e tyre, sikur e bënë ata. Pra Partia Lëvizja e Legalitetit është partia e parë antifashiste dhe anti-komuniste në Shqipëri, e cila ka nxjerrë Presidentin e parë të vendit, dhe Mbretin e parë shqiptare Ahmet Zogun. Duke qenë i lidhur historikisht me familjen mbretërore, por dhe si një familje që provoi krimet e diktaturës komuniste, si monarkist, me vrasje e burgime, vendosa të marrë pjesë në këtë fushatë si përfaqësues i të përndjekurve politike, si përfaqësues i kësaj Partie antikomuniste dhe kombëtare. Është e vetmja Parti që ka vënë në të gjitha qarqet e vendit kandidatë antikomuniste e ish të përndjekur politike. Kjo parti që ka provuar dy diktaturat më të egra të shekullit të kaluar nuk mund të kandidoi individë që nuk kanë lidhje me qëndrimin dhe luftën e këtyre familjeve që kanë përballuar dy diktaturat shfarosëse të njerëzimit. Prandaj historia dhe virtytet morale që përçon kjo parti me programin e saj gjithë kombëtare, më shtynë mua të kandidoi në këto zgjedhje kanditat për deputet me këtë parti.

- Çfarë premtoni për kategorinë e të përndjekurve politikë në këtë fushatë?

Unë nuk jam pjesë e premtimeve, por vendimeve të rëndësishme në shërbim të komunitetit të përndjekurve politikë të Shqipërisë, dhe këtë e kam të deklaruar nga 23 vite të pluralizmit shqiptare. Kam 23 vite që punoi pa u lodhur në dokumentimin e krimeve të komunizmit, në gjetjen e eshtrave të pushkatuar pa gjyqe nga komunizmi. Kam drejtuar për 5 vite rresht mijëra protesta për të marrë dëmshpërblimin ish të burgosurit politikë të Shqipërisë, dhe jam kam arritur qëllimit. Sot të burgosurit politikë po e marrin dëmshpërblimin, dhe kjo jo pa kontributin tim që kam dhënë në këtë drejtim. Kam qenë oponent i vazhdueshëm me të gjitha qeveritë për të drejtat e të përndjekurve politike. Në vitin 1994 kam dhënë dorëheqje si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtare të Përndjekurve Politikë duke përkrahur grevën e urisë të burgosurve politikë ku në atë kohë morën letrat me vlerë për punën e papaguar në burgje, ish të burgosurit politikë. Kam hapur disa fotoekspozita për krimet e komunizmit, si brenda dhe jashtë vendit, ku jam falënderuar për dokumentimin e krimeve të komunizmit. Kam referuar në disa kryeqytete të Europës e në Shtete e Bashkuar të Amerikës për genocidin komunistë që ka ndodhur në Shqipëri, dhe jam falënderuar nga pjesëmarrësit duke sensibilizuar institucionet ndërkombëtare, për atë që ka ndodhur në Shqipëri, dhe këtë e kam bërë i ndërgjegjësuar se i shërbej kauzës së madhe të ish të përndjekurve politike, dhe jo në drejtimin tim personal apo përfitimit politik. Nëse unë votohem për në parlament më 23 qershor do të jem zëri i fuqishëm i të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë por dhe i zgjedhëseve të mi. Do të kërkoi dhe do të detyroi parlamentin e ardhshëm dhe qeverinë që të realizohet gjetja e eshtrave e të pushkatarëve nga komunizmi që ato të kenë një varr. Do të kërkoi që të ketë një parcelë kombëtare për të varrosur këta luftëtar të lirisë, që brezat që vijnë të përulen me respekt ndaj atyre, që dhe gjënë më të shenjtë, jetën e dhanë për liri!

- A mendoni se do marrin fund padrejtësitë që janë bërë në kurriz të të përndjekurve politikë gjatë këtyre 22 viteve?

