GAZETA REPUBLIKA

Vrasja e ushtarit të Royal Force, shërbimi sekret prej 8 vjetësh përgjonte vrasësit
Vrasja e ushtarit 25 vjeçar te brigades së pushkatarëve të Royal Force në Londër është konsideruar si një dështim i MI5. Agjentët kishin tetë vjet që monitoronin dy vrasësit, por ata u konsideruan si pak të rrezikshëm në krahasim me të tjerët që vepronin në Londër edhe pse aktiviteti i tyre propagandistik dhe sjelljet e tyre ishin qartas të rrezikshme. Londra është në zi sot për vrasjen e ushtarit të ri. Sipas Daily Mail bëhet fjalë për një ushtar me karrierë të shkëlqyer. Drummer Lee Rigby ishte i martuar me Rebeken dhe nga martesa e tyre kishte lindur qe djalë që sot është dy vjeç.

Walcott: Na duhet më shumë vetëbesim
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se Topçinjtë duhet të përmirësohen sa i takon vetëbesimi. “Përvoja e menaxherit tonë vetëm sa do të përmirësohet. Ne kemi nevojë të fillojnë të besojmë në potencialin tonë, pasi mund t’ia dalim”. “Ne e kemi treguar atë në ndeshjet që i kemi pësuar. Jam i sigurt se do të ketë disa ardhje të reja dhe largime, por sezonin e ardhshëm ne duhet të vazhdojmë dhe të fitojmë trofe. Ky është caku jonë i madh”. “Nuk dua gjithmonë të luftoj për pozitën e katërt. Ne duam të luftojmë për titull sezonin e ardhshëm – kjo është e patjetërsueshme”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

Merkato, Gonzalo Higuain pranë kalimit tek Juventus
Juventus duket se ka vendosur tani prioritetin mbi futbollistin, në të cilin të mbështetet sezonin e ardhshëm; nuk është Ibrahimovic dhe as Tevez, por Gonzalo Higuain. Është mbyllur pozitivisht misioni i torinezëve në Madrid për argjentinasin.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Marotta dhe ai sportiv Paratici kanë siguruar marrëveshjen me lojtarin, e tani nyja e fundit për t’u zgjidhur është mirëkuptimi me Real Madrid. Problemet me vijën ofensive në sezonin që sapo u mbyll, pavarësisht titullit kampion, kanë bërë që tekniku Antonio Conte të kërkojë me ngulm një sulmues të aftë të garantojë 20 gola në sezon. 105 gola në 188 prezenca ka shënuar argjentinasi që nga 2007 për Los Blancos, ndërsa në sezonin aktual, në 26 ndeshje ka gjetur rrjetën 14 herë. Për Higuain bardhezinjtë ofrojnë kontratë 5 vjeçare me 4,5 milionë euro në sezon plùs bonus. Tani mbetet të zgjidhet tratativa me Real Madrid që kërkon 30 milionë euro për argjentinasin, por kërkon të fusë Arturo Vidal në këtë operacion. Juventus ka refuzuar me forcë privimin nga mesfushori kilian, duke e konsideruar të pashitshëm, ndërsa oferta e parë është 22 milionë euro. Në çdo rast vendimi deciziv për transferimin ose jo të sulmuesit do të bëhet pas 16 qershorit, kur zhvillohen zgjedhjet presidenciale të klubit.

Juventus çmendet në merkato

Bardhezinjtë e Antonio Contes janë hedhur konkretisht ne sulm për Stevan Jovetic. Pas sigurimit te bazave te forta për tratativat me Gonzalo Higuan, tashme synimi i radhës është Jovetic. Per malazezin klubi është gati te japë Quaglirellan, Marranonen dhe 7-8 milion euro, duke iu përafruar kështu shumës se kërkuar nga Fiorentina prej 25 milion eurosh dhe e gjithë kjo për te hedhur poshtë ofertën e Arsenalit qe është gati te derdh 29 milion euro për te.

Ende paqartësi për stolin e Interit

Milano – E ardhmja e Stramacconit është ende e paqarte. Megjithatë ka qene vete presidenti i Interit Massimo Moratti qe ka shpjeguar situatën aktuale ne lidhje me pankinen zikalter. Numri nje i Interit eshte shprehur ne lidhje me Maxarrin, se ende nuk ka pasur bisedime konkrete dhe gjithcka cfare perflitet rreth tij qëndron me shume ne trajtën e hipotezave. Ndersa për Mancinin ka thene se gjithcka eshte e mundur duke lene kështu rruge te lire edhe për bisedime me te. Por për momentin ne stol vijon te mbetet Stramacconi i cili nuk ka marre asnjë komunikate ne lidhje me te ardhmen e tij tek zi kalterit.

Messi: Krenohem që kam trashëguar numrin e Dinhos

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se ndjehet krenar që bart fanellën me numrin 10-të, që dikur e mbante Ronaldinho.“Kur ma dhanë fanellën me numrin 10-të isha shumë krenar dhe i lumtur për ta veshur. Është fanella që është bartur nga disa lojtarë magjik në këtë klub”.“Ronaldinho e ka veshur atë dhe ka bërë gjëra të mëdha për këtë klub. Ishte përgjegjësi fantastike për mua ta kem numrin 10-të që e ka mbajtur ai dhe shumë të tjerë”, deklaroi Messi.