Mendoi se po. Është koha që heshtjes ndaj krimit komunistë ti përgjigjemi me veprime konkrete në shërbim të integrimit të përndjekurve politikë. integrim nuk do të thotë vetëm dëmshpërblim, por integrim do të thotë që këta familje të sakrifikuara nga krimet e komunizmit, nga padrejtësitë politike të tranzicionit të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Që administrata shtetërore të mos jetë e mbyllur për fëmijët e përndjekur politikë, që shteti të njoh e të respektoi në maksimum sakrificat e tyre, dhe të jetë në shërbim të tyre, në shërbim të integrimit, dhe jo të demagogjisë e të gënjeshtrave hipokrite duke e përdorur këtë elektorat të fuqishëm në shërbim të politikave të tyre të dështuara të partive postkomuniste të cilat nga 23 vite s’kanë pasur as logjikën më të thjeshtë për të kërkuar falje ndaj krimeve që u kanë ndodhur apo për t’i respektuar për qëndresën ndaj këtij krimit komunistë. Heshtjes 23 vjeçare ne do ti përgjigjemi me veprime ligjore institucionale, duke i thënë ndal kësaj heshtje. Heshtja, po i vret si krim të përndjekurit politikë. Nëse elektorati na voton në do të kërkojmë së pari, që ligji 7501 të aprovohet, si një ligj antikushtetues ndaj të drejtës së pronës. Një tjetër çështje me interes është hapja e dosjeve të të gjithë politikanëve e të drejtuesve të larta të shtetit. E treta; Të miratohet ligji për dënimin e krimeve të komunizmit në bazë të rezolutës së APKE, si në gjithë vendet e tjera të europës juglindore që i kanë bërë këto ligje. Besojë se me aprovimin e këtyre ligjeve në i japim fund padrejtësive 23 vjeçare të bëra në kurriz të përndjekurve politikë.

- Si e shikoni fushatën dhe a mendoni se koalicioni i djathtë në të cilin bëni pjesë do fitojë këto zgjedhje?

Po e nis këtë përgjigje me thëniet e më poshtme: MARTIN LUTHER KING JR.:”Unë nuk jam i interesuar në pushtetin për hir të pushtetit, por jam i interesuar në pushtetin që është moral, është i drejtë dhe është i mirë. Unë kam vendosur të qëndroj me dashurinë. Urrejtja është tepër e rëndë për ta mbartur.”. Kur vendosa kandidaturën për deputet, më rrinë çdo ditë në mendje thëniet e liderit botërore të të drejtave e lirive të njeriut, të cituar më sipër. Tashmë fushata ka filluar sigurisht që plani i Katovicës edhe në këtë fushatë është prezent. Kjo u pa në promovimin e kandidatëve për deputet, por kjo shihet edhe nga mediat që çdo ditë promovojnë figura politike të dalë bojë gjatë këtyre 23 viteve, dhe nuk u japin hapësirë atyre që kandidojnë për herë të parë, për të ballafaquar para shoqërisë moralin ndaj amoralitetit politikë 23 vjeçare. Çdo natë dëgjojmë analistë që në vend të analizave politike tregojnë militantizmin e tyre politikë, dhe mbajtjen e trysninë ndaj shoqërisë brumin komunistë 23 vjeçare. Koalicioni i majtë pretendon Rilindje, por për cilën Rilindje, rilindjen e operativave të sigurimit të diktaturës, apo trashëgiminë e bijve të kriminelëve komunistë që kanë kryer genocid në shoqëri gjatë sundimit komunistë dhe sot pa i vrarë ndërgjegjja ata kandidojnë për deputetë. Politika e majtë po promovon individë që kanë një të kaluar historike të keqe. Si mund ti kërkosh votë popullit shqiptar për të votuar hetuesin apo sigurimsat e diktaturës, si mund të i kërkohet vota për deputetë, bijtë e atyre që nuk i vret ndërgjegjja për krimet e etërve. Prandaj koalicioni i djathtë i ka shanset për të fituar këto zgjedhje, se nuk përçon urrejtjen por dashurinë njerëzore. Partia Lëvizja e Legalitetit do të jetë partia e tretë parlamentare që do të qeverisë, dhe do të jetë përcaktuesja e qeverisjes së koalicionit të djathtë. Morali duhet të fitoj në këto zgjedhje mbi amoralitetin e politikës së tranzicionit në Shqipëri. Themeli i të djathtës është Partia Lëvizja e Legalitetit, si parti kombëtare me një moral të padiskutueshëm dhe me në vizion të ri për çështjen shqiptare në përgjithësi. ajo parti që ka dhënë çdo kontribut në çështjen kombëtare duke pasur si simbol të bashkimit kombëtare familjen Mbretërore. dhe kauzën e Mbretit Zogu i Parë “Atdheu mbi të gjitha”!

Intervistoi: Edlira Mema

Robert Hand: Zgjedhjet të jenë të rregullta, lojërat me KQZ për të ardhur keq
Një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri dhe njohës i mirë zhvillimeve politike thotë se atje ende ekziston mundësia për zgjedhje të rregullta në qershor, por shton se duhet vepruar me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë. Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit Robert Hand, në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehu keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti Hand, thotë se nëse arrihet një marrëveshje për KQZ-në duhet të jetë afatgjatë dhe në mbështetje të ligjit. Zoti Hand tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me mënyrën e të bërit politikë në Shqipëri, që sipas tij e pengon realizimin e potencialit të plotë të vendit. “Mendoj se gjithnjë e më shumë ka një humbje durimi me Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të jetë e suksesshme, ne e dimë që e ka mundësinë që të jetë e suksesshme. Ka pasur një farë përparimi në mbajtjen e zgjedhjeve të viteve të fundit, por përparimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, prandaj edhe e quajtëm seancën “Ritmi i përparimit”. Pra nuk mund të mohohet që ka pasur përparim, por nuk ka qenë aq i shpejtë sa ç’duhet. Mendoj se nuk vihet në diskutim që Shqipëria duhet të ishte në gjendje deri tani të mbante zgjedhje që të jenë pa mëdyshje “të lira dhe të drejta”, që gjithkush të kishte krijuar besim tek institucionet dhe si rrjedhojë tek rezultatet e zgjedhjeve. Për fat të keq kemi filluar që tani të shohim për zgjedhjet e ardhshme se po bëhen shumë lojra dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një prej tyre dhe kjo po shkakton humbje besimi dhe mendoj se kjo është për të ardhur keq.

Nëse zgjedhjet e kësaj radhe në Shqipëri nuk marrin notë të mirë, pa diskutim që do të ketë pasoja për shpejtësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi, edhe në rrethana ideale do kohë që të bëhet, kështuqë nuk mund të përballohen vonesa të mëtejshme. Prandaj zgjedhjet duhet të jenë të rregullta. Ende ekziston mundësia, por mendoj se duhet të veprojnë me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë. Përsa i takon Shteteve të Bashkuara, Shqipëria është aleate e NATO-s dhe ne jemi të kënaqur për këtë, ne jemi miq të mirë të Shqipërisë, por ne gjithashtu konstatojmë që Shqipëria nuk po e realizon potencialin e saj të plotë si partnere dhe aleate, përsa kohë që ka paqendrueshmëri politike, përsa kohë që ka korrupsion. Ne duam ta shohim Shqipërinë jo vetëm si vend mik, por edhe si një vend të konsoliduar mik që ndjek rrugën e duhur edhe në zhvillimet e brendshme, që të arrijë maksimumin e ndikimit të saj si aleate dhe partnere”-shprehet zyrtari amerikan. Lidhur me debatin pë KQZ-në, ai theksoi se është pak e vështirë për mua ta parashikoj një gjë të tillë sepse janë bërë lojra me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shkarkuar zotin Muho. “Tre anëtarë të tjerë dhanë dorëheqjen. Sigurisht që ata (forcat politike) duhet të ulen së bashku të diskutojnë sesi ta plotësojnë KQZ-në, por nuk duhet të jetë thjesht një vazhdim i lojës politike ku një shtrëngim duarsh mes dy partive politike, del mbi ligjin. Mendoj se shumë njerëz mendojnë se nëse do të ishte respektuar ligji, ky veprim nuk duhet të kishte ndodhur. Prandaj mendoj se duhet të ketë një riangazhim ndaj kodit zgjedhor, ndaj ligjeve, dhe një ide të qartë për ecurinë e mëtejshme. Pikëpamja ime për KQZ-në është se këta njerëz (anëtarët) zgjidhen nga partitë politike, por pasi janë miratuar, duhet të pritet prej tyre që të sillen me profesionalizëm, jo në mënyrë politike. Do të duhet një marrëveshje politike për ta rikthyer këtë formulë, por do të duhet gjithashtu një rikonfirmim i qartë që do ta respektojnë kodin, do të respektojnë ligjet dhe jo thjesht të bien në ujdi për atë që duan apo nuk duan të bëjnë”-nënvizoi ai.

20 maji, Dita Kombëtare e Jetimëve
Për fëmijët e braktisur tashme ka nje mundësi me shume. Pa qene nevoja e birësimit mund te kenë një familje. Shume zonja dhe zotërinj kane kërkuar te kthehen ne familjen e tyre kujdestare. Ky është një projekt pilot i aplikuar ne Tirane dhe Shkodër për tu shtrire me pas ne te gjithë vendin. Nje familjeje kujdestare çdo muaj merr nga shteti një pagese prej nëntë mije lekëshe dhe një here ne vit 25 mije leke shërbime për fëmijën.

Rreth 2204 jetime deri ne 15 vjeç marrin përkujdesje ne qendra komunitare, rezidenciale publike jo publike. Te dhënat e një viti flasin per 53 fëmijë te birësuar nder te cilët 27 çifte te huaja.

Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar.

I pyetur nga gazetaret mbi ambicien e tij per postin e kryeministrit pas 23 qershorit, Ilir Meta nuk e mohon këtë mundësi.

Pas fitores, marrëdhënia me Partine Socialiste do te bazohet ne rregullat e demokracisë, pohoi Meta.

“Koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit. Me rëndësi është fitorja e opozitës së bashkuar dhe diferenca do jetë mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me normat dhe rregullat e demokracisë, marrëdhëniet me PS janë konstruktive, edhe me forcat e tjera të koalicionit dhe do vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit që t’i qëndrojnë besnik parimive që u firmosën”, sqaroi Meta.

Sherifi: Nuk pranuam të bëjmë koalicion më Partinë Socialiste
Kryetari i Partisë Lidhja për Drejtësi e Progres, Elmaz Sherifi, shprehet se Lidhja për Drejtesi e Progres e ka shpallur listën e kandidatëve për deputetë për të 12 qarqet me 140 kandidatë për deputetë në “ ekranin” e madh të facebookut. Së shpejti do të ketë edhe takime në qarqet e vendit. Në një intervistë për gazetën “Republika”, zoti Sherifi thekson edhe në këto prag zgjedhje, kryetarët e partive që janë bashkuar si vagon dy trenave, deklaronin sa pa u bërë koalicionet, se ata dëshironin që të fitonin partitë udhëheqëse të koalicionit, por kanë edhe sot pakënaqësi se përse nuk u vendosën kandidatë për deputet në listat e “lokomativave parti ”

Zoti Sherifi, si po ecën fushata elektorale e LDP-së? A i keni prezantuar kandidatët në të gjitha qarqet?

Lidhja për Drejtesi e Progres e ka shpallur listën e kandidatëve për deputetë për të 12 qarqet me 140 kandidatë për deputetë në “ ekranin” e madh të facebookut. Së shpejti do të ketë edhe takime në qarqet e vendit.

Si është bërë përzgjedhja e kandidatëve, a është ndjekur një rregull përfaqësimi për të gjitha shtresat dhe kategoritë?

Lidhja për Drejtësi e Progres është një subjekt i ri elektoral, që ende nuk ka mbushur një vit prej themelimit. Në këtë kuptim ndërtimi i listës së kandidatëve nuk ka qenë një proces i lehtë. Por me mbështetjen e intelektualeve të rinj nga pedagogët e universiteteve, nga komuniteti i avokatëve, nga emigrantët, nga të vetëpunësuarit dhe bisnesmenët e vegjël, por edhe nga studentët që vazhdojnë studimet master, mundem të ndërtojmë një listë mjaftë përfaqësuese. LDP-ja ndoshta ka përbërjen më të mirë gender. Ajo ka 46 % të listës së kandidimit me femra dhe 54% meshkuj. Mosha mesatare është ndoshta nga më të rejat midis subjektetve konkuruese, të cilët do të sjellin freskinë e mendimit politik dhe dinamikën e veprimit. Në listen e LDP-së gjen përfaqësues nga të gjtha krahinat e vendit dhe nga të gjitha besimet. Katolike dhe myslyman sunit, ortodoks dhe bektashinjë. Njëkohësisht është bërë kujdes që të ketë përfaqësues edhe të etnive kulturore. Te “ lidhja” i gjen çamët dhe vllehët, ”geget” dhe “tosket”, pra janë “lidhur” mendjet dhe zemrat e të gjithëve atyre që e kanë krenari të qenit shtetas shqiptarë, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, krahinore, racës, e te tjera veçori sociale.

Ju do të hyni të vetëm në këto zgjedhje, pse nuk hytë në koalicion me Partinë Socialiste? Nuk kishte një ofertë nga PS-ja, apo nuk pranuat ju?