Gotze humb finale. Goditje e rëndë për Borussia Dortmund
Dy ditë përpara finales së Ligës së Kampioneve, Borussia Dortmund merr goditjen më të rëndë: Mario Gotze nuk rikuperon dot dëmtimin dhe do të mungojë në betejën e Uembley në 25 maj kundër Bayern Mynih.Pas dëmtimit të pësuar në gjysëmfinale të kompeticionit kundër Real Madrid, mesfushori gjerman dukej se po shkonte drejt rikuperimit, por në stërvitjet e fundit të Dortmund ka shfaqur probleme muskulare dhe i është nënshtruar edhe një tjetër kontrolli, që kanë saktësuar se Goetze do të humbasë finalen e madhe. “Kjo finale ishte objektivi im dhe punova shumë për të qenë. Më vjen keq që nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën time” ka deklaruar mesfushori në një komunikatë për shtyp. Goetze është një nga yjet e skuadrës së Jurgen Klopp, por që në sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Bayern Mynih.

Transferimi i bujshëm i Goetze u publikua një ditë përpara sfidës së kthimit gjysëmfinale të Champions kundër Real Madrid, të cilën Dortmund e humbi me rezultatin 2-0, por u kualifikua falë fitores 4-1 të arritur në ndeshjen e parë.

Vërtetë një problem për Borussia, që prezantohet në sfidën më të rëndësishme të sezonit me një prej yjeve të saj më të shkëqlyer të detyruar të bëjë spektatorin.

Christian Seifert ‘thumbon” FIFA-n për zhvillimin e Botërorit 2022 në Katar
Shefi ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert është kundër vendimit të FIFA-s për zhvillimin e Botërorit 2022 në Katar gjatë verës, për shkak të motit të nxehtë. Zakonisht ky kompeticon është zhvilluar në muajin Qershor. Megjithatë Seifert nuk është i vetmi që nuk është dakord me zhvillimin e Botërorit në Katar në verë, edhe pse Christian nënvizoi se një vendim i tillë mund të ketë dhe ngjyrime politike. “Nëse merr një vendim që është larg perspektivave të sportit dhe që mund të jetë i ndikuar politikisht, atëherë është e gabuar. Ndoshta FIFA duhet të ndërrojë logon pasi kjo nuk është për “Lojën e mirë”. Jam i bindur se është e vështirë ose e pamundur për të luajtur Botërorin në Katar gjatë verës”, tha Seifert.

Dukesha e Kembrixhit në të verdha!
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middelton është shfaqur në një veshje me ngjyrë të verdhë duke bërë të jetë në qëndër të vëmendjes edhe më shumë se zakonisht. Kate e cila do të sjellë në jetë femijën e saj të parë në korrik, dukej elektrizuese në pallton 1600 paund të krijuar nga Emilia Wickstead dhe kapelen nga Jane Corbett. Duke ecur përmes turmës prej 8,000 trupash në lëndinën në pjesën e pasme të Pallatit Mbretërorë, Kate mori shumë komplimente në lidhje me veshjen e saj, thekson “The Sun”.

Shenja të ndritshme shqiptare
Poezia dhe gruaja na duken si dy përralla të përjetshme. Është apo s’është poezia një “instrument” për çlirimin e shpirtit dhe shkarkimin e ndjenjave? Përgjigjen mund të na e japë vetëm kritika letrare e rangut të lartë. Adem Zaplluzha krijon “përralla” poetike me engjëj të vërtetë. Kjo vërehet që nga cikli i parë (Në lotin e nisur të një nëne), të vëllimit Rinjohje që gjendet në shtyp: “Nëno fisi i jonë/ Përjetoi një tronditje të madhe/ Ishte dyndja e mjegullave” që “Depërtoi nëpër shpirtin e erës/ Kur kohërat e liga/ Brenin hekurin”. Vargjet e tij janë margaritarë të ndritshëm që fundamentojnë kërkimin permanent të së Vërtetës. “Sikur të ishim me shtatë shpirtra/ Ne sërish/ Nuk kishim gjasa/ Për një ngadhënjim mbi vetveten/ U deshtë të ecim përtej çdo mundësie”. Në këtë kontekst gjendemi në rrugën që ka si finalitet shkrirjen me qenjen kur ne depërtuam në një rrugëtim të përjetshëm.

Dikush na i zuri këmbët, thekson autori, “Me një kërrabë prej bore/ Por ne nuk kishim/ Se çfarë të bënim/ Me kokëfortësinë tonë/ E lëmë eshtrat/ Te një dru i shenjtë/ Dhe ikëm tejpërtejmes”. Adem Zaplluzha e ndjen veten si një njeri të lumtur, përmes vullnetit të Zotit, mënjanë, dhe përmes përpjekjeve të tij, në anën tjetër. Ai din t’i përshkruajë misteret e jetës, kur thonë se nuk kishim nevojë për asnjë lloj lutjeje në ato çaste vendimtare, sepse “Neve na mjaftonin/ Vetëm lutjet tona pagane/ Dhe shpirti i erës/ Që hynë dhe del/ Nga çdo portë/ E këtyre murishtave”. Mendimet e autorit përbëjnë librin e shenjtë të jetës dhe të natyrës: “Mbase pritnim lindjen tënde/ Ashtu siç pritën/ Edhe popujt e tjerë”. Dhe më tej: “Ne filluam/ Ta harrojmë gjakun tonë/ Kur erdhe ti/ Ishin lëshuar në gjysmë shtize/ Perdet nëpër sokakët e shpirtit/ Dhe dënesnin si kalamaj/ Flamujt e atdheut”.

Këtu, shenjtëria nuk mban shenjat e një misterium tremendum, por ajo fanitet konform rregullave transparent sipas të cilave, pas duartrokitjeve tona filluan të shkunden gjethet e pemëve që i përngjanin mishit të njeriut. “Dhe me të vërtet ngjau ajo/ Që pritëm me shekuj/ Ngjau shkundja e çdo gjëje” kur nga murishtat e rrënuara, filluan të lëshojnë myk, vegimet e trishtuara të baladave. Poezia e parë e vëllimit respektiv, ndahet në 16 njësi të shkruara më 31 mars 2013. Numri nuk është simbolik, ngase nuk ka të bëjë as me 7-të apo 77-të, por janë simbolike meditimet dhe përfytyrtimet kur nën degët lakuriqe të hënës, i zhveshëm shpirtrat zogjve, “Dhe sot bredhim sokakëve të fëmijërisë/ Bredhim pa kurrfarë qëllimi/ Dhe nuk dimë/ Se ku e kemi këmbët/ Dhe ku kokën”. Madje, edhe nostalgjia ka rolin e saj konstruktiv, kur “Një shpirt pagan/ Zgjohen në ashtin tonë/ Dhe merr me vete/ Fëmijërinë/ Dhe vajtimet e mjegullave/ Ku akoma flenë shirat”.

Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, i nderuar me Çmimin e Nobelit më 2010, thekson se “Letërsia më ka dhënë çastet më të bukura”. Çastet më të bukura, jo vetëm për mua, janë gruaja dhe dashuria si përrallë e përjteshme. Apo, pse jo, lufta e dikurshme për çrobërimin e Shqipërisë nga zullumi osman, apo betejat e lavdishme për çlirimin e Kosovës nga terrorizmi serb (1999). Adem Zaplluzha është poeti i stinëve dhe meditimit filozofik kushtuar jetës shqiptare në Kosovë: “Dje u pamë/ Me një stinë të vonuar/ Kurse lisat e prera dënesnin/ Tok me arkivolet e lagjes/ Që asnjëherë nuk i zuri gjumi// Siç po duket/ Këtu në këtë lagje/ Akoma nuk paskan pushuar/ As daullet e shqyera të luftës”. Janë vargje briliante që posedojnë vlera universale për njohjen e një kombi kreshnik që ka përjetuar më shumë trauma se sa lumturi, kur çdo të dytën apo të tretën ditë, në mëhallën tonë, ndërrohen kufomat e balsamosura, me flamujt e trishtimeve.

Para bacit Adem e ndjejmë veten të çarmatosur. Është për shtatë vjet më i vjetër se unë dhe ka botuar 77 vëllime poetike, pa kaluar në kategorinë e skribomanëve: “Kur dëgjoj ndonjë këngë lakuriqe/ Në emër të ndërgjegjes/ Protestoj deri në mëngjes/ Kurse në anën tjetër” konstatoj se kënga/ Duhet të jetë fillimi i gëzimit/ I veshur me krenari/ Dhe dinjitet/ E jo fillimi i mjerimit/ Të një shpirti mbushur me blasfemi”. Vargjet e propozuara nga Adem Zaplluzha, reflektojnë vlera të larta fetare dhe ekzistenciale, konform të cilave feja jonë është shqiptarizmi: “Sa herë që kaluan këndej pari/ Priftërinjtë e dehur/ Dhe hoxhallarët e ekzaltuar/ Një instinkt i lashtë/ Na thoshte të shkojmë pas tyre// Dhe kurrë nuk u ndalëm/ Ecëm/ Përtej të pamundurës/ Deri sa mbërrimë/ Ta gjejmë Ferrin/ Te buzët e ndryshkura të atdheut”. As që ka nevojë ta çojmë më tej këtë mendim kritik mbi lirikën e tij, duke u bazuar vetëm në 2-3 poezi të tij, duke ua lënë kritikëve të mirëfilltë analizën kritike të krejt librit, për ta dekoruar autorin me një medalje të artë, siç e meriton.