Së pari dua të sqaroj se LDP-ja nuk është bijëz e PS-së. ”Lidhja” nuk është parti ideologjike, por post ideologjike. Prandaj mesa duket ne nuk kemi patur ofertë, as nga  nga PS-ja. Por edhe sikur të kishim një ftesë, ne nuk do të pranonim një koalicion parazgjedhor, pasi nuk donim që ende pa lindur të shndërohemi në një vagon, në vargun e gjatë të tyre pas “lokomotivave” që e sajuan këtë sistem zgjedhor për të shuar identitetet e subjekteve politike dhe për të përdhosur personalitetin juridik e politik të atyre që e pranuan këtë status. Me këtë kompozim pluralizmi politik është formal dhe i ngjan në formë e përmbajtje afërsisht pluralizmit të Ramiz Alisë, i cili me djallëzi për të krijuar idenë e pluralizmit në fillimet e viteve 90, shndërroi në subjekte zgjedhore, krahas Partisë së Punës, edhe frontin e rinisë, gruan, bashkimet profesionale etj. Interesante ishe kërkesa e kandidatëve të “rrypave të transmensionit” të cilët nuk kërkonin të bëheshin deputet, por kënaqeshin po të bëhej deputet përfaqësuesi i partisë. Edhe në këto prag zgjedhje, kryetarët e partive që janë bashkuar si vagon dy trenave, deklaronin sa pa u bërë koalicionet, se ata dëshironin që të fitonin partitë udhëheqëse të koalicionit, por kanë edhe sot pakënaqësi se përse nuk u vendosën kandidatë për deputet në listat e “lokomativave parti”, besoj se mund ta krahasojmë këtë “pluralizëm” të ngjajshëm me atë të Ramizit. LDP do të konkurojë pa koalicion, sepse ajo u krijua si alternativë e re politike me mendësi perëndimore dhe që promovon politikën institucionale në vend të frymes partiake që dominohet nga kryetarët e dy apo tre partive, që promovojnë marrëveshjet partiake në vend të konstitucionalizmit. LDP-ja nuk është thjesht një alternativë e munguar në “tregun politik”, por edhe një shkollë e vërtetë politike që do të sjell së shpejti në drejtimin e shoqërisë elitarizmin politik, në vend të militantizmit partiak, që shton publikisht në mënyrë informale radhët e nxenësve e studentëve që paguhen të shkojnë në takime partiake me “padurimin” qe te marin kartën e antarësisë së PD-së, PS-së apo LSI-së…! Ky militantizëm partiak po mbush administratën me të paaftë që për të shumëfishuar paret e hedhura ne fushate, konsumojne fondet publike me “tenderat politik” duke pas sjell shndrimin e tyre ne ‘ushtrine e memeceve” qe vetem zbatojne urdherat e krytareve.

Cili është mendimi juaj për situatën parazgjedhore në vend?

Shqipëria po jep shembullin më të keq, pasi etja e klasës politike vetëm për pushtet, ka bërë që prej gjashtë muajsh bëhen vetëm “koncerte politike” apo “teatro partiak” ku nga një qytet në tjetrin luajnë “komedi” të njëjtët aktor të cilët janë shndërruar në kloun politik, duke e konkuruar edhe “portokallinë” e “skafin akademik” ! Kudo premtohet heqja e taksës, akcizave dhe tatimeve, nga ana tjetër premtohet shërbimi shëndetësor falas, rritje taksave e pensioneve, pa argumentuar nga do të gjenden fondet për t’i përballuar edhe investimet marramendëse që premtohen. Më interesante janë zhvillimet me KQZ-në, opozita tërheq anëtarët nga ky komision, e konsideron të paligjshëm dhe nga ana tjetër, LSI-ja opozitare muajin e fundit i kërkon këtij komisioni të paligjshëm, që t’ja heq anëtarët e ZAZ-vë partisë të së Drejtave të Njeriut për t’i marrë ajo, dhe vendimin e saj e konsideron të ligjshëm! Sa merr anëtarët deklaron se KQZ-ja është e paligjshme…Komedi politike !

Cilat janë rezultatet e pritshme të LDP-së për këto zgjedhje?

Lidhja për Drejtësi e Progres padrejtësisht diskriminohet deri në atë shkallë sa nuk artikulohet as nga mediat, as nga analistët e porositur se konkuron si subjekt jashtë koalicioneve parazgjedhore, se bashku me FRD-në dhe AK-në, të cilat vendosen në çdo rubrikë testuese, veç LDP-së. Kjo “frikë” është një sinjal pozitiv për LDP! Prandaj në çdo status që hedhim e nisim me “RROFTE FACEBOOK” ! Ne synojmë të bëhemi parti parlamentare me deputetë në qarqet Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë dhe Elbasan. Ne i ofrojmë elektoratit me kandidatët tanë kulturë të re politike dhe moralin politik të munguar. I takon atij ta vlerësojë me votë këtë ofertë. Edhe nëse nuk arrijmë rezultatin që presim, LDP do të fillojë me njëherë punën për tu shndërruar në një faktor real në zgjedhjet administrative të 2015, nëse nuk do të ketë shumë afër zgjedhje politike.

Intervistoi: Eglantina Alliaj