Baki Ymeri

Standardi i gjuhës shqipe, sigurisht, duhet kuptuar si synimi më i lartë
Anëtar i Grupit Hartues dhe i Redaksisë së “Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe” (ADGJSH) (vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, vëllimi I, Napoli, 2007, vëllimi II, Napoli, 2008, bashkautor me J. Gjinarin, B. Becin, Xh. Gosturanin). Anëtar i Grupit Shqiptar të “Atlas Linguarum Europae” (ALE) dhe Anëtar i Komitetit Kombëtar Shqiptar për ALE (Atlas Linguarum Europae). Sekretar shkencor i përmbledhjes “Dialektologjia shqiptare” (I-VI).Anëtar i Redaksisë së revistës “Studime Albanologjike” të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.Anëtar i Redaksisë së revistës “Studime Filologjike” të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë.Anëtar i Redaksisë së revistës “Sfidë” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.Anëtar i Redaksisë së AIITC “Univers”, revistë shkencore kulturore e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.Kryredaktor i revistës “OPTIME” të Albanian University, UFO, Tiranë.Anëtar i Këshillit të Profesorëve të Albanian University, UFO, Tiranë. Anëtar i Redaksisë së Revistës “Fryma e Filozofisë ” -Graz (Austri), themeluar dhe drejtuar nga Kristë Shtufi.Anëtar i Rrethit Gjuhësor Ndërkombëtar “Amici Linguarum” me qendër në Gotteborg, Suedi dhe Moskë (Rusi). Po lejohem t’ju përgjigjem me një perifrazë gazmore. Kam shkruar shumë libra dhe, shpesh, më duket vetja si nënat që lindin shumë fëmijë dhe që, nganjëherë, ua ngatërrojnë edhe emrat. Kam filluar me studime mirëfilli dialektologjike, së pari, për të folmen e Kastratit dhe të folmen e Bregut të Matës, të Ishullit të Lezhës e të Ishullit të Shëngjinit, para se të emërohesha në Institutin e Gjuhësisë, pastaj atje, si punonjës shkencor e sipas planit të përcaktuar nga Sektori i gramatikës dhe i dialektologjisë, ku kam punuar 22 vjet, kam studiuar të folmet e tjera të Malësisë së Madhe dhe kam botuar monografi të gjera për Hotin, Kelmendin, Rranxat e Mbishkodrës, për të folmen e shqiptarëve të Malit të Zi dhe për të folmen e qytetit të Lezhës, të cilën e kam pasur edhe si tezë disertacioni për gradën “Doktor i shkencave”. Por, qysh në fillesat e punës e deri sa jam shkëputur nga Instituti (në maj të vitit 1989), gjithmonë, përveç detyrave që ishin pjesë e planit të punës, kam pasur shumë të zjarrtë edhe “mallin e shtampës” dhe kam shkruar e botuar shumë studime, artikuj e libra që ishin “jashtë planit” të Institutit,por ishin në planin e dëshirave të mia,buronin nga ato që punoja kryesisht mbas orarit të punës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, gjithmonë mbasi kisha realizuar e plotësuar të gjtha detyrat e caktuara nga Instituti ku punoja. Motoja e asaj kohe ishte: “Plani është detyrë, tejkalimi është nder!” Madje, atëherë kishim edhe “tabelë nderi” ku shpalleshin fotot e punonjësve më të dalluar dhe aty kam qenë edhe unë për shumë vjet radhazi. Kam shkruar artikuj për shtypin shkencor, sidomos në revistat “Studime filologjike”, “Gjuha jonë” dhe “Kultura popullore”, “Gjurmime albanologjike” “Zjarri”, “Mondo Albanese” etj. dhe në gati të gjitha revista e gazetat kryesore të kohës, sidomos te ”Nëntori”, “Lettres Albanaises”, “Shkenca dhe jeta”, “Ylli”. Kam botuar shumë artikuj edhe në gazeta, më shumë te “Mesuesi”, po edhe te gazetat e mëdha të përditshme,aq sa nuk besoj të ketë mbetur ndonjë organ i papërfillur e pa botuar ndonjë shkrim në të. Kam qenë i pamungueshëm në të gjitha konferencat shkencore kombëtare qysh nga Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike (1968), në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), në Konferencën Kombëtare të Studimeve Etnografike, në konferencat shkencore përkujtimore kushtuar “Kongresit të Manastirit” (1998, 2008), “Konsultës së Prishtinës” (2008) dhe “Kongresit të Drejtshkrmit” (1982,1992,2002 dhe 2012 në Universitetin e Korçës). Kam marrë pjesë dhe kam mbajtur kumtesa dhe në shumë konferenca e kongrese gjuhësore ndërkombëtare jashtë shtetit, si në Itali (Romë, Kozencë, Palermo, Salerno, Bolonja, Bari, Termoli), në Rumani (Iiashi), në Greqi (Selanik), në Angli (Glasgou), në Poloni (Krakov), në Letoni (Riga) dhe kam botuar artikuj e studime në disa revista e përmbledhje studimesh në disa vende të Evropës, si dhe në revistën prestigjioze “International Journal of the Sociology of language“, 178, 2006, Belin-New York, të drejtuar nga Joshua A. Fishman. Qysh nga viti 1968, duke qenë se jepja edhe lëndën Kultura e gjuhës në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës dhe e regjisë, jam marrë me shumë pasion edhe me shkrime të kësaj fushe, botova edhe librin “Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran”, që është i pari i llojit në historinë e librave për kulturën ligjërimore në shkollat e larta artistike.E kam dhënë atë lëndë për shumë vjet në ILA (sot Universiteti i Arteve) dhe ai libër ka ardhur duke u përpunuar e përsosur dhe e kam botuar disa herë, duke ia përshtatur edhe detyrave e kërkesave të kohës: “Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe”, Kristalina-K-H”, Tiranë, 2003 (250 f.), “Kultura e gjuhës” (SHBLU, 2006) dhe, së mbrami, “Shqipa e sotme”, UFO Press, 2010. Për problemet e gjuhës së teatrit e të filmit kam shkruar shpesh edhe në revistën “Skena dhe ekrani” dhe në gazetën “Drita”. Gjatë periudhës 1991-2011,si pedagog në UT, për nevojat e mësimdhënies e të pajisjes së lëndëve me tekste universitare bashkëkohore, kam hartuar e botuar disa tekste dhe monografi studimore, të cilat kanë shërbyer dhe vazhdojnë të jenë si bazë e disa lëndëve kryesore, si: Dialektologjia, Sociolinguistika, Bazat e shkrimit akademik. Qysh në vitin 1996, bashkë me prof.Gjinarin, hartuam librin ”Dialektologjia”, që është varianti më i gjerë (dhe deri sot më i ploti) i kësaj lënde, pastaj themelova lëndën e re të Sociolinguistikës dhe botova librin përkatës, i cili, gjithashtu ka pasur disa ribotime, gjithmonë edhe me shtesa e plotësime thelluese, deri te varianti më i plotë ”Sociolinguistikë e shqipes” (2009), si dhe “Etnografia e të folurit” (2004, 2009, 20012) dhe ”Onomastikë dhe etnolinguistik” (2001). Po ashtu, në vitin 1996 kam botuar librin “Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut, me bashkautor, libër që ka pasur edhe ai disa ribotime nga Shtëpia Botuese “Toena” dhe vazhdon të ketë kërkesa për të nga shumë vende të botës.

Vazhdimi dhe përqendrimi juaj në fushën e Gjuhësisë, fillimisht ka qenë dëshirë e juaja apo një rastësi në dhënien e bursave të studimit të asaj kohe? Në çfarë dege ju doli e drejta për studimet e larta dhe si u ndjetë, çarë emocione provuat?

Qysh i vogël kam pasur dy dhunti të këndshme për ata që më donin: këndoja bukur dhe më pëlqente t’i imitoja njerëzit simbas zërit e të folurit. Në dialektin verior kësaj vetie i thonë “me shpotit” ose “me vu në shpotë”. Të kënduarit, mbas adoloshencës zërin e bukur të djalërisë e humba, kurse aftësia për t’i imituar të folmet e njerëzve të ndryshëm jo vetëm më ka mbetur, por edhe më ka shërbyer sidomos në anketimet dialektologjike. Në vendet ku shkoja për ekspedita, gjithmonë, jam përpjekur ta përshtas të folurit tim me atë të vendasve. Këtë e kam bërë, jo vetëm në Malësi të Madhe, po edhe gjetkë, në Shqipërinë e Jugut, në Kosovë, në Mal të Zi dhe, madje, edhe te arbëreshët e Italisë. Në Kosovë, për të qenë sa më i atillë që të mos ndruhen prej pyetjeve të mia, edhe emrin e ndërroja. Atje u thosha se quhem Xhemajl, kurse te arbëreshët e Italisë natyrshëm unë quhesha Xhovan ose Xhuanin. Por, si i thonë fjalës, le t’i lëmë “mahitë” dhe po i përgjigjem pyetjes suaj. Në vitet 1958-1962 ndoqa dhe kreva Shkollën e Mesme Pedagogjike të Shkodrës dhe ajo periudhë ka qenë fatlume për mua, sepse shumica e mësuesve tanë ishin aq cilësorë në mësimdhënie, si dhe aq të përgatitur teorikisht e shkencërisht, saqë edhe na përudhën në dëshirën për dije e, në mos tjetër, na dhanë modelin se si duhej të gjakonim të bëheshim. Kishim asokohe mësues të gjuhës e të letërsisë si Neki Lezha, Luigj Franja, Shefik Osmani, Fadil Podgorica, Safet Hoxha, Tomor Osmani etj., të cilët, kur u hap Instituti i Lartë Pedagogjik (sot Universiteti) i Shkodrës, do të ishin nga më të parët pedagogë të tij. Pra, sigurisht, dëshira që të bëhesha, nuk po them gjuhëtar, por së paku mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe, më është zgjuar qysh në shkollën e mesme. Kjo dëshirë do të shkonte më tej, kur pata, përsëri, fatin e mirë të fitoja bursë shteti për Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhës dhe e letërsisë (1962-1966). Në ato vite aty jepnin mësim figurat më të dallura të gjuhësisë shqiptare, si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Selman Riza, Anastas Dodi etj. si dhe kishim, gjithashtu, pedagogë të lavdishëm të letërsisë botërore e shqiptare, si Zijaudin Kodra, Mark Gurakuqi, Muzafer Xhaxhiu, Nexhip Gami, Nasho Jorgaqi etj. Kishim pedagogë të latinishtes e të gjermanishtes që ishin figura të mirënjohura të filologjisë shqiptare, si Henrik Lacaj në latinisht, Pashko Geci në gjermanisht, Shpresa Kseno në rusisht etj. Prej tyre morëm jo vetëm dije të vlefshme, po edhe modelin e bukur të mësimdhënësve sa të zotë e të përkushtuar, aq edhe objektivë e të drejtë. Sidomos të drejtë e të paanshëm. Prej asaj cilësie të tyre, natyrisht, kam pasur edhe unë fatin e lumtur që të vlerësohesha e të cilësohesha si student me prirje për t’u marrë me studime gjuhësore. Dhe, po përmend vetëm një fakt të paharrueshëm e që më ka mbetur për gjithë jetën si peng nderimi e mirënjohjeje. Kur mbrojta diplomën me temën “Vëzhgime për të folmen e Kastratit”, megjithëse nuk ishte oponent zyrtar, për temën time foli edhe prof. E.Çabej, idhulli ynë i atëhershëm dhe i përhershëm, i cili, ndër të tjera, tha se për rastin tim duhej të mendohej që të kisha edhe një vend pune në fushën e dialektologjisë. Ajo fjalë e mirë, ndonëse në fillim do të emërohesha në Breg të Matës si mësues, pa shkuar shumë kohë, në vitin 1967 do të realizohej dhe unë fillova punën si dialektolog. Për 10 vjet radhazi, kam pasur gëzimin e nderin të isha në një zyrë me Eqrem Çabejn. Ato dhjetë vjet në atë zyrë, ku punonin edhe disa kolegë të tjerë, unë i quaj si shkolla ime e vërtetë pasuniversitare. Mbi të gjitha aty kishte disiplinë pune dhe kjo për hir të pranisë dhe metodës së punës që na impononte pikërisht prania aty e një figure kaq të madhe e kaq serioze si Ai. Më ka dashur dhe më ka afruar shumë, gjithmonë me stilin e tij gjermanik, pa lejuar asnjë konfidencë të tepërt, por kurdoherë me dashamirësi e gatishmëri për të na ndihmuar. I jam gjithmonë mirënjohës atij dhe kolegëve të tjerë më të moshuar, më të rëndësishëm se ne, por që na mbajtën pranë dhe prej modelit të tyre edhe ne ecëm përpara. Në Institutin tonë të Gjuhësisë e të Historisë në ato vite ka pasur burra të shquar (e që rrallë mund t’i përsëriten kombit tonë), si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Injac Zamputi, Stavri Naci etj. prej të cilëve edhe pse ishin historianë e në sektorë të ndarë prej nesh, dëgjonim sidomos diskutmet në mbledhjet e mëdha të analizës vjetore, kumtimet dhe raportet e punës që na gdhendeshin në tru si modele gojëtarie e ligjërimesh panagjerike. Kur diskutonte prof. Aleks Buda na dukej sikur fjalët i kishte të shkruara në pentagram dhe i këngëzonte në atë mënyrë që na linte me gojë hapur. Aty kemi pasur edhe një brez kolegësh më të rinjë se të lartpërmendurit, por që dinin shumë gjuhë të huaja dhe ne më të rinjtë përfitonim prej tyre dhe flisnim ndonjëherë edhe për t’u ushtruar në frëngjisht, në italisht, gjermanisht etj. Kjo ndodhte sidomos kur dilnim për të pirë kafe, aty nga ora dhjetë e mëngjesit dhe, në oborr e deri te bufeja ku pinim kafen, diku te Toena e sotme, dalloheshin disa grupe dijetarësh: grupi i gjuhëtarëve dhe historianëve; grupi i përkthyesve të Shtëpisë Botuese “N.Frashëri”, ku shquheshin sidomos Jusuf Vrioni e Zef Simoni; grupi i studiueve të psikologjisë e pedagogjisë, ku danin në shenj sidomos Hamit Beqja, Nuri Çaushi e Shefik Osmani. Ndonjëherë edhe përziheshim duke pritur radhën për kafe dhe shkëmbenim ndonjë “batutë”. Njëherë ishim me Ferdinand Lekën dhe takuam një prej miqve të tij përkthyes, poliglot, i cili i tha latinisht: “Multa tempus eripit mihi linguae stranierae studendi” (Më duhet shumë kohë për të nxënë gjuhë të huaja). E mbaj mend edhe mbas kaq shumë vitesh. Kam shumë përmallim për atë kohë.

Në vitet 1966 -1967 ju emëruan mësues në fshatin Rrilë të Lezhës. Çfarë kujtimesh keni për mësuesinë e atyre viteve?

Diku në shënimet e mia kam edhe një sasi faqesh të shkruara me dorë, kur nuk kisha kompjuter, me titullin “Kujtimet e Bregut të Matës”. Gati i kisha harruar dhe do t’i gjej, mbase, ndonjëherë, kur të lirohem nga disa punë e projekte që ende i kam për t’i kryer, do t’i marr në dorë, por mbaj mend se ai vit shkollor në Shënkoll të Bregut të Matës, ndonëse nuk e kisha menduar se do të caktohesha aty, sepse edhe ëndërroja e shpresoja për “më lart”, në mos tjetër në një shkollë të mesme, p.sh.në Koplikun tim, e jo në një shkollë tetëvjeçare dhe aq larg, kur nëpër gjimnaze, qoftë në Shkodër, qoftë edhe në qytetin e Lezhës, kishte ende arsimtarë pa shkollë të lartë katërvjeçare. Por, si i thonë fjalës, shpejt ai vend dhe banorët e tij të mirë më bënë për vete. Më kanë dashur, më kanë pritur e më kanë dhënë materiale të vlefshme dialektore dhe onomatike. Mbi atë bazë, brenda atij viti shkollor, hartova edhe një studim të gjerë për të folmen e Bregut të Matës dhe e botova, së pari, të përmbledhur në almanakun “Lissus”, nr.1,1968, që e nxirte rrethi shkencor i arsimtarëve të Lezhës, pasatj e kam botuar më të gjerë në “Studime fililogjike”. Kam qëndruar vetëm nëntë muaj si mësues atje, por ish-nnxënësit e mi të atij viti më kanë kujtuar e më kujtojnë shpesh.Disa edhe kanë ardhur ndonjëherë në Tiranë, si Pjetr Mili, Kol Gjeto Leka, Pjetër Vata etj. Në atë brez miqsh hyn edhe gazetari i shquar Fran Gjoka, i cili pikërisht sepse është nga ajo zonë, jo vetëm nuk i kam thënë “jo” për intervistat që i kam dhënë, po edhe e vlerësoj se përfaqëson cilësitë më të vyera të malësorëve të Lezhës. Ishulli i Lezhës, gjithashtu, më kujton ditët kur mblidhja lënë për studimin tim të cituar dhe aty,një nga mësuesit,Ndue Lala, edhe pse ishte me origjinë nga Mirdita, më ka shoqëruar dhe më ka gjetur informatorë shumë të mirë. Prej tij, gjithashtu, kam shënuar toponimin Divel, të anëve të Velës së Vendit në Mirditë dhe unë, pastaj, e kam shtënë në punë për të përqasur me toponimin e hershëm ilir Dimali, që e ka shpjeguar E.Çabej si “dy+male”. Kam gjetur, pastaj, edhe motërzimin Dimele (dy male) në Çamëri dhe i kam shqyrtuar gjerë të sythi toponimet e shqipes të fortmuara nga numërorë.

Krahas ushtrimit të mësuesisë kini dalë me monografinë e parë studimore “Të folmet e Bregut të Matës”. Si është pritur studim i parë juaji?

Kur u emërova si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë, në shtator të vitit 1997, ndonëse kisha vetëm një vit punë mbas diplomimit, në krahasim me kOlegët që filluam punën njëherësh, unë kisha përparësinë se kisha botuar në “Studime filologjike” monografinë për të folmen e Kastratit (në dy numra, 2 dhe 3,1967) dhe ato ditë sapo kishte dalë nga shtypi. Po kisha botuar në “Lissus” shkurtoren e monografisë për të folmet e Bregut të Matës,të Ishullit të Lezhës e të Shëngjinit. Gjithashtu, isha miratuar edhe si kumtues në Konferencën e Dytë të Studimeve Albanologjike, që do të mbahej në janar të viti 1968, kushtuar 500-vjetorit të Gj. Kastriotit-Skënderbeut dhe, ashtu “fringo” i ri në pamje, përballë kolegëve të Institutit ku fillova punën, përveç nishanit në ballë që ma ka falë Zoti, kisha tashmë edhe dallimin se kisha botuar disa punime. Kjo natyrisht edhe më trimëronte e më bënte të punoja sa më shumë që të mos e prishja atë fillim. Dhe, sikundër thotë fjala popullore “fillimi i mirë është gjysma e punës”. E fillova mirë dhe, me modestinë e nevojshme, mund të them se kjo hulli e nisur në Breg të Matës do të më dilte për mbarë. Shumë nga fjalët e mbledhura e të botuara në studimet e mia filluan të citoheshin edhe nga E.Çabej në studimet etimologjike,ndërsa monografinë për të folmen e Kastratit, prof.Gjinari ua rekomandoi si model pune studentëve të degës së gjuhës, që do të merrnin tema diplome nga dialektologjia.

Për kulturë të lexuesit, mund të na thoni përse dialekti toskë u zgjodh bazë për gjuhën zyrtare, atë standarde? Mendoni se është i nevojshëm ristandardizimi i gjuhës shqipe?

Ideja ime e hershme dhe e sotme mbetet se kahu me i mbarë i përbashkimit dhe i njësimit gjuhësor të shqiptarëve ka qenë dhe mbetet ai që niset prej dialektit dhe shkon te gjuha e njësuar, duke qenë ato, kurdoherë, si uji në enët komunikuese.Ajo që vjen prej dialekteve, edhe kur sjell ndonjë turbullim të pjesshëm, e pasuron gjuhën, kurse ajo që vjen prej standardit dhe përhapet në nënstandardet e deri te të folmet popullore, pa dyshim, e kthjellon dhe e zhdërvjelltëson shprehjen dhe fuqinë realizuese të kumtimit mbarëshqiptar. Madje, sikundër ka shtjelluar me kompetencë të lëvdueshme Mikele Familjeti (Famiglieti) për diasporën arbëreshe të Italisë, edhe në raste të gjuhëve në kontakt e të diasporave, rruga më e drejtë është nga pikëpikëpamja psiko-pedagogjike dhe formative, ecuria që shkon: nga dialekti te gjuha e përbashkët, pra edhe nga “gjuha e zemrës” te “gjuha e bukës”, aq sa (ku dhe kur) është e mundshme. Standardi, sigurisht, duhet kuptuar si synimi më i lartë, si pika më e përtejme e mbërritjes, kurse e folmja a idiolekti i individit, bashkë më sociolektin përkatës të njësisë a qelizës më të vogël: mjedisit familjar, farefisnor dhe dalëngadalë krahinor a vendor, është kurdoherë vetëm pikënisja. Sipas fazave e stadeve zhvillimore moshore e në përputhje me faktorët jashtëgjuhësorë (arsimorë, kulturorë, mendësiorë etj.) të gjithë sa janë, përderisa e quajnë veten shqiptarë dhe gjuhën e tyre shqipe, do të shfaqin edhe prirjet e veta e do të marrin kahun e përparuar, largvajtës që do t’i shpjerë drejt standardit ose, përkundrazi, do t’i mbajë të mbërthyer në një tjetër tip ligjërimor, ku lakmia për standardizim mund të jetë më e pakët ose edhe e aspaktë. Ka pasur, ka e do të ketë njerëz që, gjatë gjithë jetës së tyre, p.sh. si bujq a blegtorë pa shkollë ose me shumë pak shkollë, pa lidhje e përfshirje në parti e në lëvizje politike a shoqata të ndryshme, të dhënë e të mbyllur kryesisht pas punës së vet, të cilët jo vetëm që nuk e lakmojnë standardin subjektivisht e vullnetarisht, por edhe mund të shfaqin mospëlqim të hapur ndaj tij e, për pasojë, ata do të na shfaqen gati gjithmonë si dialektalë, me ligjërim të prekur pak ose aspak nga zhvillimet e vetëdijshme e me vetëdashje, por ata do të kenë marrë aq sa merret kudo e kurdoherë në mënyrë të pavetëdijshme e të pavullnetshme. Gjithashtu, ka pasur, ka e (kushedi) ndoshta do të ketë edhe më tej, njerëz që, me dashje, me vetëdije të plotë, dalin në të kundërtën e rrjedhës zhvillimore të kahut normativues e standardizues, duke e quajtur dialektin e vet si “gjuhë” tjetër nga varianti standard, sikundër jemi mësuar tashmë ta dëgjojmë si rrufe në qiell të kthjellët nga ndonjë analist e gazetar në hapësirat shqiptare kompakte ballkanike, si dhe në diasporë. Nuk ka munguar, gjithashtu, edhe një zogori pseudogjuhëtarësh e “specialistësh për gjithçka”, të cilët, kryesisht për arsye protagonizmi e me mëtime të dukshme turbulluese e punëprishëse i hakërrohen standardit e procesit përbashkues e përnjësues shpirtëror e kulturor të shqiptarëve, duke shitur si të reja, çfarëdo mendimesh a qëndrimesh separatiste e tribaliste që janë tejkaluar e duhet të mbetën të mbyllura në periferitë e së shkuarës së errët e të pamirë të kulturës shqiptare. Hapja e tyre, qoftë edhe për arsye “historiati”, nuk i ka sjellë e nuk do t’i sillte asgjë të mirë as gjuhës shqipe, as kulturës shqiptare. Bashkohem plotësisht me vlerësimin dhe konceptimin e shëndetshëm dhe fatmirësisht mbizotërues ndër dijetarët më të autoritetshëm të letrave shqipe, se “qëndrimet e tilla, deshëm s’deshëm ta pranojmë, na ballafaqojnë me një alternativë prapakthyese politike dhe kombëtare”.

Faleminderit!

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Nga FRAN GJOKA

Lëngu nga pjepri i hidhur shëron tumoret më të rrezikshme
Edhe pse konsumohet tashmë për shekuj të tërë, shumë përparësi shëndetësore (efekti kundër viruseve, helmeve, parandalimi i diabetit) vetëm para pak kohësh janë bërë të njohura për shëndetësinë perëndimore.

Studimi i ri ka zbuluar se lëngu nga pjepri i hidhur, perime kjo e njohur në Azi dhe Afrikë, dukshëm redukton rritjen e tumorit të pankreasit në minj, sepse pengon metabolizmin e glukozës në qelizat e kancerit, si dhe me plot kuptimin e fjalës i bën të uritura pa sheqer, lëndë që i vë në lëvizje pa të cilën nuk mund të mbijetojnë.

Tashmë janë të njohura dobi të shumta shëndetësore që lidhen me konsumimin e pjeprit të hidhur. Kjo bimë, me emrin latin ‘Momordica charanna’, kultivohet dhe konsumohet shumë në Azinë juglindore, në Afrikë, Kinë, Japoni, Oqeani, e madje edhe në Karaibe. Veçanërisht e popullarizuar është në mesin e japonezëve nga Okinava, të cilët janë të njohur për jetëgjatësi.Në katër vitet e fundit në mënyrë intensive është duke u analizuar efekti i kësaj bime kundër kancerit. Efekti cntikonceroqjen është i dukshëm edhe te kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë, lukthit dhe tumoreve naso-faringale, si dhe në rastet e leukemisë dhe neuroblastomeve.

Studimi më i ri ka zbuluar se pjepri i hidhur ka ndikim citotoksik në kancerin e pankreasit. Njerëzit që peshojnë 75 kilogramë duhet të konsumojnë 6 gramë të këtij pluhuri. Doza e ngjashme prej 4.8 gramëve të lëngut të ngrirë është përdorur në kuadër të një studimi të para pak kohësh. Në fakt, tre muaj u është dhënë pacientëve nga sindroma metabolike. Ilaçi ka pasur efekt dhe të gjithë pacientët kryesisht e kanë përballuar mirë atë.

Ushqimet që ndikojnë në cilësinë e gjumit
Sekreti për të bërë një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni rreth 90 minuta para se të flini.

Është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur.

Lexoni ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit, dhe pas konsumimit të tyre do të flini si bebe.

1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, një relaksues i muskujve.

2. Çaji kamomil – Kamomil është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet.

3. Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi ka disa triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.

4. Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji. Ai do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje.

5. Tërshëra- Ato janë burimi një ndjenje gjumi.

6. Bajamet – Një grusht me bajame do t’iu bëjë të bëni një gjumë të qetë duke qenë se ato përmbajnë triptofan dhe magnez për relaksimin e muskujve.